Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë për festat e nëntorit, Xhaka sërish me shqiponjë

November 29, 2018 19:40

Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë për festat e nëntorit, Xhaka sërish me shqiponjë

Granit Xhaka i tregoi botës origjinën e tij pas golit të bujshëm ndaj Serbisë të festuar me simbolin e Shqiponjës, shkruan Blic. Një festim që u përfol dhe për të cilin të dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri morën nga një gjobë monetare prej 10 mijë eurosh.

Mesfushori i Arsenalit ka marrë sërish pak vëmendje dhe ka vendosur që këtë herë simbolin ta realizojë me bashkëshorten e tij Leonita Lekaj. Simboli është realizuar për t’i uruar Shqipërisë festën e Pavarësisë në një darkë të organizuar për këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Edhe shoku i tij i ekipit Shkodran Mustafi ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar Shqipërinë jo vetëm nëpërmjet një postimi të fotos së tij duke bërë flamurin por edhe me një video teksa ka xhiruar Elneny-n duke thënë urime.

Ndërkohë media prestigjioze britanike, “The Sun” shkruan se gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik.

Sipas saj, gjesti i lojtarit të Arsenalit është një veprim nacionalist, i cili lidhet me shqiponjën dy krenare në flamurin Kombëtar të Shqipërisë.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bashkë me bashkëshorten, Leonita kanë shpërndarë foton duke kryqëzuar gishtat në rrjetin social “Instagram”.

v.l/ Dita

November 29, 2018 19:40
Komento

2 Komente

  1. Curcilli , ky Kazan Anekdodash ! November 29, 19:55

    i Vetmi Xhest Rracisti ne kte ” Lajm ”
    eshte ai sulm i kordinuar

    Antishqiptare kunder Shqiptareve ,mbas se cilit fshihet

    qarte sulmi kunder Simbolit gjitheshqiptare ,

    bere nga pederastet e sumes angleze

    te ushqyer ne vite prej Kazanit te Anekdoda-ve (Curcill)

    Reply to this comment
    • Tani November 30, 01:54

      Keta jane idiote kur thone qe shqiponja ne flamurin shqiptar eshte gjest nacionalist. Shqiponja ne flamurin tone nuk eshte shqiponje dobice e Serbise ore ju britanike injorant. Eshte njelloj sikur te thuash qe po te bejne lojtaret skoceze shenjen e flamurit te tyre ata jane nacionaliste dhe irredentiste. Eshte respektimi i shumellojshmerise (diversity) europiane dhe te drejtat e cdo kombesie te festoje si te doje per kombin nga origjinojne. Nje mik po me thoshte qe kur beri betimin ne Amerike per tu bere qytetar i atij vendi gjykatesi qe drejtoj ceremonine ju that te pranishmeve (te gjithe te huaj) qe ruani diversitetin. Ne gezojme diversitetin tuaj. Mos i harroni traditat tuaja. Kjo eshte bukuria e Amerikes. Te gjithe bashke ne diversitet. C’ndodhi me Europen e shkerdhyer plake? A nuk respektojne keta te drejtat e njeriut!? Cdo person qe ata kane pranuar ligjerisht ne Europe vjen nga nje vend i caktuar dhe duhet respektuar per gjuhen, traditat, ushqimet qe bie, moden e flokeve, veshjet tradicionale, muziken e tyre dhe shume te tjera. Kjo eshte bukuria e njeriut modern dhe te civilizuar. Vetem fashistet te digjnin po te ishe hebre. Kjo do te thote qe Europa po shkon drejt fashistizimit dhe racizmit te hapur. Te pellcasin serbet dhe miqte e tyre fashiste. Ne do te vazhdojme te kremtojne flamurin tone qe na e ka trasheguar ai qe i mnbrojti keta zagaret nga hordhite turke, Gjergj Kastrioti injone legjendar?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim