Djali i Françesk Radit është shumë i famshëm dhe nuk e kemi ditur

July 16, 2017 20:34

Djali i Françesk Radit është shumë i famshëm dhe nuk e kemi ditur

Gjurmët që Françesk Radi ka lënë në muzikën shqiptare i njohim të gjithë, e ndonëse kanë kaluar dekada nga këngët e tij të para, ende i adhurojmë.

Megjithatë, këngëtari i famshëm, që është ndarë nga jeta javë më parë nuk na ka lënë trashëgimi vetëm muzikën e tij, por edhe një artist. Pakkush e ka dëgjuar emrin e tij, por Baltion Radi, një nga dy fëmijët e Françesk dhe Tefta Radit, është muzikant, madje mjaft i njohur në skenat e “live”.

Adhurues i muzikës metal, Baltionin e keni parë shpesh të luajë me grupin e tij “Aten”, me të cilin sipas “Story” ka performuar në shumë skena shqiptare, e po ashtu edhe jashtë vendit. Baltioni bie në sy për look-n, por edhe për shpirtin e aventurës në eksplorimin e natyrës. Ai është një nga themeluesit e bandës muzikore “Aten”, që luan “death metal”.

Anëtarët e bandës janë Enea, Bes, Atris dhe Baltioni, që luan në kitar bas dhe interpreton në back vocals. Grupi “Aten” u krijua në vitin 2011 në Tiranë, ndërkohë që djemtë regjistruan albumin e tyre të parë në studio me titull “Horns of Evil”, në mars të 2014-ës.

Djali muzikant me tiparet e brunit është ai që ka trashëguar talentin në muzikë të babait, ndryshe nga motra e tij bionde Anjeza, e cila duket në pamje më afër nënës gazetare, Teftës.

Ajo jeton martesë të lumtur me bashkëshortin gjerman në Nuremberg të Gjermanisë, dhe nuk është pjesë e artit dhe as televizionit si dy prindërit e saj të njohur.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali ndërkohë që sipas “Story”, angazhohet me biznesin e familjes.

Ndërkohë që Anjeza vazhdon jetën në Gjermani, Tefta dhe i biri janë vendosur në Melburn të Australisë, një destinacion i planikuar familjarisht, por që nuk u bë realitet pasi Franko u nda nga jeta papritur, pas një hemoragjie cerebrale pak ditë, pasi ata kishin prerë biletat e udhëtimit.

 

July 16, 2017 20:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*