Divorc në familjen e Donald Trump

March 16, 2018 13:57

Divorc në familjen e Donald Trump

Djali i madh i Presidentit të SHBa-së, Donald Trump ka vendosur të divorcohet me bashkëshorten e tij Vanessa Trump. Ka qenë kjo e fundit e cila ka thënë se: “Pas 12 vitesh martesë, ne kemi vendosur të divorcohemi”.

Vanessa Trump, një ish-modele dhe Donald Trump Jr janë martuar  në vitin 2005 dhe kanë 5 fëmijë.

Mësohet se ajo ka paraqitur kërkesën për divorc të pakontestueshëm në një gjykatë në Nju Jork, raportojnë mediat amerikane.

Trump Jr luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në Nju Jork pas zgjedhjeve dhe tani drejton biznesin familjar me vëllanë e tij Eric Trump.

Ai është bërë objekt i një hetimi lidhur më një marrëveshje të mundshme mes Rusisë dhe SHBA gjatë fushatës presidenciale, për të ndikuar mbi zgjedhjet në favor të kandidatit republikan Donald Trump.

l.h/ dita

March 16, 2018 13:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*