Djal(l)i i kryengritjes

Bedri Islami May 13, 2017 14:00

Djal(l)i i kryengritjes

(Gjysmë satirë, gjysmë e vërtetë)

Disa shekuj më parë, me 20 janar 1649, në Angli do të hapej procesi gjyqësor kundër mbretit, Karl Stuart, i cili, “duke pasur pushtet të kufizuar i ka shpallur luftë parlamentit dhe, duke qenë shkaktar i kësaj lufte, është fajtor për të gjitha tradhtitë, vrasjet dhe grabitjet që janë kryer gjatë luftës së lartpërmendur”.

Në natën vigjilje të ekzekutimit të tij, ai i shkroi princit të Uellsit një letër fisnike, ku mes të tjerave shprehej se, “Kam vënë re se djalli i kryengritjes merr shpesh pamjen e engjëllit të reformës”.

Ka disa ditë që në Shqipëri, në atdheun tonë të përbashkët, djalli i kryengritjes po shfaqet përmes engjëllit të reformës dhe krijimit të një republike të re.

Pas 13 majit Shqipëria nuk do të ketë më festën e saj kombëtare me 28 nëntor, as nuk do të njihet 29 nëntori, 11 janari kur u krijua Republika e Dytë, jo se jo; do të bjerë 22 marsi i vitit 1992, kur u krijua Republika e Tretë, nuk do të flitet më për Republikën e Katërt, pas vitit famëkeq 1997, por, që të nesërmen, 14 maj, do të kemi Republikën e Pestë dhe babain e kësaj republike, djaloshin dallkauk, Lulëzim Basha.

Emri i tij do të shkruhet në analet e historisë sonë, do të shkruhet se si një njeri, që bëri fajin e madh duke i shpallur luftë parlamentit, qeverisë, krah për krah me presidencën e vjetër, natyrisht të Republikës së Vjetër, me prokurorinë e vjetër, që i dha dërmën armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, që nga i namatisuri, Edi Rama, mirë ia bëri qerratait, e deri tek Parlamenti Evropian, presidentit të Partive Popullore Evropiane, Departamentit të Shtetit, intelektualëve të njohur, që nuk u mbështet tek askush tjetër, veçse tek një Fazlliq dhe tek disa lobingje serbe – ky do të jetë që nesër, babai i kombit.

Por që t’i ngjajë sa më shumë atij babait të vjetër të kombit, kur shteti nuk ishte as Monarki e as Republikë, atij labit Ismail Vlora, i lëshoi zanin nunit të tij, Salë Berishës që t’i çojë fjalë burrave të Kosovës dhe të vijnë turra vrap, jo si Isë Boletini, majë kalit e me 300 trima, por me autobusë, me furgonë, me avionë, dhe, nëse nuk kanë armë si në grushtin e shtetit 1998, të gjejnë hunj e të ndërfuten mes demonstruesve, me plisa të bardhë, me xhamadanë me ngjyra e me tre gishta…

Interesant është se cili do të jetë prej tyre Isë Boletini? Nuk ma merr mendje se Isa Mustafa, jo vetëm se është i vogël e nuk duket, por atë e ka zënë një hall tjetër… i shkoi qeveria.

Interesant, po ashtu, do të jetë se kush do të vendoset pranë babait të kombit, Basha.

Për Luigj Gurakuqin është menduar të jetë Nard Ndoka, jo vetëm se është verior, por edhe se është më inteligjenti dhe më i shkolluari ndër to. Filozofia e tij politike, megjithëse nuk e merr vesh as ai vetë, është dukshëm e kuptueshme për ata që janë në çadër. Nard Ndoka, ashtu si ka drejtuar dikur me sukses Ministrinë e Shëndetësisë do i jepet dikasteri i kulturës dhe mbikëqyrja e Akademisë së Shkencave.

Në vendin e Esat Toptanit, si ministër i vonuar i luftës do të jetë Fatmir Mediu, jo vetëm se ka qenë një herë ministër i Mbrojtjes, por edhe sepse ia ka marrë dorën shpërthimeve të ububushme. Mediu do të ketë si komisar politik Berishën e vockël me para të mëdha dhe kjo do na kujtojë njërin nga ndihmësit e Toptanit, Osman Gazepin, sepse edhe ai i vogli i Berishajve të bën gazepin, nëse të gjen përpara.

Historia e re e baballarëve të kombit do të gjejë një vend edhe për Vangjel Dulen, ai do të ketë në qeveri vendin e Myfit Libohovës, jo vetëm se ky i fundit ishte gjirokastrit, por edhe sepse gjyshërit e këtij Dules punonin dikur si hyzmeqar në tokat e libohovitëve dhe tash i thonë se ka qenë dikur Vorio-Epir. Dule do të marrë përsipër ratifikimin e marrëveshjes së detit, të cilën, në shenjë atdhedashurie të flakët, e filloi por nuk e mbaroi babai i kombit, Basha.

Vendin e Lef Nosit në historinë kombëtare do e zërë Agron Duka. Njëri elbasanas e tjetri shijakas, afër e afër; Lef Nosi ishte me babain e vjetër të kombit, Ismail Vlorën, pastaj u bë pak kohë me Zogun, iku nga Zogu e bë me Nolin, shkoi nga Noli e u bë me Frashërin… Ashtu si Duka, duka i krimit i Nanos, desh të bëhej i Ramës, shkoi tej Mediu, u bë kanakari i Berishës, tash çadron me Bashën, që kur erdhi dita e zgjedhjeve në Durrës, ia futi e dërgoi një kanakare tjetër… I vetmi që nuk e ka vendin në këtë “asamble baballarësh”.

13 maj do të jetë ditë e shënuar, de more de. Lulzim Basha, në ballë të oxhakut, bashkë me gruan dhe me fëmijët, ndoshta edhe me babain, Xhelal, ndoshta edhe me dikë nga të njohurit e dikurshëm në Rinas, ndoshta edhe me të dërguar – miq të vjetër unmikas, do i prijë turmës, ashtu si Ismail Vlora, por jo mes përmes baltës së Myzeqesë, por drejt nga sheshi Skënderbej. Pas do i vinë 200 petrita, të stërvitur si në shenjat e vjetra, dhe aty, pikërisht aty ku sot është çadra, do të hidhen themelet e republikës së re. Dhe për të qenë themel i qëndrueshëm, Basha mendoi herët. Qysh me 21 janar bëri kurbanët e parë të Republikës së Re, ashtu si bëri kurban dashin kur u fut në bashki për herë të parë dhe të fundit. Dhe në vendin e kurbanëve, ku do të shkojë me vajzat e tij, ndoshta do të dëgjojë mërmërimën e zërit të Ana Veizit dhe do të risjellë në mendje lotët e saj.

Baballarët e kombit, ashtu si Gjegj Elez Alia, do të luftojnë me bajlozin e zi që ka dalë nga deti, veç kësaj here është bajloze, me një emër të çuditshëm Vllahutin, dhe për këtë kanë hapur tenderin e parë. Myftaraj nuk u shit shtrenjtë, mund të ketë oferta të tjera.

Por, ta lëmë sarkazmën. Një republikë që do të ngrihet nga këto bashibozukë, përmes tërbimit të humbjes dhe pafuqisë së besimit, përmes ngutjes së ardhjes në pushtet – do të jetë njëra nga verbëritë e kohës.

Një republikë e re me këto baballarë – Shqipëri, të paçin në qafë, por mos ardhtë kurrë.

Nëse dikur kishte ai vend burra të mëdhenj, çfarë mëkati ke bërë që duhet të durosh tani edhe burrecë.

 

Bedri Islami May 13, 2017 14:00
Komento

24 Komente

  1. Besniku May 13, 15:01

    krahasimet me idiote te mundshme, ose ndoshta me te djallezuarat duke krahasuar heronjte patriote shqiptare me antishqiptaret kriminele.
    Maskarenj qe po u reshqet toka e megjithate perpeliten si gjarperi qe s’resht duke hedhur helm.

    Reply to this comment
  2. MH May 13, 15:05

    Nji budall me nji qerre “filozof”budallejsh permbrapa.
    Thuhet se nji budall hodhi nji gure ne lume dhe nji kope te ‘urtish” shkonin per ta nxjerrur.
    Ketu kemi te njejtin episod.Por qe ketu kemi cader e jo gure.Ku shkon nji psiqiatrik skizofren e kerkon “liri” e nji kope si puna e Nardit,gojeshtremburit etjere futen ne cadren e vajtimit per liri e nuk dalin te sodisin natyren.Po vajtojne e vajtojne per gadi 2 muej rresht se i ka zan frika e vettingut.E nuk po ka burre nanet vec ndonji zog e bire karakurvet qe mund ti nxjerrin,keto klysha pro shkijeve te Mskovit,Beogradit e te Athines.

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 13, 15:08

    LUL BASHA ESHE DJALLI, POR EDI RAMA ESHTE LUCIFERRI QE KA DERGUAR ENVER ANTIKRISHTI O ENVERISTI BEDRI ISLAMI

    sepse:

    Askush nuk e ka nxjerre Edvin PARTIZANIN akoma para gilotines, njashtu sic nxorri Robespieri ne vitin fatal 1793 per Mbreterine duke deklaruar:

    LUIGJI I 16 DUHET TE VDESE QE TE SHPETOJE FRANCA!

    perkundrazi:

    Luciferri shqyptar Edi Rama emeroi Presidentin ne terrin e nates dhe ky eshte Mbreti i Ryshfetit dhe Korrupsionit, Like Floriri, emeroi hetuesin e Enverit si Minister te Rendit dhe dekoroi xhelatet e Enverit me medalje trimerie dhe jo vetem kaq por e mbushi Parlamentin me kriminele dhe vrastare alla Frroku dhe Vellezerit e tij dhe komunat me seksere servile te Partise Socialsite dhe me ne fund u justifikua:

    UNE NUK DIJA GJE FARE!

    Po mire o enveristi Bedri Islami qe Lulzim Basha na qenka DJALLI, po

    KRYEMINISTRI EDI RAMA CFARE ESHTE ATEHERE?

    qe poston fotografi fanatstike ne media dhe qe nuk ndjen asnje pendese qe e mbushi Shqypnine me kanabis duke e bere si nje

    LULISHTE TE DROGES DHE KRIMIT NE EVROPE?

    Reply to this comment
    • Vezhguesi F May 13, 17:30

      Intelektuhale , Po ik or HAJVAN se se je se ke zene vendin e Shaban Qoses§
      Ik o i marre dhe shiko prostaten
      Shko or HAJVAN dhe pi ndonje kafe qyl ke Tajvani

      Reply to this comment
      • Le Monde sans merci May 13, 17:45

        @Intelektual,
        Po ngele duke shkruajtur idiotesira or GOMAR
        Po paske qene i marre o i shkrete!
        Gjynah qe nuk jane me Doktor Dibra et Vehbiu !
        Po je bere si Don Kishoti or burre, mjere ti.

        Reply to this comment
      • Kaci May 13, 18:58

        O me Robespierin çfare u be me pas o Z.Intelektual! Mos rastesisht perfundoi dheRobespieri biri i revolucionit si Luigji i XVI, ne giotine!?? Pastaj ti je rujalist i djathte cne joshes ti nga revolucionet per lirine e popullit? Na e ler ne komunisteve revolucioni se ne dime si behet revolucioni apo mos kane ndryshuar gjerat ne kohet moderne? Revolucionet per popullin i bekan ca si puna jote “te parfumosur” e me koken e lyer me boje e xhel si Lulka ah dhe me xhepat plot me euro nga pasurite e popullit!? Ik or dallkauker se late nam! Ju punon sahati akoma antikomunizmi dhe revolucioni! Nuk jemi ne 1917 or derdemen por ne 2017. Po doni “revolucion”aty ne parlament votoni vetingun be mocion e cfaredo forme institucionale ta rezoni Ramen se nuk ua kemi per borxh te na zini bulevardin. “Republike e re” me Saliun e Lulin!!?? E kupton ndopak ti o njeri qe e quan veten “intelektual” qe kjo shaka jo vetem qe eshte absurditet por me kete qe po beni jeni ne nje linje me Gruevskin, Orbamen, Vucicin, e gjithe ata te cilet jane kunder antaresimit te Shqiperise ne BE. Eshte hera e pare ne 27 vite qe nje parti politike ne Shqiperi institucionalisht si parti te dale kunder ambasadorit te SHBA dhe BE .! Si eshte e mundur kjo!? Çfare drejtimi po reshket PD nga paniku i papermbajtur per te ruajtur hajduterine e drejtuesve te saj dhe nga grykesia per pushtet. Po i lini nje kosto te madhe vendit dhe gjithe shqiptareve me keto pseodo kauza e republika leshi me pengesat per hapjen e negociatave dhe konfliktin me partneret tane euroatlantike. Nuk ua kanne per borxh as te majtet e as te djathtet kete pune muti qe po beni se ne fund te gjithe ne nje dyqan e blejme buken. Ne djall te veje dhe Rama me hashishin e vet por sot per sot ai eshte ne te drejten e tij. Eshte votuar. Nuk meret pushteti ne tavoline se ju teket ca bashibozukeve per pushtet. Ik futuni ne zgjedhje fitoni dhe hallall ta keni. Votat nuk ua prek kush se garanci te tilla si kete here e monitorim nuk kane pasur kure proceset zgjedhore ne Shqiperi. Lereni Shqiperin te shkoje drejt Evropes se boll na cate b… me republika e me revolucione. Revolucion me Lulashin e Saliqenin….. O pika thote ai koqja profesori i filozofise qe ju vjen ndonjehere ne cader.

        Reply to this comment
        • intelektuali May 13, 22:46

          Robespierin e Frances ja qita Bedri Islamit sepse na permendi Oliver Cromwellin e Britanise duke e krahasuar me Lul Bashen pa piken e llogjikes sepse Oliver Cromwelle vrau Mbretin anglez duke i prere koken njashtu sic vrau Mbretin francez Maximilien Robespierre, por Lul Basha nuk i ka prere koken asnje Mbreti, por vetem i ka ferkuar koken Mbretit te Ryshfetit dhe Korrupsionit Like Floriri qe Edvini e beri President me miratimin e heshtur te Saliut.

          prandaj:

          KRAHASIMI I BEDRI ISLAMIT ESHTE ALLOGJIK

          pastaj:

          Ky Orbama kush eshte?

          sepse:

          I KE BERE GJERAT FARE CARAP

          Reply to this comment
          • Kaci May 14, 01:05

            Zoteri une besoj arij ta kuptoj vuajtjen tuaj nga sistemi i meparshem per kursesi nuk mund ta kuptoj perkrahjen qe nje intelektual me bindje te djathta mund ti jape kesaj politike foshnjore te kalamaut qe keni ne krye! Ku eshte pare e degjuar qe nje parti opozitare kerkon shtyrje te zgjedhjeve!? E kunderta duhej te ndodhte! E kuptoj se mund te thuash do blihen e do shiten vota, kriminelet do kercenojne etj por po ta them une, fitoret jane fryme,nuk ndryshon rezultati sado te blesh votapo qe se nuk ka fryme ndryshimi. Po te jap nje shembull: Hashashi ne Lazarat ka filluar te kultivohet per here te pare qe ne vitin 2004 dhe deri sa nderhyri policia perpara dy viteve afersisht. Lazarati eshte nje fshat qe per hir te te kaluares se vet si fshat perkrahes i “Ballit” masivisht kavotuar PD. Si eshte e mundur qe PD ne qarkun e Gjirokastres nje qark qe voton te majten nuk ka aritur ti bleje dot kurre votat kur Lazarati dhe hashashi ka qene gjithe kohes aty? Mos me thuaj qe PD nuk blen vota! Pra ndryshimi eshte fryme, vizjon, ide, kritere Lulka nuk i injekton dot ne mendjet e shqiptareve. Dikur Saliu e bente por i mbaroi koha dhe atij e Luli , Sali nuk behet dot… Reformoni PD institucionalisht, te rije Luli a te vi dikush tjeter puna juaj por kthejuni rruges parlamentare dhe forcimit te PD se as ne qe kemi votuar te majten nuk e duam parlamentin pa opozite se nuk duam te behet si ne Turqi sic thote dhe M. Bregu. Mungesa e pjesmarjes ne proteste sot e dha mesazhin. Destabilitet e pate qe skeni byth te beni se nuk ju ndjek kush pas te digjni Shqiperine si ne 97. U bete paqesor sot kur pate qe u ngeli sheshi bosh pasi keni 80 dite qe kercenoni me destabilitet. Uleni koken shtrojuni punes, punoni qe te fitoni se edhe te doje Rama nuk e leme ne qe e votuam te beje qeveri teknike se ju do suma ju. Pranoni paketen qe u vune para nderkombetaret dhe futuni ne zgjedhje se boll leshime si asnjehere tjeter u jane ofruar. Shqiparet duan vetingun qe ti shohin pas hekurave hajdutet e 27 viteve pd e ps qofshin duan Evropen jo republike te re me surreter te vjeter.

      • intelektuali May 13, 19:59

        Po dole nga brima e miut o fanatiku enverist Vezhguesi F, oponent i hershem i intelektualit?

        PO PER KE TE ERDHI KAQ KEQ PER LIKE FLORIRIN QE EDVIN PARTIZANI I ENVERIT E BERI PRESIDENT TE TURPIT DHE REZILIT?

        sepse:

        Mesa kam ndjekur une komentet e tua ke qene shume kritik ndaj Edvin KAQOLIT kohet e fundit dhe ke miratuar intelektualin ne shume mendime te tij lidhur me paaftesine e Rilindjes Socialiste ne drejtimin e shtetit qe ja ka falur me koncesion nderkombetareve duke u fshehur pas fustanit te Vettingut nje shpikje famoze e Lu-se per shqyptaret dru me pre.

        prandaj:

        Beji te fala Prandvera Hoxhes dhe po deshe eja tek Tajvani qe te qeras me kafe qyl, por mbase edhe me ndonje teke raki

        Reply to this comment
  4. fteri May 13, 16:53

    Gjatë tërë këtyre ditëve të protestës të çadristëve të L.Bashës kemi dëgjuar gjithfarë mendimesh juridike e ligjore të pa pranueshme ,ajo kurr nuk ndëshkoi mëkatet e veta dhe ata që kan bërë krime pra indirekt tregoi se republika e re nuk ndëshkon sanjeri për krimet që jan kryer në kurriz të shqiptarve .Me një zë vajtues ose kërcënues L.Basha ka shfaqur shumë të pa vërteta si themelimin e republkës së re,po zgjat shumë ky vajtim thjeshtë për të trullosur popullin ,me qëllim për të marrë edhe një herë pushtetin për të kthyer kjametin.

    Reply to this comment
  5. paci May 13, 17:03

    Basha mbylli sot 85 diteshin me te njejtin fjalim qe perserit çdo dite ne enderen e Tije si te gomarit qe kur po e ngrente ujku gomari qeshte duke thene se eshte enderr , kurse Basha enderron nje republike te re me parlamant çadren ne mes te rruges ku Basha do mbronte veten dhe hajdutet qe vune pasurite e tyre perrallore duke vjedhur vendin e duke rrjepur popullin per 28 vjet .Basha ju thote shqiptareve beni si ju them une po mos beni çfar bera e bej une .
    Me mire vathen e mbron ujku se çobani .

    Reply to this comment
  6. kris 1 May 13, 17:22

    Gjera qe ndodhin por qeveria u pergjigjet tak e fap situatave.Urzupoi Saliu shqupin menjehere rilindasit i dhane legalizimin Vendosen cadren nuk do te jete e larget dita kur Rama ti coje fleten e legalizimit

    Reply to this comment
  7. populli para 90 May 13, 17:38

    Nuk mund te ngreshe peshe sot nje Popull qe e ke shkerdhyer para dhe mbrapa, duke e vjedhur duke e genjyer ate dhe duke e grabitur ose duke e vrare ate.Shembuj per kete Kanibal jane te shumte dhe sja vlen ti permendesh. Prandaj kjo Gallata mund ta cilesoja ishte me shume zhurme per asgje se sa nje greve.

    Reply to this comment
  8. peoples May 13, 18:24

    Shikoni more shikoni ikonat e republikes se re.Lyli.Duka ….Nardi….van_Gjeli…Dash rakia NNiku i sorres..Rroft e qoft republika qe na beri si petrita.si petrita si asgan.Luli lyli ku e mban?

    Reply to this comment
  9. Mark uk May 13, 18:30

    Bedri Islamabat:Se pari turk te mire e .ute te mire nuk ka.Si spiun i deges se mbrendeshme nuk e ke pas shoq ne Shkoder o pukjani prej Fush Arrzi.Tani ne demokraci je i djegur e nuk te ka thirrur njeri.Tani i ke hy servilizmit e po e kryen ma se miri.Mire thot populli qenit ku i japin te haj aty leh.Shko more njeri koti si nuk ke turp te shikoj kush qe mban mbi supe pervec moshes edhe tana te kqijat.

    Reply to this comment
    • Per Mark mjeranin May 13, 19:29

      Mark GAMORI
      O PITKIN , por ti nuk te ben te qeshesh,
      E shkreta Angli çfare kriminelesh mban
      Shko, ne Lezhe, andej nga ke ardhur o i mjere
      I vafer ngele dhe i varfer do vdesesh o i mjere

      Reply to this comment
    • arturi May 14, 00:20

      Ky Marki, enderron te jete ne UK se ne fakt eshte ne pUKe. Beji te fala Saliut te Konferences Islamike, por edhe vellait sllav Fazlliç dhe motres greke Janulla!
      Shko dhe pusho pak Mark, se u lodhe sot ne demonstrate. Picat mbaruan, por ke ca fara kungulli. Haji me gjithe levozhge (apo lekure, siç i thua ti), se ashtu kane me shume vitamina per ty.

      Reply to this comment
  10. Fadili, Malesi e Madhe May 13, 19:19

    Shkrimi me mbreslenes, qe kam lexuar deri tani… Nuk i heq asnje germe…

    Reply to this comment
  11. shpresa May 13, 20:13

    Bedri, i ke rene shkurt por sakte. Te gjithe e dine dhe i dine bemat, por nuk u pelqejne apo bejne sikur nuk u pelqejne cave qe jane te baltosur nga tradhetia, hajdutelleku dhe krimi ndaj shqiptareve te ndershem. E keta i pastron vetem gershera. Duhet krasitur pema nga te thatat, nga deget e semura por edhe duhet sperkatur. Ndoshta, ndoshta ndaj e kane marre edhe Agron Duken aty se thuhet qe Krasitja eshte nje e keqe e domosdoshme. Une theme se kjo peme qe nisi si demokratike, duhet shkulur dhe rimbjellur prape se sa jane gjalle semundjet dhe demtuesit nuk mund te sherohet. Ato kane pjelle vezet dhe i kane leshuar nen lekuren e pemes, i keni pare ca te rinj se sa te poshter jane? Ata jane larvat e reja te dala nga sperma e vjeter.

    Reply to this comment
  12. Miri May 13, 21:21

    E ke qarê z Bedri!
    Faleminderit

    Reply to this comment
  13. Rigoni May 13, 22:20

    Intelektuhale si dole sot me maloket verior protestues ?!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  14. peoples May 14, 04:01

    Tani heu burra…mbahuni tek numurat..jo 6000.por 10.000.jo 100000 por 500000 mije.NNjerzit nuk jane dollare as euro.qe in numeroni me deshire te madhe.pik populli nuk u do…silluni mire qe tu doje.Po behet shtet me ato karikatura…po behet shtet me Ristanin apo me ate idiotin e lindur Strazimirin..Rregulloni sjelljen dhe gjeni njerzit e duhur qe tu doje populli

    Reply to this comment
  15. Mark uk May 14, 19:53

    Kujeni ju dikur sekretar partie fshati,sot coban dhish atje ne male.

    Reply to this comment
  16. demo May 14, 21:33

    Si fejton eshte nje pacavure.Krahasimet nuk shkojne.Nuk eshte e detyrueshme qe nje gazetar te behet specialist per gjithcka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*