Ditmir Bushati sulmon Voltana Ademin, lavdëron Jozefina Topallin

June 13, 2017 15:12

Ditmir Bushati sulmon Voltana Ademin, lavdëron Jozefina Topallin

 

Gjatë një takimi elektoral me gratë dhe vajzat shkodrane, ministri i jashtëm Ditmir Bushati bëri një deklaratë të fortë në lidhje me deputeten shkodrane të Partisë Demokratike Jozefina Topalli.

Bushati tha se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik.

“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin politikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin.

E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën.

Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkëpunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit, duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prapë kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim të votës”, tha Bushati.

June 13, 2017 15:12
Komento

4 Komente

  1. demo June 13, 16:09

    Cfare ka bere o u befsh lemsh,vecse ju nxorri ju per zhelesh,ju beri burra muti.

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 13, 17:38

    Ditmir tan Shkodra asht habit kur babaj juej Sulejmani asht martue me nanen tane.

    Reply to this comment
  3. MH June 13, 20:50

    Demo.
    Pse nxiton o burre.
    Jozefina me nji permbytje ktheu qytetin ne Shkodra veneciane.Dhe per ma teper qe e ka teprue ne kontributin per qytetin asht se nuk iu dha asnji lek shdamtimi venecianeve te rrethinave te shkodres te permbyturve.
    Keto nuk jane pak z.demo.

    Reply to this comment
  4. demo June 13, 23:29

    Or Mark!Ju malokeve ju shtohet kallamoqi,kur pergojoni parine e qytetit.Ke rast tu tregosh atyre majmuneve te nxire me dy gisht llum ne kapuc,qe edhe ti ke qene ne Shkoder.Edhe ti,qe rri me qen e me mica tek grazhdari kopratives.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*