Djali i gazetarit të vrarë largohet nga Arabia Saudite

October 26, 2018 10:30

Djali i gazetarit të vrarë largohet nga Arabia Saudite

Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka lënë Arabinë Saudite dhe është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi bëhet i ditur nga burime për CNN.

Salah bin Jamal Khashoggi, i cili ka pasaportë arabe dhe amerikane, ishte ndaluar nga mbretëria që të largohej nga Arabia Saudite. Largimi i tij nga vendi u bë me kërkesë të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Salah Khashoggi është djali i madh i gazetarit të vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi më 2 tetor.

Ndërsa më herët, ai është fotografuar duke marrë ngushëllime nga princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e gazetarit, pasi kritikave që Jamal Khashoggi kishte bërë në drejtim të tij.

Salah i shtrëngoi dorën për pak kohë princit të kurorës Mohammed  dhe shumë e kanë konsiderojnë si një takim të ftohtë midis tyre.

Ndërsa të tjerë thonë se takimi i tyre mund të ketë qenë çmimi për lejimin e Salah që largohej nga vendi.

l.h/ dita

October 26, 2018 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim