“Ditënetët e librit”, një festival i gjallë 4-ditor në Tiranë

May 15, 2018 21:21

“Ditënetët e librit”, një festival i gjallë 4-ditor në Tiranë

Më shumë se 70 aktivitete mbahen në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar në datat 16-20 maj.

Ditënetët e librit”, festivali që do të mbahet në MHK është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje e rrallë kulturore dhe edukative, sipas organizatorëve.

Gjithëçfarë synohet është një festë dite e nate, që nis nga libri, për t’u përbashkuar në zhanre të tjera arti.

Klik Ekspo Group -UFI Member, lëviz objektivin drejt Librit: Libri dhe Botimet në një mobilizim gjithëpërfshirës në mbarë Ballkanin, Rajonin e dashur me karakteristikat e përngjashme e veçantitë, përfaqësuar në këtë pikëtakim përmes shkrimtarëve, botues, industrialistë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrje gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të Botimit e të Librit.

Festivali

Ky festival do të ravijëzohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërfshirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin. Por çfarë do të bëhet ndryshe në  këtë aktivitet përveç lëvrimit të dhjetëra ngjarjeve letrare e artistike:

Organizatorët pohojnë se ajo që e bënë të veçantë panairin është se tregohet një vëmendje organizative për Ekspozuesin, Botuesit po aq sa dhe Institucionet e Kulturës dhe Arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit-lexues-autor; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshje të shpejta e afatgjata.

Stendat me oferta ekonomike dhe lehtësirat në pjesëmarrje, si rrallëherë në një Panair Ndërkombëtar, në kremtim të misionit të Klik Ekspo Group & Panairit të Tiranës dhe partnerëve ne organizim, për t’u krijuar mundësinë të gjithë operatorëve të gjejnë zgjidhjet më të volitshme për t’u bërë pjesë e Festivalit.

Në Ditënetët e Librit, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga vizitori, për t’i dhënë lirshmërinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përbërëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojnë si vlera konkrete përmes librave te blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore;

Programi i Festivalit, hartuar me kujdesin se “në harmoni edhe gjërat e vogla rriten” në mënyrë që të gjithë të ndihen të ftuar e protagonistë. e.r/dita

May 15, 2018 21:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*