Djali i Berlusconit kërkon Genoan? Përgënjeshtron e motra

July 12, 2017 11:59

Djali i Berlusconit kërkon Genoan? Përgënjeshtron e motra

Berlusconi po mendon blerjen e klubit të Genoas! Ky është lajmi më i bujshëm i bërë publik nga “Corriere della Sera”.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për Silvio Berlusconin, ish-padronin e Milanit, por për të birin Pier Silvio.

Por ajo që hedh poshtë gjithçka është e motra, Marina, e cila ka deklaruar shumë shpejt se “Fininvest”, pas shitjes së Milanit nuk ka hedhur dhe nuk do të hedhë më parà në botën e futbollit.

Për të përforcuar lajmin e bujshëm, gazeta italiane sjell në vëmendje disa deklarata të Enrico Preziosit, presidentit aktual të klubit “Grifone”.

“Do të më pëlqente, – është shprehur ai. – Di vetëm që Zangrillo, mjeku personal i ish-kryeministrit italian, ka tentuar shumë, por personalisht nuk kam pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me familjen Berlusconi”.

July 12, 2017 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*