Ditmir Bushati: Gjuha shqipe, gur themeli për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë

January 11, 2018 17:43

Ditmir Bushati: Gjuha shqipe, gur themeli për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, vendim ky që u mor ditën e sotme në parlamentin e shtetit fqinj.

Kryediplomati i Shqipërisë e ka cilësuar këtë moment një arritje të rëndësishme për shqiptarët që përbën një hap përpara për demokratizimin dhe rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë.

Statusi i plotë i ministrit Bushati:

GJUHA SHQIPE NË MAQEDONI!

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane.

Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur.

January 11, 2018 17:43
Komento

2 Komente

  1. Epo kjo pune! January 11, 19:51

    tani duhet dy gjuhesia ne Greqi… duhet ta kerkojme, te jete ne listen e gjerave pale se do beje grekun me zemer dhe tension… kujt i plas

    Reply to this comment
  2. koment January 12, 02:20

    Imazhi ilustrues i shkrimit nuk eshte i perdorshem teknikisht, cdo fotograf e ka te qarte kete.
    Turp Dita qe behet pjese e politizimit te demshem duke shenjestruar Bushatin me manipulim te publikimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*