Ministri Ditmir Bushati dhuron 500 çanta për nxënësit në Shkodër

September 16, 2018 17:56

Ministri Ditmir Bushati dhuron 500 çanta për nxënësit në Shkodër

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u takua ditën e sotme me një grup nxënësish, mësuesish dhe prindër të shkollës “Azem Hajdari” në lagjen Kiras, dhe “Salo Halili” në lagjen Ndërgut të qytetit të Shkodrës.

Bushati dhuroi 500 çanta bashkë me mjetet mësimore të nevojshme në këtë vit shkollor për nxënës të këtyre dy shkollave.

Urimin për një vit të mbarë shkollor, Bushati e ka përcjellë për fëmijët nëpërmjet një letre personale duke i këshilluar për të mësuar dhe për t’u bërë të denjë për veten dhe shoqërinë.

Bushati shprehet se duke mësuar “mund të bëhesh çfarë të duash kur të rritesh”. “Mjafton të mësosh mirë, të sillesh mirë duke dëgjuar fjalën e mësuesve, të prindërve dhe të respektosh shokët e shoqet”, thuhet në letrën e ministrit.

LETRA E PLOTË E URIMIT TË MINISTRIT BUSHATI
Përmes kësaj letre dëshiroj të të uroj suksese për këtë vit shkollor që po fillon. Në shkollë do të mësosh gjëra të reja dhe të vlefshme. Do të mësosh të shkruash, të flasësh, e të dish më shumë mbi gjithçka të rrethon. Edhe nëse ndonjë lëndë mund të duket e vështirë mos u dorëzo, por përpiqu përsëri sepse në fund jam i bindur se do ja dalësh. Në këtë mënyrë do t’i krijosh mundësitë vetes që të bëhesh çfarë të duash kur të rritesh. Mjafton të mësosh mirë, të sillesh mirë duke dëgjuar fjalën e mësuesve, të prindërve dhe të respektosh shokët e shoqet.
Të uroj shumë suksese,
Ditmir Bushati”

Sakaq, 190 mijë fëmijë, në të gjithë vendin, do të pajisjen me të gjithë librat e nevojshëm shkollorë falas. Ndërkohë që rreth 400 mijë nxënës në të gjithë vendin studiojnë me tekstet me standarde ndërkombëtare të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”.

M.H/ Dita

September 16, 2018 17:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*