Dje “Dita Botërore e Larjes së Duarve” / Kujdesi për higjienën e duarve, faktet që duhet t’i dini me patjetër

October 16, 2020 13:54

 Dje “Dita Botërore e Larjes së Duarve” / Kujdesi për higjienën e duarve, faktet që duhet t’i dini me patjetër

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se higjiena e drejtë dhe e rregullt e duarve është mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më e lirë e pengimit të rritjes së numrit të sëmundjeve infektive, të cilat në radhë të parë, transmetohen me duar të papastra. Larja e duarve zvogëlon sasinë e të gjitha llojeve të mikrobeve, pesticideve dhe metaleve të rënda që mund të mbartin duart. Studimet tregojnë se larja e duarve ndalon 1 ndër 3 sëmundje që lidhen me diarrenë dhe 1 në 5 infeksionet respiratore, si përshembull ftohja ose gripi.

Duke vënë në dukje ndikimin deçiziv që merr higjiena e duarve në këtë kohë pandemie, autoritetet e ISHP-së sqarojnë se duhet të bëni kujdes, pasi vetëm uji nuk mjafton për higjienën e tyre. Për një larje efikase është shumë i rendësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve. Kjo pasi gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla, si: kartëmonedha, prekje në transportin publik, dorezat e dyerve, dhe të tjera mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene.

‘Po t’i referohemi disa shembujve, si: gripit të zakoshmës, Covid-19, toxoplazmozës, konjunktiviti, infeksionet e zakonshme të zorrëve, gripi A/H1N1, sipas ekspertëve, është e mjaftueshme larja e duarve tuaja (çdo herë që dilni nga një tualet, apo kur manipuloni ushqime, trajtuar apo prekur plagët, vendosjes apo heqjes së lenteve të kontaktit, shfryrjes së hundëve, kollitjes ose teshtitjes, trajtimit të mbeturinave, pas qëndrimit në ambjent me shumë njerëz, si në sallat e pritjes në hekurudha, aeroporte apo autobus, trena dhe kështu me radhë), për të reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e përhapjes së infeksionit. Këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të pa dallueshme me sy të lirë për njeriun”sqarojnë ekspertët e ISHP-së. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur edhe një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik).

Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e bakterieve, viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip, sëmundje pulmonare, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. Nëse komuniteti ndërgjegjësohet me një kulturë për një higjiene të mirë, atëherë pakësohen risqet, jo vetëm të diarresë, por edhe të sëmundjeve të rrezikshme, si kolera dhe dizanteria, në masën 48-59 për qind”, apo pakësohet rreziku i infeksioneve të frymëmarrjes.

Rreziqet e një higjiene të ulët të duarve

  • Mbi 5.000 fëmijë vdesin në ditë nga çrregullimet diarreike nën moshen 5 vjeç.
  • Diarrea është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç.
  • Larja e duarve sidomos në pikat kritike, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas perdorimit te banjës, mund të reduktojë deri në 50% diarretë tek fëmijët nën 5 vjeç.
  • Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator rreth 23 për qind, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.
  • Pneumonia, si pjesë e infeksioneve akute respiratore, është shkaku numër një i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç dhe çdo vit prej saj preken 1.8 milion fëmijë.
  • Diarrea dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milion vdekje të fëmijëve.
  • Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara.
October 16, 2020 13:54
Komento

1 Koment

  1. Studim shkencor October 17, 18:59

    Ndersa pardje ishte 147 vjetori I shpikjes se letres higjenike e cila solli revolucion te panjohur me pare.Sipas kujtimeve te Napoleonit ushtarer franceze perdornin gjethe fieri ndersa ruset e lanin ne debore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim