Do dënohet Tahiri? Gjykata vonon shpalljen e vendimit

September 19, 2019 11:45

Do dënohet Tahiri? Gjykata vonon shpalljen e vendimit

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata do të japë vendimin final për Tahirin mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa ish-ministri ka dalë i qeshur nga seanca gjyqësore, e nisur rreth orës 10:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite për ish-ministrin, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 8 vite.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

o.j/dita

September 19, 2019 11:45
Komento

3 Komente

  1. ME EMER September 19, 12:28

    Natyrisht , por sa per sy e faqe , pasi sikurse kuptohet , dikush tjeter eshte “shefi i madh ” brenda vendit e patjeter qe te tjere “shefa te medhenj ” jane jashte vendit ..! Ata jane “bosey” e planetit , qe kane ne dore c`do gje …

    Reply to this comment
  2. Bureto September 19, 12:56

    Një gjykatë serioze, me gjykatës po ashtu, kurrësesi nuk mund të dënojë një qytetar me supozime. Edhe sikur të ndodhë, që unë nuk e besoj, mos të harrohet që ka dhe shkallë të tjera gjykimi, deri në Strasburg. Mos harrojmë si ky rast, maskaradën shumëvjeçare që solli vërdallë një drejtësi të tërë, për shumë vjet, vetëm me shpifjet e Berishës dhe që poshtërsisht, përdoreshin si argumenta nga gjyqtarët dhe prokurorët e verbër të tij. Dhe, sipas motis “drejtësia (e vërteta vonon por nuk harron”, vëllezërit Shyti më në fund dolën të pafajshëm nga një gjykatë ndërkombëtare. Kështu, si do që të shkojë gjyqi i Tahirit, loja nuk merr fund këtu. Ky si fillim kërkon drejtësi për vete, por besoj se nuk do të ndalet. Si ish ministër i Brendshëm duhet të dijë shumë gjëra, ndoshta nga ato që mu për këtë atij i friken disa.

    Reply to this comment
  3. Rebel September 19, 17:38

    Tahiri u gjend ne vendin e gabuar,ne kohen e gabuar dhe nen drejtimin e nje kryeministri te gabuar,te pa afte dhe te korruptuar,qe pasi i dalin vartesit e tij me akuza,distancohet menjehere nga ata,por kurre NUK MBAN ASNJE PERGJEGJESI PARA QYTETAREVE SI PERZGJEDHES I TYRE!
    Ky vete zgjedh dhe emeron te gjithe njerezit ne postet kryesore dhe ata pasi bejne kerdine,ata qe e pesojne jane qytetaret,ndersa ky sharlatan vazhdon te na tregoje perralla se si po e lufton korrupsionin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*