Djali i Mehmet Shehut u arrestua në banesën e një siriani. Në Suedi punonte si mësues

May 18, 2016 18:15

Djali i Mehmet Shehut u arrestua në banesën e një siriani. Në Suedi punonte si mësues

Dje u bë me dije se është arrestuar në Stockholm të Suedisë djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.

Skënder Shehu është ndaluar bashkë me një person nga Siria në banesën e këtij të fundit, pas një ndërhyrjeje të forcave speciale suedeze, që kapën aty sasi të konsiderueshme hashashi.

Sipas Top-Channel, e cila komunikoi me një korrespondent të sajin në Stokholm, Shehu është arrestuar së bashku me një person tjetër në Solna të Stokholmit, pas operacionit të koduar “Fenix”.

“Njëri nga të arrestuarit është shqiptari Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut. Një numër i madh policësh të armatosur rëndë kanë hyrë në banesën e shtetasit me prejardhje nga Siria”, njoftoi Top-Channel. S

ipas të njëjtit burim informacioni, operacioni është kryer rreth një muaj më parë nga skuadra speciale e ardhur enkas nga qyteti i Vesteros.

Shehu akuzohet për prodhim dhe posedim lëndësh narkotike të llojit Marijuanë.

Gazetari Ervin Dushi nga Stokholmi i tha televizionit se Shehu mësohet të ketë mohuar çdo lidhje me lëndët narkotike dhe ka deklaruar se ata ndodhen rastësisht, deklaratë e cila nuk e ka bindur prokurorinë e Stokholmit, e cila ka kërkuar ndalimin e tij.

Skënder Shehu banon prej shumë vitesh në periferi të Stokholmit, së bashku me familjen e tij dhe punonte si mësues në Källskolan në Upplands Bro dhe ishte një figurë e dashur për komunitetin shqiptar në Stokholm.

Shehu kishte studiuar në Suedi, gjatë kohës së diktaturës ai u kthye në atdhe pak para se këtu të fillonte sulmi ndaj familjes së tij, shkak për të cilin dyshohet se u bë fejesa e tij me Silva Turdiun, e cila për sistemin kishte biografi jo të mirë.

Prishja e fejesës vijoi me vetëvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu dhe persekutimin më vonë të gjithë familjes edhe pse kjo kishte qenë deri atëherë familja më e afërt dhe më e fuqishme pas asaj Hoxha, që prej mbarimit të luftës më 1944.

May 18, 2016 18:15
Komento

6 Komente

  1. anticomunist genocid continue May 18, 18:29

    nuk besoj se s. shehu eshte I implikuar me kete histori

    pamvaresisht se shume shqiptare jane ndare ne menyre teper armiqsore ne lidhje me familjen shehu..pro dhe kundra kam mendimin se ka nje fare terrori apo genocidi ndaj familjeve te sistemit socjalist qe elezbiberoamerikanet I thone “regjim komunist”

    rasti I nipit te enver hoxhes qe eshte apsolutisht I pafajshem dhe u kap si sekobari..dhe rasti I kryemostres shkerdhen berisha qe po I ben film holliwwodi per gerdecin eshte Bizarre

    Reply to this comment
  2. Lloji May 18, 18:35

    Hajde e mos i jep te drejte Tfg!!!

    Reply to this comment
  3. N. May 18, 18:54

    Ne se eshtë e vertete, t u r p !
    Megjithate nga trendafili mbin gjembi dhe nga ferra del trendafili…!

    Reply to this comment
  4. arpicjoti May 18, 20:27

    Ata kryen cdo krim kundra popullit shqiptare,duke ja marre edhe te hollat e fundit,por femijet e tyre nuk mund te jene ndryshe ….

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 19, 12:33

      je tu foj për zogun oj atifete!!
      kur ishte për të folur për zogun,fole për enverin!!
      kot të bënë presidente ty mi atifete!!një copë truri nuk e keshe në kokë!!
      megithëse për atë të vunë!!

      Reply to this comment
  5. intelektuali May 18, 20:38

    DJALI I MEHMETIT NJESOJ SI NIPI I ENVERIT, MUT KOMUNIST

    Kur Enveri i vrau babane, vellane dhe nenen Skender Shehu deklaroi zyrtarisht bashke me Bashkimin:

    ENVERI ESHTE BABAI YNE DHE PARTIA ESHTE FAMILJA JONE!

    C’mund te presesh nga muter te tille?

    Ermal Hoxha u kap me presh ne duar me kokaine kolumbie qe vinte ne Xibraken e Taulant Balles nga Kuba Komuniste e Fidel Kastros dhe Rilindja Socialiste e kamufloi duke e fshehur si te papune qe bredh rrugeve me Ferrari, ky MUTI i Mehmetit kapet ne Suedine qe e ka strehuar dhe i ka dhene pune me droge per te helmuar sudezet bamires.

    PO SI NUK KANE PAK TURP KETA KOMUNISTA TE PACIPE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*