Do ju vras të gjithëve! Pamjet e grabitësit në Kamëz

June 17, 2016 14:17

Do ju vras të gjithëve! Pamjet e grabitësit në Kamëz

Publikohen pamjet e agresorit që qëlloi me armë në Kamzë, ku mbeti e plagosur një vajzë, që mendohet se punonte në supermarketin aty pranë.

Pamjet e një kamera sigurie në zonë tregojnë një person të armatosur që bërtet: “Do ju vras të gjithëve”, informon News 24.

Nga pamjet filmike rezulton një person i maskuar, i cili ka hyrë në market dhe ka qëlluar me armë. Më pas dalë jashtë dhe është rikthyer, duke bërtitur.

Në market ishte i pranishëm edhe një punonjës policie, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga ngjarja.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar. Policia nuk ka ende asnjë person të arrestuar për rastin.

 

June 17, 2016 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim