Banori i shtëpisë që do t’i kthehet vjehrrit të Nishanit tenton të vetëdigjet

Redaksia Online September 12, 2013 13:28

Banori i shtëpisë që do t’i kthehet vjehrrit të Nishanit tenton të vetëdigjet

Një 60-vjeçar kërcënoi sot me vetëflijim nëse Përmbarimi ekzekuton urdhrin për ta nxjerrë nga banesa, të cilës i ka dalë pronari. 60-vjeçari Isuf Gjilani, banor i lagjes 4 në Durrës,kërcënoi se do të digjte veten nëse përmbarimi  e nxjerr nga shtëpia.

Me një shishe benzinë dhe një çakmak në dorë në ballkonin e shtëpisë së tij, Gjilani ka ngulur këmbë se do të vetëflijohej, duke mos pranuar të negociojë as më forcat e policisë RENEA, të cilat mbërritën në vendngjarje. Gjilani ka ndezur një zjarr përreth, por forcat zjarrëfikëse arritën ta shuajnë dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit. Ndërkohë forcat speciale nga Tirana kanë ndërhyrë për neutralizimin e tij.

Banesa në fjalë përfshihet në listën e banesave që u kthehen ish-pronarëve dhe do t’i kthehet vjehrrit të presidentit Nishani.

Redaksia Online September 12, 2013 13:28
Komento

2 Komente

  1. butrinti September 13, 07:22

    o vella ,nuk ka rendesi se e kujt eshte prona …….mire eshte qe te behet nje marveshje ,shteti ,ose ne rastet me te mira vete pronari ,ti siguroj ,qytetarit ,nje ambjent banimi .

    Reply to this comment
  2. ven September 13, 08:24

    sa titull abstrakt..mezi kuptohet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*