Divorcohen pas 34 vitesh, vajza i lutet nënës që të kthehet me babain

March 31, 2018 22:12

Divorcohen pas 34 vitesh, vajza i lutet nënës që të kthehet me babain

Edhe mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” solli emocione të forta, madje na bëri dëshmitarë të një drame familjare.

Dëshira për të bashkuar prindërit dhe për t’i parë të lumtur me njëri-tjetrin e kishte nxitur Ariolën që në program të ftonte mamanë e saj, Verën.

Pas 34 vitesh martese prindërit e Ariolës, Vera dhe Sulo ishin divorcuar. Shkaqet që i kishin çuar bashkëshortët drejt zgjidhjes së martesës ishin të shumta, por burimi kryesor i konflikteve ishte bërë djali i tyre që luante bixhoz.

Ariola kishte ftuar Verën për t’i kërkuar që ta falte babanë e saj dhe që të riktheheshin sërish bashkë. Kur Vera zbuloi që ishte Ariola, ajo që e kishte dërguar ftesën, nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Mami unë dua që ne të jemi të tre, që babi të jetë me ne, që ti ta falësh”, – ishin këto fjalët me të cilat Ariola iu drejtua Verës.

Gjithashtu Ariola rrëfeu se e ndjente mungesën e babait dhe se ajo nuk mund t’ia dilte e vetme, që kishte nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e tij.

Por Vera rrëfeu një të vërtetë tjetër. Ajo tha që asnjëherë nuk kishte qenë e lumtur, se Suloja e kishte dhunuar shpeshherë si fizikisht por edhe psikologjikisht dhe se këtë gjë Ariola nuk e mbante mend sepse kishte qenë e vogël.

Pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ariolës, Vera ishte e vendosur që të mos t’i jepte një mundësi të dytë Sulos.

Në mes të lotëve Vera i dha një mesazh Ariolës: “Shpirt i mamit, ti e ke jetën përpara dhe nëna të ka trimëreshë. Bëhu më e fortë se nëna jote dhe vazhdo jetën tënde!”./tch

s.a/dita

March 31, 2018 22:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*