Dixhitalizohen vërtetimet, së shpejti online, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto

July 2, 2017 17:40

Dixhitalizohen vërtetimet, së shpejti online, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto

Me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve si dhe rritjen e performancës së institucionit së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët. Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

  • Vërtetim për pagesën e detyrimeve
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për posedim mjeti
  • Vërtetim për individ të paregjistruar
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.
Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve. DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

July 2, 2017 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim