Djegia e mandateve? Basha: Të gjitha opsionet janë të hapura

December 19, 2017 13:38

Djegia e mandateve? Basha: Të gjitha opsionet janë të hapura

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, përfshirë edhe sugjerimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për djegien e mandateve.

“Opozita i ka diskutuar në detaj të gjitha opsionet dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura,” tha Basha.

I pyetur nëse opozita do jetë në Kuvend për të zgjedhur anëtarët e KLP dhe më pas Kryeprokurorin tjetër, Basha tha: “Më lejoni të them që kjo nuk është çështje as burokracish, as peticionesh, por është një çështje e mprehtë politike. Shqipëria është në një krizë të thellë politike dhe besimi. Këtë e tregojnë shifrat e shqiptarëve që po largohen nga vendi në mënyrë të frikshme”.

Kreu i PD-së tha më tej se “kur shteti ligjor ka rënë, detyra kryesore e opozitës të ftojë qytetarët që të bashkohen me të gjitha mjetet demokratike për të rikthyer shtetin ligjor, për të kthyer Kushtetutën.

Nuk dua të jap asnjë iluzion se kjo krizë e thellë politike që ka shkaktuar Edi Rama, mund të zgjidhet me peticione.

Kryeprokurori i Shqipërisë që prej dje është vetë Edi Rama. Ai nuk e ka bërë këtë vetëm për Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon, por për veten.

Beteja jonë është e gjatë, por fundi i saj është i pashmangshëm, Tahirët, Gjiknurët, Dakot, do përgjigjen përpara drejtësisë.

Herët a vonë, Edi Rama do përgjigjet përpara drejtësisë për lidhjet me krimin dhe për kthimin e vendit në hambar të drogës dhe krimit”.

Kushedi kur do të formohet KLP, kjo nuk është në dorën e opozitës. KLP është sabotuar për të emëruar një kryeprokuror në shkelje flagrante të Kushtetutës. Për këtë arsye po vonohet edhe krijimi i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Basha komentoi edhe çështjen e procedimit ndaj 10 deputetëve të opozitës.

“Kjo është pjesë e skemës së terrorit të narko-shtetit dhe e një ministri që është emëruar aty nga trafiku. Ne do të ndjekim që të gjithë hapat ligjorë,” tha Basha.

December 19, 2017 13:38
Komento

5 Komente

  1. leka December 19, 14:46

    Zgjedhjet e menjehereshme eshte opcioni me e mire per te eleminuar Bashen,Berishen dhe Moniken menjehere,me siguri PD dhe PS nuk do marrin as 20 % te votave.

    Reply to this comment
  2. Preng Pjetri December 19, 15:05

    Kurrë s’e kisha menduar tê shikoja në parlamentin shqiptar kaq shumê
    vandalizem dhe arrogancë tê shfrenuar.
    Njëru më një logjike normale nuk ka se si të imagjoje qe një
    ligjebëres tê jetê njekohesisht edhe një ligjëshkeles e dhunues
    perbindesh i normave dhe etikes qytetare.
    Dita e 18 dhjetorit të ketij fund viti zbuloj edhe fundin e fundit të
    njerezeve pa cip e pa moral që fakeqêsisht mbajnë mandatin e
    deputetit.
    Gjestet e deputetit Mul Noka dhe kamikazeve që e rrethoni në sallen e
    parlamentit janë pa pik dyshimi akte terroriste të njerit më tê meta
    të medha mendore.
    Irritimi dhe çmenduria qe treguan vandalet deputet te opozites të
    mbeshtetur edhe nga mikro opozita LIS-te deshmuan haptazi frigen dhe
    ankthin e madh që kane nga zbatimi i vetingut.
    Sot s’mbeti shqiptare mbrenda dhe jashtê kufijeve te Shqiperise pa e
    kuptuar qartazi se kush janë vertetë uzopuesit dhe bajgat e shoqerise
    shqiptare.
    Çdo kush tashme e ka të qarte se çfar kerkon strategu i krimit Sali
    Berisha me padronen e LSI Monika Kryemadhi.
    Troq e thenur keto debile duan me çdo kusht të ndotit atmosferen
    politike e juredike nê Shqiperi me ujirat e zeza te moqalit tyre.
    Pse u dashka mbajtur nje prokuror qe i ka mbaruar garancia per të
    kryer ketê funksjon aq të rendësishem?!
    Dhe perse nuk paska të drejte shumica parlmentare e mandatuar nga me
    shume se 60% e qytetareve te zgjedhe nje prokuror të ri legjitim?
    Thua opozita nuk e njeh dhe nuk e dinê pozicion e saje..?
    Nese Monika me Lulin dhe Berishen po na thone parlamenti eshte i qytetarve.
    Jame plotesisht dakort por duhet ti rikujtoj kesaj treshje qe po i
    afrohet fundi se populli eshte ai qe votbesuan socialiste per ti
    qeverisur.
    Ndaj jeni të lutur respektoni verdiktin e qytetareve zoterinje deputet
    dhe ju vandalista e rrangalle qe aksidentalisht ju paisi partia juaj
    me mandat deputeti.
    Ora ndeshkimit tashme nuk ka të ndalur kot qirrëni e hidheni si krimba
    në moqalin tuaj që dal nga dale po bonofikohet nga mekanizmat e
    drejtesise qe po rilind..
    Nga Preng Pjetri
    LEZHE

    Reply to this comment
    • info analitike December 19, 15:46

      Ore Prenge rilindjoti e harrove ate te cmendurin e PS se qe pati qelluar me arme brenda ne parlament! Po pse e keni kaq te shkurter kujtesen xhanem. Leri keto perrallat me ndeshkime se njesoj u sollen edhe vandalet Brace, Tahorri, Balla, Doshi me 11 janar. Po ata a nuk meritonin te njejtin ndeshkim apo meqe i ke te partise tende ata jane mbi ligjin. Ah te keqen e konceptit te shtetit qe keni ju militantet e thekur.

      Reply to this comment
  3. Edi P (jo Paloqja) December 19, 19:48

    Jo vetem mandatet por digjni edhe allatet qe te veni pe pajth te semes ju fare muti qe i mbetet Shqiperise ne qafe. Me mire djepi bosh se shejtani brenda.

    Reply to this comment
  4. Alban December 20, 04:13

    JO VETEM MENDIME

    TE GJITHA GJURMET TE COJNE NE “ PYJET “ E BEOGRADIT …

    – Akoma nuk e di se nga cili pyll ka dale Muli
    Zoti Kryeminister !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe lopet e gomaret e Hasit e dine me emer e mbiemer nga cili pyll ka dale Flamur Noka !
    E ka pohuar dhe pohon cdo dite me lehjet e tij, me thirrjet e tij per kacafytje e dhune, terror e permbysje!
    E pohon me zhurmen, gjullurdine, paedukaten e tij monumentale!
    Me bythelepirjen e tij legjendare ndaj nje bythelepiresi si Sali Berisha !
    E ka pohuar me doren, shkrimin dhe vullnetin e tij te lire e te plote ne deponimin e tij kur u kthye nga UDB-ja gjakatare serbe :
    – “Jam trajtuar mire prej tyre…” ( !? )
    – “ jam vendosur ne Grand Hotel te Prishtines… “
    – “ Me kane cuar edhe ne Beograd … “
    – “ Me kane kerkuar qe te vihesha ne sherbim te tyre… “
    – .. Nuk kam pranuar kerkesen e tyre … “
    Kur !?
    Pikerisht ne kulmin e fushates se terrorit shteteror nr Kosove kur vriteshin e priteshin lulja e rinise shqiptare …
    Ne kulmin e dhunes dhe zbatimit te planet gjakatar e kolonialist te Milloshevicit per serbizimin total te Kosoves…
    Ne pikun e gjuetise se shtrigeve dhe masakrimit te cdo atdhetari e luftetari te lirise se Kosoves …
    Ne kohen qe Kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshevic i pergjigjej Kuvendit serb per 24 milione dollare te shtuara ne buxhetin e UDB-se serbe per veprimtarine agjenturore kunder Shqiperise…
    Ne kohen kur xhelati nacional- socialist, lexo nazist, i Beogradit deklaronte po ne ate Kuvend se per disa ore “ mund ta zaptonte Tiranen me shoqaten e gjuetareve te Beogradit “
    Lind pyetja cili sherbim i fshehte agjenturor, aq me teper UDB-ja gjakatare e Milloshevicit mund te trajtonte si kont nje person, nje hic si Flamur Noka, ti kerkonte kthimin ne spiun te saj e ky ta kundershtonte e ata ta lìnin te lire !?
    Never ever !
    Ate do ta kishte perpire dheu e zhdukur pa nam e pa nishan si Profesor Ukshin Hotin e mbi 5000 bije e bija te pafajshme te Kosoves, me shume se 2 mije prej te cileve as sot 19 vjet pas clirimit e gati 10 vjet pas pavaresise se saj, nuk kane nje varr per ti qare familjet e tyre !?
    Le te pergjigjet qofte edhe lexuesi me i thjeshte i kesaj gazete !?
    Si shpjegohet katapultimi i Flamur Nokes nga nje refugjat i rendomte ne majat e udheqjes politike e Qeverisese te PDSH-se me nje shpejtesi marramendese qe vetem Sali Berisha ia ka kaluar deri sot !?
    Cfare e lidh Sali Berishen me Flamur Noken te cilin e ka manarin dhe njeriun me te besuar, jo vetem sot por tash e 24 vjet !?
    Si shpjegohet qe Flamur Noka eshte korrieri dhe hallka me e besueshme e Sali Berishes dhe nenshkruesi i pothuajse te gjitha kontratave te lobimit ne SHBA qysh ne mesim e viteve 90 e deri sot !?
    Kush mund te mos habitet qe tash e gati cerek shekulli Sali Berisha dhe PDSH-ja perdorin pothuajse te njejtet lobiste qe perdor edhe Serbia !?
    A nuk ishte Sali Berisha qe u orvat tia imponoje edhe Gandit te Ballkanit, Ibrahim Rugova te njejtet lobiste qe ai kurre nuk i pranoi, nje nga aresyet e prishjes midis tyre !?
    Cfare e lidh pazgjidhshmerisht Sali Berishen e Flamur Noken me Beogradin !?
    Si eshte e mundur qe Flamur Noka te beje jo vetem korrierin, por edhe deri Ministrin e Brendshem te Sali Berishes ?
    Si eshte e mundur qe nje ish- minister i Brendshem, nje deputet nenkryetar i Komisionit te Sigurise se Kuvendit te Shqiperise te beje me shume bodigardin, truprojen e Sali Berishes se perfaqesuesin e zgjedhesve te tij !?
    Pergjigja e gjithe ketyre pyetjeve te cojne ne pyjet nga ka ardhur Flamur Noka !?
    Cilat jane ato pyje !?
    Jane pylli i “ Orlave te Bardhe” te Beligradit !
    Jane pylli i “Ujqerve te Bardhe “ te Pashicit, Rankovicit e Miloshevicit .
    Eshte pylli “ Dores se Zeze “ te Beogradit tash e 100 vjet jo vetem ne Serbi, Kosove, Mal i Zi”, Maqedoni, Lugine, por edhe ne Shqiperi e ne diaspore .
    Eshte pylli i “Tigrave “ te Arkanit dhe Milloshevicit .
    Eshte pylli i UDB-se gjakatare e thellesisht, thelbesisht antishqiptare qe nga parardhesit e deri tek DIA e sotme !
    Jane keto pyje qe i bashkojne si Sali Berishen edhe Shvejkun e tij Flamur Noken e Lulezim Bashen e co. me Beogradin. Jo sot! Por te pakten tash e 40, 26 e 22 vjet perkatesisht !
    Rrenjet jane edhe me te vjetra.
    Te gjitha gjurmet te cojne ne
    “ pyjet” Beogradit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*