Imazhi i fortë tragjik që ka zgjedhur Papa për 1 janarin 2018

December 31, 2017 16:54

Imazhi i fortë tragjik që ka zgjedhur Papa për 1 janarin 2018

 

Një imazh i fortë tragjik i luftës pas bombardimit atomik të 1945 në qytetin japonez të Nagasakit për të reflektuar ndaj paqes.

Kjo është kartolina e urimit e zgjedhur në vigjilje të Ditës Botërore të Paqes që do të festohet më datë 1 janar 2018  nga Papa Francesku.

Në këtë foto të fotografit  Joseph Roger O’ Donnell shfaqet një djalosh me vëllain e tij të vogël e të vdekur mbi supe, ndërsa pret radhën e tij për ta kremuar në krematorium.

“Fruti i luftës” është mesazhi personal i autografuar nga Ati i Shenjtë në këtë kartolinë. “Trishtimi i vogëlushit shprehet vetëm në buzët e tij të kafshuara e në gjakun që i rrjedh.”

Papa Françesku  është prekur mjaft nga ky imazh duke i kërkuar Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të shpërndaj këtë kartolinë duke i ftuar të gjithë të reflektojnë ndaj pasojave të konflikteve të luftës.

Pak ditë më parë gjatë një konferencë meshtare Ati i Shenjtë u shpreh se “armët e shkatërrimit në masë e në veçanti ato atomike nuk mund të përbëjnë bazën e bashkëjetesës paqësore midis anëtarëve të familjes njerëzore e cila duhet të frymëzohet nga etika dhe solidariteti.”

December 31, 2017 16:54
Komento

1 Koment

  1. mirel January 1, 16:30

    Kjo eshte ajo qe prodhon politika e korporatave.
    Lufte per te pasuruar 10 kriminele.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*