Djali i propozon të dashurës, por turpërohet keq (Video)

April 29, 2016 12:42

Djali i propozon të dashurës, por turpërohet keq (Video)

Për të gjithë ata të dashuruarit që kanë ndërmend t’i propozojnë të dashurës së tyre të kenë kujdes kur të dalin nga shtëpia me xhaketat që veshin.

Ndryshe do të përfundojnë në një situatë të sikletshme si ky djali, i cili ulet në gjunjë për t’i propozuar të dashurës, fton miqtë dhe familjen, por harron diçka të rëndësishme, unazën. Megjithatë e dashura e tij e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka lumturuar fakti që djali ka marrë këtë guxim.

Dhëndri Greg Nottingham mori të dashurën e tij Sax Brinkley për një piknik romantik në Utah bashkë me qenin e tyre, djali planifikoi gjithçka mirë, por harroi unazën, pasi kutia ishte bosh.

Ai ishte shumë i qetë në momentin që po i bënte propozimin, madje me krenari hap dhe kutinë e unazës dhe priste një “po”, por vajza ka thënë: “Nuk ka asgjë në të”.

Fatmirësisht të dy palët e morën me shumë sportivitet dhe Greg u shpjegua: “Kam patur kutinë tjetër me një unazë në xhaketë, para se të largohesha nga shtëpia, kam marr këtë në xhep, nuk e kontrollova me idenë që ajo ishte kutia e duhur”. Gjithsesi vajza edhe pa unazë i ka thënë “po” djalit dhe ky do mbetet një nga momentet më të bukura për ta.

 

April 29, 2016 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*