Djalli vishet me pushtet

July 27, 2018 14:41

Djalli vishet me pushtet

 

Nga Bedri Islami

U bënë disa ditë radhazi që gazeta DITA ka marrë mbi vete atë që mund të quhet opozita brenda vetes. Mendoj kështu pasi, duan apo nuk duan pushtetarët e sotëm, DITA është ndër ato media plotësisht të besueshme që, duke mbështetur ndryshimin e qeverisjes pesë vite më parë, u bë njëra ndër shtysat e fuqishme të ardhjes në pushtet në vitin 2013 të së majtës dhe, katër vite më vonë, të afirmimit të saj si forcë e vetme qeverisëse.

Pa qenë pjesë e pushtetit dhe pa synuar të jetë e tillë, gjithnjë nën pritjen se si, secila qeveri edhe kjo do të ketë një opozitë normale përballë vetes, gjë që nuk ndodhi dhe as që ka ndër mend të ndodhë, duke hapur këtë debat medial, ajo mori përsipër dhe po vazhdon një mision që, më shumë se gjithçka, ka të bëjë me dhimbjen e njerëzve në pritjen e tyre dhe që, kjo pritje të mos kthehet në zhgënjim.

Pushteti është tundues. Drejt tij sulen të gjithë dhe pak e arrijnë. Është ndër ato rastet e veçanta që mund t’i jepen njerëzve të veçantë, të cilët, duke shfrytëzuar rrethanat, qasjet, përplasjet, mendësitë, shtytjet, lidhjet dhe kohën e duhur, kanë rastin të dëshmojnë se, ajo e gjitha që kanë paraqitur, nuk ka qenë farsë dhe as dëshira e verbër e pushtetit.

Edi Rama erdhi në pushtet dhe vazhdon të jetë pasi, si pak të tjerë, u bë pjesë e rrjedhave të një kohe që kërkonte ndryshimin dhe më së pari tek kreaturat politike që kishin marrë autorësinë e pushtetit dhe që, si matrioshkat ruse, ishin të njëllojta deri në imtësi.

Ai e mori pushtetin në një kohë kur qeveria Berisha ishte në rënie të lirë dhe se, litari i saj po këputej nga zullumi i paparë i katër viteve të fundit të cilat kishin qenë vazhdë e një jete të tërë politike, që kur ai vetë, në dy sisteme të ndryshme, kishte vendosur të ishte në majën e piramidës, qoftë me zvarritjet, qoftë me grusht shteti.

Rama u ndodh para dy dukurive, të cilat është e vështirë, në mos e pamundur të përsëriten më: mllefit që kishin njerëzit për qeverisjen e mëhershme dhe kjo krijonte mundësinë që të mbyllej njëri sy ndaj qeverisë që po vinte dhe, më e rënda, para një humnere financiare, të përgatitur me kujdes dhe me dashje nge qeveritarët Berisha e Bode, si rrugë për të riardhur marrëzisht shpejt në pushtet.

E para, mllefi i grumbulluar në tetë vite dhe i shprehur në një milion vota ishte një rrugë qetësimi dhe i jepte gjithë kohën e duhur Ramës për të përgatitur atë që kishte premtuar: ndëshkimin e së keqes. Edhe nëse në këtë ndëshkim mund të kishte rrëshqitje të ngadalta, njerëzit , të cilët kishin kohë që e prisnin, do e mirëkuptonin, megjithë pezmin që u kishte marrë frymën.

E dyta, humnera financiare që ishte edhe më e rrezikshme në jetëgjatësinë qeverisëse, duke hequr një pjesë të madhe të vëmendjes nga ndëshkimi, kishte kohën e saj të mbushej, por kjo kërkonte si një domosdoshmëri, jo vetëm mendjen e shefit të qeverisë, por të një elite financiarësh dhe ekonomistësh, nga të gjithë brezat, me aftësi të duhura shtetformuese dhe ekonomi ngritëse, të cilët më shumë se sa të shikonin zemërimin apo qetësinë e shefit të qeverisë, do të kishin mendjen tek ringritja e ekonomisë.

Cilido lider politik kur vjen në pushtet do të përballet me fillesën e një zhgënjimi. Ky është një postulat politik, të cilit nuk i shpëton dot as Edi Rama.

Pritja e gjatë e ndryshimeve përkon me padurimin. Ritmet e qeverisjes Rama ishin e vazhdojnë të jenë nën mendimin dhe pritjen. Deri tani, njerëzit më shumë kanë ndjerë arritjet hipotetike se sa kanë prekur me dorë ndryshimet konkrete. Nëse në fillimin e qeverisjes, pesë vite më parë, projektet tridimensionale ishin interesante dhe tërheqëse, si shenjë e pritjes dhe e ndryshimit, tani ato janë bërë të mërzitshme dhe herë pas here, bajate.

Në fakt qeveria e së majtës e ktheu kokën djathtas dhe u bë si një forcë politike konservatore, më shumë e ngjashme me vendet e Amerikës së Jugut se sa me konservatorizmin europian. Ata, që e sollën në pushtet, përmes përkrahjes, heshtjes dhe padurimit, tani, në shumicën e rasteve, janë jashtë përkrahjes, janë lënë në heshtje dhe po humbasin durimin.

Eksperimentet e hopshme, herë aty e herë këtu; konceptimi se vendosja e shtetit ligjor bëhet përmes pagesës së energjisë elektrike dhe ujrave; mos dialogu mes shtresës në nevojë dhe qeverisë së tyre, e cila u bë befas e huaj për to; rritja e taksave për shtresën e varfër dhe gjysmë të mesme, trajtimi i biznesit të vogël si një gangrenë e paketës fiskale dhe bashkëqeverisja me biznesin e madh, i cili kaloi lehtësisht nga prehëri i qeverisë Berisha në gjunjët e qeverisë Rama, të gjithë këto e jo vetëm këto, e kanë shpënë besimin në cepin e rënies dhe tani është koha që ose të kemi zhgënjimin e madh, ose të nisë kthesa e së mbarës, që megjithë shenjat e dhëna, megjithë ndryshimet konceptuale dhe besimin e fillesës ndryshe, ende nuk janë të mjaftueshme për të arritur në besimin e një viti të mëhershëm.

Djalli vishet gjithnjë me rrobën e pushtetit. Mjaft nga pushtetarët e sotëm janë tashmë pjesë e lojës së djallit. E djallit të së keqes. Sikur gjysma e fjalëve të tyre të ishin të vërteta, ky vend do të ishte krejt ndryshe. Më shumë se sa për opinionin, ata japin shifra për shefin e tyre, i cili, megjithëse njihet si një pushtetar që kërkon të vërtetën deri në një rrënjëpeme, si duket po pret shtatorin të saktësojë se si do të vazhdojë kjo lloj qeverisje.

Ne kemi një klasë parapolitike, shpesh herë meskine, të varfër në ide dhe shumë shpejt e konvertueshme. Me të cilën në çdo kohë, pushtetarët mund të marrin vendime të paarsyeshme, të cilat më pas do të justifkohen nga e drejta e votës parlamentare, të cilën nuk e kap dot ligji. Pra, me një klasë të tillë mund të vendosësh veten mbi ligjin, si po ndodh me të famshmet Partneritet-publik-privat (PPP), që janë një lloj tjetër humnere financiare, e shpërndarë në vite dhe breza, të cilët nuk kanë asnjë faj për papërgjegjësinë e qeverisjes.

E megjithatë, unë futem tek ato njerëz, të cilët pa pasur asnjë pritje nga kjo qeveri, asnjë përfitim, asnjë benific, asnjë lloj pagese financiare apo kërkesë punësimi, përsëri besoj tek qeverisja e Edi Ramës dhe do i kisha besuar më shumë në drejtimin e bashkësive vendore dhe rishtas një pushtet të tretë.

Nuk besoj nga shkaku se Rama në këto 5 vite ka bërë mrekulli. Përkundrazi, ka bërë më pak nga sa në rastin më pesimist, kam pritur. Si shumë të tjerë, ndërsa njerën këmbë të shpresës kam filluar ta nder drejt zhgënjimit, vazhdoj të qëndroj me besimin se kjo është njëra ndër mundësitë më të mira që paraqiten.

Nuk kam ndër mend të krahasoj Ramën me rivalët e tij në postin qeverisës, pra, me Bashën, Kryemadhin apo mos më keq, me Vasilin. Do të ishte një krahasim amorf, që askush nuk do e bënte dhe që të gjithë do e merrnin me mend se nga do të kishte rënduar kandari politik i kohës.

E di po ashtu, se besimi tek njeriu është më i paktë se besimi tek lideri. Para zgjedhjeve të vitit të shkuar, nga njëri ndër miqtë e afërt të Ramës jashtë Shqipërisë u hodh mendimi që, duke parë rropullitë e punëve, të gjendej rruga e duhur konstitucionale që ai vetë, Rama, të kalonte në postin e presidentit të Republikës dhe detyra e shefit të qeverisë, brenda forcës së tij politike apo të ngjashme me të, të kalonte nën drejtimin e një teknicieni të aftë ose politikani të njohur me postin e shefit të qeverisë. Kjo, duke parë se pjesa e parë, më e rëndësishme e qeverisë Rama 1 po përfundonte, vendi po dilte nga hunera financiare, kishte ardhur koha për të vënë në lëvizje një makinë të stopuar financiare, të cilën mund ta bënte ndoshta më mirë, një specialist i shkalës më të lartë të mundshme dhe se, drejtimi i shtetit do të kishte qenë më i frytshëm nën suazën perfekte që po krijonte imazhi i Edi Ramës.

Kjo nuk u bë, nuk e di nëse Rama ka qenë në dijeni të një ideje të tillë. Ai e kërkoi të gjithë pushtetin për vete, për një forcë politike dhe ia dhanë. Me rrëshqitjet e tjera parlamentare ai i afrohet 80 votave, të mjaftueshme për të kaluar ligje që i kërkon dhe të pamjaftueshme për të bërë lëvizje spektakolare. Lideri tek ai ka fituar mbi njeriun.

Unë bëj pjesë tek njerëzit që vazhdoj t’i besoj, natyrisht jo si pesë vite më parë, nga vizioni që ai paraqet herë pas here dhe nga dëshira e tij për të bërë një histori ndryshe.

Por, koha po ecën. Ky ritëm do e lërë në gjysmë punën e tij dhe koha nuk e di se cilin vlerësim do të bëjë.

Që të shpejtojë kohën dhe të ketë një kohë edhe për vetë Rama duhet domosdo të kthejë kokën nga ata që e votuan: shtresën e poshtme të jetesës, nga të vegjëlit, të varfërit, të ata që e kanë dashur ndryshimin dhe që tani, si pa dashje, po kthehen tek imazhi i një politikani tjetër të së majtës, Nano, i cili, në psikologjinë e njerëzve, “ e jetonte pushtetin dhe i linte të tjerët ta jetojnë”.

Rama nuk ka pse e bën këtë. Ai duhet që pjesën e dytë të mendësisë, pikërisht që të tjerët, të varfërit, të jetojnë pushtetin si pjesë të tyre, pra të ndjehen jo vetëm objekt i qeverisjes, por edhe subjekt i saj, ta përjetojnë realisht.

Nëse i zbon ata nga qeverisja, ata të zbojnë nga pushteti.

July 27, 2018 14:41
Komento

25 Komente

  1. antiharresa July 27, 15:08

    Kryefjala eshte reforma ne drejtesi dhe vettingu qe do zhduke korrupsionin ne drejtesi ,me pas ne politike ,ekonomi ,media .Eshte ngjarje epokale per drejtimin properendimor qe ka marre shteti ligjor shqiptar.Ndersa hatermbetjet , zenkat ,qesendite midis te majteve ,pseudo te majteve ,te djathteve ,centristeve skane asnje lloj vlere per jeten reale te cdo shtrese te popullit shqiptar.Asnje politikan shqiptar nuk ka shans ti kundervihet politikave te SHBA dhe Gjermanise per vendosjen e sundimit te ligjit.

    Reply to this comment
    • Po mer po, besa po... July 29, 09:32

      Se sa kontradiktor eshte “pulastreni” i Dites me ato qe shkruan, kete e deshmon shprehja e tij: “DITA është ndër ato media plotësisht të besueshme që, duke mbështetur ndryshimin e qeverisjes pesë vite më parë, u bë njëra ndër shtysat e fuqishme të ardhjes në pushtet në vitin 2013 të së majtës dhe, katër vite më vonë, të afirmimit të saj si forcë e vetme qeverisëse.”

      Argumenti: Besueshmeria e nje medie varet sidomos nga neutraliteti, paanshmeria, dhe mosvaresia e saj politike.

      Reply to this comment
  2. mirel July 27, 15:33

    A Bedri Bedri,,,sado perpiqesh te shpetosh nderin tend duke kerkuar te shpetosh lekuren e Ramutit, tashme dhe ti e ke ngrene nje luge corbe te prishur

    Reply to this comment
    • Lola July 27, 16:24

      Dhe kur e thote mirela malokdarja,duhet ta besosh Bedri.

      Reply to this comment
    • Per @ mire July 27, 20:52

      Ike more idjot ! Ti je nje trung i thare , qe u versulesh gazetareve dhe perbalt ke te mundesh , pa dhene asnje argument apo mendim tendin … , sepse te japesh mendim , do te thote te kesh mend , gje qe ta ka privuar natyra , duke te falur nje koke te madhe , por bosh nga brenda !

      Reply to this comment
      • mirel July 27, 21:40

        e oj care, se po na ben shume argumente pa argument rreth argumenteve
        PPP nuk te duket argument?
        Pervetesimi i territorit publik nuk te duket argument?
        Mospermbushjae premtimeve, dhe per me teper shkelja e tyre, nuk te duket argument?
        Shitja e detit?
        Varrezat greke?
        Hecet?
        Vjedhja nepermjet rrugeve?
        Kullave?
        Cili argument nuk qendron?

        Reply to this comment
        • katarakti July 28, 12:28

          Ti me te vertete je shembelltyra e idiotit ose idiotes. Ku e vertetova ti vjedhjen nepermjet rrugeve?! Apo ta ka mesuar SHQUP-i?! A je ne gjendje te argumentosh se ku eshte e keqja e PPP-ve, edhe duke perdorur gomarlliqet e Shqupit?! Se une jam ne gjendje te argumentoj dobine e tyre? Ku e pa ti qe qenka shitur deti, mor kaqol? Ku eshte e keqja e Hec-eve or truthar/e?! Se e bejne Shqiperine me me shume energji elektrike?! Po vendet e tjera kane ngritur centrale berthamore, qe jane aq te rrezikshem per shendetin dhe sigurine njerezve, or gomar. Ndersa ne Gjermani perdoren ende centralet me qymyr, qe ndotin aq shume ajrin, mor moj i/ e rrjedhur. Shko fut koken ne hale dhe mos dil te diskutosh ketu, o vemje. Se nuk ka nge njeri te merret me idiotesite e tua.Shume po te japim rendesi edhe kur merremi me nje halabak/e si ty.

          Reply to this comment
          • mirel July 28, 19:45

            katarqi, pirdh se lirohesh

      • mirel July 28, 01:21

        Dhe njehere per kete caren qe me kushton keto reshta “Per @ mire”
        Ike-(me e ne fund) more idiot!-(pikecuditese)
        Ike more idjot !
        Ti je nje trung i thare,(presje) , qe u versulesh gazetareve dhe perbalt ke te mundesh,(prape presje) , pa dhene asnje argument apo mendim tendin …(pika pika pika, presje , sepse te japesh mendim -(presje perseri) , do te thote te kesh mend, (sigurisht me presje), gje qe ta ka privuar natyra, (presje dhe ketu) , duke te falur nje koke te madhe, -,( ideja qendron qe per shkak te madhesise se kokes, duhet me domosdo dhe nje presje tjeter ) , por bosh nga brenda! – pikecudiese.
        Impresionuese..
        A ta ve ..pikecuditesen?

        Reply to this comment
  3. katarakti July 27, 15:39

    E lexova me vemendje Bedriun dhe pergjithesisht jam dakort me analizen e tij. Megjithate shkrimi mbetet thjesht teorik. Mungojne shembujt dhe faktet. Bedriu thote: “Rama duhet domosdo të kthejë kokën nga ata që e votuan: shtresën e poshtme të jetesës, nga të vegjëlit, të varfërit, ata që e kanë dashur ndryshimin… të varfërit, të jetojnë pushtetin si pjesë të tyre, pra të ndjehen jo vetëm objekt i qeverisjes, por edhe subjekt i saj, ta përjetojnë realisht”. Kjo shprehje me perkushtimin ndaj te varferve mua me tingellon pak marksiste – leniniste. Pra qe nuk i qendron dot se sotmes. Para pak ditesh presidenti francez Macron , i pyetur per ndarjen “e tortes”, pra siç thote Bedriu, per t’i dhene pak me shume te varferve, u pergjigj: – “Para se gjithash, qe te kemi mundesi tu japim me shume te varferve, duhet ta kemi torten. Dhe mundesisht sa me te madhe. Por “torta” vjen me reforma, nga biznesi dhe nuk bie nga qielli”… Edhe Edi Rama, para se te mendoje per te varferit, duhet ta kete “torten”. Me buxhetin e zbrazet, me borxhet e lena trashegim nga qeveria e meparshme e sterrosjes dhe rrumpalles, si mund ta ktheje koken Rama nga me te varferit?! Por nje gje mund te beje ai dhe nuk po e ben!: Eshte hapja e vendeve te reja te punes nepermjet krijimit te partneritetit privat publik. Sa merret me ato rruget qe nuk mbarojne kurre dhe nuk te çojne gjekundi, ai me ndihmen e bankave, kapitalit privat dhe atij shteteror mund te hape fabrika te perpunimit te lendeve te para bujqesore, te prodhimit te sapuneve, kepuceve, deri edhe te kopsave te xhaketave(!) dhe mijera “yçkelave” te tjera. Nuk e kuptoj strategjine ekonomike te Rames! Nese ka nje strategji! Ai vete ndofta nuk merr vesh shume nga ekonomia, por perse nuk afron prane vetes ekonomiste me eksperience, biznesmene te suksesshem, qe ta mesojne?!Njekohesisht kryeministri kur del fshat me fshat, para se te pyesi njerezit se çfare hallesh kane, (nje forme demagogjie kjo), duhet tu spjegoje atyre shkaqet dhe arsyet e veprimeve te qeverise.Kjo eshte llogaridhenia dhe qeveria sherbetore! Psh pse po shpenzohet gjithe ai buxhet per rruget?! A do te hyjne ndonjehere keto para te shpenzuara ne arken e shtetit?! Perse keto rruge dalin me nje kosto kaq te larte?! Perse ai nuk mban prane vetes njerez me eksperience, kur dihet qe edhe ne shtetin me te zhvilluar te botes,SHBA, dhe jo ne nje katund si Shqiperia, mosha mesatare e deputeteve, sekretareve te shtetit dhe senatoreve eshte mbi 60 vjeç?! Perse ai nuk duron dot njerez me eksperience prane vetes etj etj?! Pra per mua vegjelia vjen pas “tortes” dhe torta krijohet duke rritur GDP, shtuar eksportet, hapur vende te reja pune etj. Rama e nisi mire me venien e shtetit ne binare. I detyroi njerezit te paguajne ate çka konsumojne, energjine elektrike, ujin etj. Reforma e drejtesise po jep frytet e para.Rendi po rivihet. Rama kerkon kupon nga shitesi privat, por ne rast te kundert mund t’i veje edhe nje takse aforfe, per te vijuar ushtrimin e zanatit. Por kryeministri duhet domosdoshmerisht te hartoje dhe shpalose publikisht strategjine e zhvillimit te vendit, e sanksionuar ne nje lloj kushtetute ekonomike. Dhe pastaj ai mund te dale ballehaptas perpara zgjedhesve te tij, duke perfshire ketu edhe vegjeline, aq te dashur per Bedriun.

    Reply to this comment
    • Bumje me sahat... July 27, 18:48

      Mjere ripjellja kujt i beson detyren e tellallit. O katarakt me uje te tharbet. Bilbilin rilindjot ta kane bere peshqesh qe t’i frysh gjithe lezet, dhe jo ta lepish si akullore…

      Para se partneritetin publik (lexo: pushtllik) privat t’na e serviresh si nevojshmeri, uli pak kryt ketu poshte dhe lexoi kto dy vargjet e forta te Ben Dukes:

      Konçensionet janë laku i litarit,
      Dhe këtë dhe në qeveri e dinë,
      Është laku në qafën e shqiptarit,
      Ose thënë më ndryshe, një super minë!

      Reply to this comment
    • Po , Po July 27, 20:58

      Kesaj radhe me pelqeu komenti juaj , z. @katarakti . Ishte realist dhe me kembe ne toke !

      Reply to this comment
    • mirel July 28, 00:58

      Aman mor kur keni nerva e i lexoni me kaq vemendje keto idiotizmat e ketyre sahanlepiresve.
      Mjafton nje fjali dhe merret vesh ku e kane fjalen…
      Te jete ndonje Andi Bushati po, atij ja kushtoj nja 5 minuta,,sa per te tjeret, te tere per ne kosh te plerave jane

      Reply to this comment
  4. duket sikur ka ndryshuar por eshte e njeta gje July 27, 16:01

    Kane ndryshuar ca investime rregullime ne qytete dhe kryeqytet. por mekanizmi eshte i njete !
    Mekanizmi eshte i njete ! Zyrat e shtetit kane ndryshuar lukun, pamjen nga jashte por brenda jane te kabura ! Kam mendimin se burimet njerzore per te kryer rilindjen e vertete mngojne !
    Burimet njerzore per te realizuar projektet sociale zgjidhjet e problemeve te akumuluara , mungojjne !
    ligji shkelet, ka shume padrejtesi, me sitemin, mekanizmin e zgjidhjeve te problemeve te publikut !

    Reply to this comment
  5. ETHEM July 27, 17:01

    E LEXOVA PERSERI B.ISLAMIN.E MIRKUPTOJ ATE DHE D I T E N QE QEVERIN E MAJT RAMA TA NGREN NE NIVELIN E DUHUR,ATE QE KERKJNE MASAT E VOBEKTA.
    UNE KAM MBI 50 VITE QE VOTOI TE MAJTEN SI ISH USHTARAK MADHOR.SEPSE E MAJTA PERFAQSON SHTRESEN E PA-PRIVILEGJUARE,SHTRESEN E VARFER.EDHE UNE ATY HYJ.DHE,RAMA NUK E ANULLOI LIGJIN E SALIUT PER STATUSIN E USHTARAKUT.KETE NUK E BERI AS NANO,MAJKO E KO.EDHE SHTRESAT E TJERA TE VARFERA NUK U ESHTE DHENE AJO QE DUHET.POR,MENDOJ SE RAMA KA TE DREJTE KUR NE DEGJOJME SE FMN E SYGJEROI QE TE ULI RROGAT E PESIONET.DHE AI NUK E BERI KETE.POR RRITI KARBURANTIN E KAFEN.KETE DUHET TA SHPJEGOJ BEDRIU I SHKOLLUAR,SE SHUMICA E POPULLIT TE MAJT E KUOTON.NDAJ E KA VOTUAR ME SHUME DHE DO TA VOTOJ AKOMA ME SHUME NE 2O19,21.
    KM RAMA PO VAZHDON AKOMA TE MBUSHI GROPEN E SB,POR DHE TE PAGUAJ STRUKTURAT E REJA TE VETINGUT,TI PAGUAJ LULIT PARAT E PALLATIT NE VLORE,GJYQET E FITUARA NE STRASBURG TE SIMULUARA NGA GJYKATAT TONA TE KRIMIT,PAGOI RROGAT E FULLANERISE,PO BENE RISTUKTURIMIN E QYTETEVE NE TE GJITHA QARQET,DHE ME KRYESORJA PO VIDHET LEKU I SHTETIT MAKUTERISHT NE TE GJTHA SEKTORET DHE JO VETEM ABUZUESIT NUK DENOHEN SIPAS LIGJIT,POR DERI SOT NUK KAM DEGJUAR TE KTHEHEN NE BUXHET PARAT EVJEDHURA.NDRYSHE ISHTE NE KOHEN E XHAXHIT.NDAJ NUK KISHTE VJEDHJE NE TE TILLA PERMASA.
    DHE BESOJ Z.BRDRI I BEN MIRE HESAPET:NESE PASURIA E SHPERDORUAR NE VITE QE NGA 1991 E DERI SOT ME TEORIN E TERAPIS SHOCK E ÇEKUT TE BARDHE,SHQIOERIA MUND TI AFROHESHE ZVICRES.
    RAMA DUHET TI MESHOJ ME SHUME ELIMINIMIT TE INFORMALITETIT,PASI SIC PO SHOHIM KETO DITE..KA SHUME HOTELE,MOTELE E RESORTE TURISTIKE TE PAFORMALIZUARA.PO PSE NUK ESHTE BERE DERI TANI..? PSE NUK JEPEN KUPONAT TATIMOR NE ÇDO AMBJENT TREGETIMI..? PSE PUNONJESIT NE SHTET E PRIVAT NUK PAGUAJNE SIGURACIONET..?
    JAM ME MENDIMIN E ISH PRESIDENTIN MOISIU QE..RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 28 VITE,POR AI DUHET TE VENDOSI NE POZITA PUNE VARTESIT KUDO QE PUNOJNE DHE TE GERSHETOI MOSHAT NE QEVERISJEN E VEBDIT.
    NDRYSHE SALIU ESHTE GATI TA COI VENDIN NE 97,98 E PSE JO NE 1938.

    Reply to this comment
  6. intelektuali July 27, 17:45

    MOS E DHENTE ZOTI NJE MANDAT TE TRETE TE EDVIN DROGES!

    Po c’a tho o enveristi Bedri Islami?

    PO KAQ SHUME KE RENE NE DASHNI ME EDI RAMEN?

    Sa harrove ne cast edhe kanabisin e Balilajve e Habiljave te Saje Qorrit edhe kokainen e Taulant Xibrakes, po Edi Rama po i bie me top buxhetit te shtetit dhe po e ben kuserine fushe me Fushat e tij te droges dhe koncesioneve alla PPP more mavri

    PO FRROKUN DHE VELLEZERIT E TIJ I HARROVE O BEDRI ISLAMI?

    sepse:

    Kaq shume te ka kap dashnia me Edvin Drogen sa ke harruar ne kete dacibao mallengjimi edhe Fullan Kusarin e Bankes se shtetit qe Edvini e shpetoi me finte enveriste nga burgu dhe i pagoi disa paga vjetore si bamiresi nga Rilindja e tij e shpifur enveriste.

    Reply to this comment
  7. Ylli July 27, 18:12

    Vazhdo beso o “besniku i Partise” .!!!
    E cte duhet arsyetimi ty dhe rilindesve komentues.
    Rilindesit me ne krye shokun Bedri uleriten 10 vjet me rradhe qe rruga e Kombit me gjatesi 130 km ,e gjitha malore dhe me nje super tunel e me buxhet 1 miliard euro ishte vjedhje.
    Madje folkloristi Edvin perdorte shprehjen ” e kthyen flamurin e rruges se Kombit ne thes per te vjedhur sa me shume” e veç te shihje orgazmat ekzaltuese me syhapur te rilindasve patriote !!!
    Per rrugen Thumane -Kashar 20 km e gjitha fushore eshte caktuar shuma 190 milion km dmth 9.9 € per km ,perafersisht 2milion € per km me shume se rruga e Kombit.?????
    A ka rilindes qe arsyeton .As edhe nje te vetem nuk mund te gjesh.Pse ???
    Sepse jane jashteqitje ,vemje e besnik Partie qe kurre nuk u ka interesuar Shqiperia ,por Partia.
    E ka thene Profeti i Librazhdit …Taulant Dalai Palla. Po ore po ,une dua Partine me shume se Shqiperine.
    Prandaj mos ba cani trapin me analiza dhe arsyetime sepse tere jeten “bisht qeni Partie” do jeni.

    Reply to this comment
    • I paemer July 27, 18:25

      Zgjedhjet e 2019,2021 jane fitore e sigurt e rames dhe ps.Shqupi me shume mundesi do rifutet brenda qadres se nuk ka perkrahje nga shqiptaret e ndershem .

      Reply to this comment
  8. olimpia July 27, 18:30

    E vetmja rruge per daljen nga varferia jane inbvestimet ne industri .Flas per industri konkuruese.Pra krijimi i vleres se shtuar.Dhe kete mund ta bejne vetem Kina .Mjafton te shikosh lajmet ekonomike ne bote dhe kuptohet .Marrdheniet e Kines me vendet e zhvilluara te BE ,SHBA,Brazilin,Rusine po mnbajne gjalle rritjen ekonomike.Investimet kineze ne shume vende europiane po i nxjerrin ato nga kriza.Investimet kineze ne Afrike po sjellin rezultate te jashtzakoneshme.Ditet e fundit Xi Jipingu vizitoi Senegalin ku neneshkroi marreveshje miliardare.A mund te vije Xi ne Tirane…Sigurisht,per shume aresye.Por politika shqiptare eshte servile ,merret akoma me endrra ideologjike ,por kesaj radhe ne krahun tjeter.Akoma nuk kane kuyptuar se ne epoken moderne zoteron pragmatizmi ,ekonomia ,interesat.Blloqet ideologjike kane vdekur ne 90..n dhe vetem ca mesjetare shqiptare merren akoma me …luften e klasave…Rama ,merr valixhet dhe kerko investime.Vetem Shenxhen mund te hape ne Shqiperi nje varg industrish hightech.Tashme puntori kinez paguhet me mire se shqiptari dhe ndoshta ka interes prodhimi ne Shqiperi .Po fute rinine ne pune ,gjithcka leviz si nje zinxhir.Rama ,detyroi oligarket ,te cileve u ke bere shume favore ,te investojne ne industri dhe leri kullat , lere teatrin deri sa te shembet vete.Ndryshe do te paguash shtrenjte voten e shumices se majte.

    Reply to this comment
  9. Populli July 27, 20:17

    Djalli vishet me pushtet,
    gjysma e se keqes or milet,
    por kur pushtet ka budalli,
    eshte dyfish me keq se djalli,
    ne shqiptaret or vella,
    kemi dyfish fatkeqsi pra,
    se ketu kemi ne pushtet,
    bashk djall e budall komplet,
    me shejtanin budall pra,
    Shqiperia ne hall ka ra,
    kur shejtan budalla ka pushtet,
    mjer c’heq popull i shkret,
    Shqiperia fatkeqsi ka,
    qe qeveriset nga budalla
    me djall budall ne pushtet,
    nuk te shpeton as Zoti vet.
    Sa koh djall budalli mban qeveri,
    vec varferi ka per ket Shqiperi.

    Reply to this comment
  10. Një pyetje për Bedriun..vëtem një për besë... July 27, 21:41

    Zoti Bedri
    I lexoj me vemendje artikujt tuaj dhe verej sa me shume kalon koha aq me shume ju degradoni duke u shmangur nga realiteti.
    .
    Qe pushteti te prish si karakter dhe te deformon kjo dihet qe nga kohet e lashta dhe nuk ke thene ndonje gje te re.Per pak “clodhje truri’ mund te kujtojme nje nga theniet me brilante te Kryeministrit me te kompletuar shqiptar Mehmet Shehu i cili tha rreth viteve 70 : Shume shoke na mori lufta ..por me shume po na i merr ”P” dhe e kishte fjalen per ate ” zogun” e Rita Petros.
    .
    Ne lidhje me Ramen do te thoja qe deri tani ai eshte e keqja me e vogel e atij vendi ne krahesim me Banditet Berish-Bash-Meta dhe njeriu i vetem qe shqiptaret kane besim masivisht…dhe nese “garantet nderkombetare” do heqin Ramen dhe do vene sekretpashaportamerikanmbajtesin Devilin & Debilin Lul BimBashin atehere do perseritet pushtimi turk i shekullit XV-te
    .
    Por …
    .
    Nuk eshte sekret te thuhet qe qarqe te caktuara antishqiptare ne Perendim qe jane “powerfull” ne Shqiperi qe nga 1992 nuk e kane “qejf” jo vetem Edi Ramen por as partine socjaliste dhe nuk eshte momenti ta argumentojme ne kete koment te sotem.
    .
    Qarqe te caktuara antishqiptare ne Perendim jo rastesisht qe diten e pare qe hyri Rama ne zyren e K/M i vune “bomben” e LHL qe dihet si perfundoi si OSO KUKA NE KULLE TE BAROTIT i rrethuar nga Mamurrzaket e Sales dhe akoma nuk e kutpoj pse Debili Lul Basha i shkeli vijen e kuqe Arvizuse dhe ky i fundit pak dite me vone u puth me Bashen….
    .
    Qarqe te caktuara antishqiptare ne Perendim jo rastesisht “e perzune” Berishen nga pushteti qeverises ne 23 qershor 2013 dhe nga ana tjeter ai kishte nje pushtet paralel shume me te fuqishem se Rama duke filluar nga Presidenti-k/prokurori-k/shiku gjithe gjykatat dhe administratat
    ,
    Qarqe te caktuara antishqiptare ne Perendim jo rastesisht i vune nga mbrapa ngjalen Rames me “hafijet ” e tyre ne prill 2013 monstren Ilir Meten qe pas Berishes eshte njeri m ei ndyre ne Shqiperi gje qe e tregoi dhe anullimi i ndertimit te Teatrit Ri
    __________
    Degradimi i Bedrislamit ne artikujt e tij eshte se merret me sardele te vogla qe ne kete rast eshte dhe kjo rubrike e Dites per 5 vjetorin e Rames gje qe eshte bere e neveriteshme..
    .
    Ajo qe eshte “bombe” sot ka emrin Izet Haxhia.
    .
    Cfare ka thene ky person per Sali Perbindeshin me fakte duhej te mblidhej jo vetem keshilli i Sigurise te Shqiperise por dhe i Amerikes sepse ka kryer veprime terroriste….e perseris TERRORISTE…..
    .
    Ne fund nje pyetje publike per Bedriun tone te nderuar ( qe asnje here nuk eshte pergjigjur) :
    Si ka mundesi qe shoqeria civile-ambasada amerikane-intelektualet-media dhe gazeta Dita nuk reaguan per deklaraten monstruoze te Sali Bishes i cili ne 5 mars 2018 deklaroi hapur se ishte fajtori dhe urdheruesi Nr 1 per vrasjen e bulevardit dhe se do vriste Ramen me doren e tij sipas Kanunit Leke Dukagjinit
    .
    Pra zoti Bedri:

    Pse Dashi Washingtonit..
    ..Delja e Brukselit
    dhe ju gjinkallat e Dites
    toleroni dhe keni frike
    nga Djalli Viqidolit ?

    .

    Reply to this comment
  11. Martini July 28, 16:30

    Bedri je.bure i mire.Edhe une si ti jam ndaj.qeverise dhe.Rames.Berisha e co plus Meta e.co ishte udheheqia monster qe ju leverdiste armiqve tane.Si nata me ditem me qeverine Rama.Por rama plus gjera.te mira si punetor progresist parlator i larte politikan nderkobetar.ka edhe.shume te meta.Megallomania e.tij e.con ne.vleresime te gabuar.deri.ne zgjedhjen e ministrave.Mbahej per minister Sajmir Tahiri vetem gafa.Mbahet per ministerBlendi Klosi vetem mashtrime.Mbahet per ministre Olta.Xhaxhka vetem per tu krehur dhe veshur.Arben Ahmetaj me drejtoreshat dogana tatime skandal.Pandeli Majkua mashtrues fshati zben dot asnje pune.Ministri i transportit dashnori i oligarkeve.Pse e larguat Gjermenin.ekselente.Pse nuk mer Bracen te financat i domozdoshem per te frenuar ndonje rokullisje te mundeshme apo ke frike.Te pakten.ketyre batakcinjve ministra mblidhju.automobilat 100000 euro dhe jepi nga nje FIAT Punto te kemi nje fitim.edhe per.te miren.e.vendit.Edi.duhet te mbledhe mendjen sepse.vota nuk eshte.dhenie tapie pronesie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*