Djordjeviç: Cana e Berisha miqtë e mi, shaka pas ndeshjes në Beograd

October 17, 2014 17:31

Djordjeviç: Cana e Berisha miqtë e mi, shaka pas ndeshjes në Beograd

Sulmuesi serb i Lacios, Djordjevic, qetëson gjakrat duke deklaruar se pavarësisht ndeshjes në Beograd, mes futbollistëve nuk ka ndryshuar asgjë dhe se ata mbeten miq të mirë.

Djordjevic thekson se me Canën dhe me Berishën, kanë bërë shkaka si në dhomat e zhveshjes në Beograd, ashtu edhe në stërvitjen me ekipin e Lacios. Te Lacio janë katër lojtarë që ishin të pranishëm në Beograd, Cana dhe Berisha për Shqipërinë dhe Filip Djordjeviç e Dusan Basta për Serbinë.

“Me Canën dhe Berishën bëmë shaka në dhomat e zhveshjes në Beograd në një klimë miqësore. Nuk di të them me ekzaktësi se ç’farë ndodhi në Beograd, por di të them se kur jemi kthyer në Romë, jemi përshëndetur me Canën dhe Berishën. Jam i bindur që marrëdhënia mes nesh nuk do ndryshojë. Folën në stërvitje për atë që ndodhi në Beograd dhe me shaka futbollistët e tjerë të Lacios na sugjeruan që të bënim një ndeshje dy kundër dy serbë dhe shqiptarë”, përfundon Djordjevic. /E.K

October 17, 2014 17:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*