“Diversioni” i Ballës: Më shumë kokainë e heroinë u kap në kohën e Olldashit se të Bashës

March 5, 2018 15:27

“Diversioni” i Ballës: Më shumë kokainë e heroinë u kap në kohën e Olldashit se të Bashës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në foltoren e Kuvendit për të reaguar ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ky i fundit deklaroi se kryeministri Edi Rama ishte garantuesi i kokainës kolumbiane.

“E bëtë detyrimin për të ndotur imazhin e Shqipërisë.

Ti ke vetëm hallin tënd, jo të Shqipërisë.

Mund të bësh një kurs se si të bëhesh kryetar partie se ke pesë vjet që nuk je bërë kryetar partie,” tha Balla.

Ai u shpreh se demokratët toleruan, por edhe mbështetën Lazaratin, që prodhoi kanabis për gjithë Europën.

Sa u përket drogërave të forta, Balla e kishte një vlerësim për qeverinë demokrate.

“Vetëm kur ishte Sokol Olldashi, në vitin 2007 është kapur më shumë heroinë dhe kokainë. Po kaq shumë është kapur në vitin 2017 kur është Fatmir Xhafaj.

Në vitin 2010 kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, është kapur më pak. Jo se nuk ka pasur, ka pasur por nuk ka vepruar zotëria,” tha Balla.

“Janë kultivuar rreth 2 milionë bimë kanabis, pasi ju keni lënë ministrinë. Policia nuk ndërhynte fare në ato zona”, u shpreh Taulant Balla.

Më tej, Balla shprehet se prej vitit 2011 janë raportuar raste të transportit me avionë të drogës. “Gjatë viteve 2005-2013 janë raste edhe të personave më status diplomatik për transport droge”.

Balla theksoi se ishte modeli i Lazaratit, ai që ndoti Shqipërinë me kanabis, ndërsa tha se pas vitit 2013, qeveria është futur në luftën ndaj kanabisit në zonat e Lazaratit dhe Dukagjinit. e.r./dita

March 5, 2018 15:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*