Djali i Frrokut takon babanë në burg: Uroj të lirohen të gjithë, jo vetëm ai

December 31, 2015 21:07

Djali i Frrokut takon babanë në burg: Uroj të lirohen të gjithë, jo vetëm ai

Autoritetet e Burgut 302 kanë bërë një surprizë më 31 dhjetor, duke lejuar familjarët që t’i takonin të afërmit e burgosur.

Mes të paraburgosurve që takoi fëmijët ishte edhe ish-­deputeti Mark Frroku, djali i të cilit dha një urim të pafajshëm për të gjithë të dënuarit në vend:

“Unë uroj që të lirohet jo vetëm babi im, por të gjithë”, raporton TCH.

Mark Frroku qeshi dhe i tha: “Bravo, shumë bukur ke folur, tamam si politikan”.

Frroku, ish-­deputet i PKD-­së gjendet në burg për llogari të autoriteteve belge, pasi akuzohet për vrasje atje.

December 31, 2015 21:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*