Djemtë e bllokuar në shpellë letër prindërve: Ne jemi të fortë

July 7, 2018 09:25

Djemtë e bllokuar në shpellë letër prindërve: Ne jemi të fortë

 

Djemtë tajlandezë, të bllokuar prej dy javësh në një shpellë kanë shkruar një letër për prindërit e tyre.

Në letër ndër të tjera ata shkruajnë: “Mos u shqetësoni… ne jemi të gjithë të fortë”.

Shënimet e tyre përfshijnë ndër të tjera edhe kërkesa për ushqim, përfshirë edhe pulën e skuqur.

Mësuesi mos na jep shumë detyra shtëpie”, ishte një tjetër shënim i fëmijëve.

Një tjetër letër ka shkruar edhe trajneri i djemve, i cili u shpreh keqardhjen prindërve të 12 lojtarëve.

Në letrën e tij, trajneri 25-vjeçar Ekkapol Chantawong shkruan: “Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.

Unë premtoj se do të kujdesem për fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Faleminderit të gjithëve për ndihmën që po na jepni. Sinqerisht u kërkoj falje prindërve”.

a.s/dita

July 7, 2018 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*