Divorcohet ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë

September 8, 2018 09:29

Divorcohet ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë

Ish-sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Marina Wheeler kanë bërë të ditur se janë ndarë. Në një deklaratë të përbashkët ata thanë se kanë nisur procedurat e divorcit.

Çifti  tha se ky vendim ishte marrë para shumë muajve. Ata u shprehën se ndarja ishte gjëja e duhur, edhe pse kanë qënë bashkë për 25 vite.

“Ne kemi rënë dakord për divorc dhe ky vendim është në proces. Si miq, ne do të vazhdojmë të mbështesim edhe më tutje katër fëmijët tanë dhe nuk do të komentojmë më tepër”, deklaruan ata.

Johnson dhe zonja Wheeler u martuan në vitin 1993 dhe kanë katër fëmijë së bashku. Boris ka qënë i martuar më parë me Allegra Mostyn-Owen, një studente në Oksford.

Menjëherë pas publikimit të lajmit mediat nisën spekulimet se ish-sekretari i Jashtëm mund të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore dhe kjo i ka çuar në divorc.

o.j/dita

September 8, 2018 09:29
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 September 8, 12:19

    Ngjarje shume e .rende qe do te ndikoje ne destabilizimin e ballkanit perendimor.Duhet te nderhyje Merkel urgjent!

    Reply to this comment
  2. MH September 8, 14:05

    Sa i ngjaka Presidentit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*