Do largoni Bashën, apo do merrni PD-në? Përgjigja e papritur e Ridvan Bodes

March 8, 2018 20:41

Do largoni Bashën, apo do merrni PD-në? Përgjigja e papritur e Ridvan Bodes

I ftuar në ABCNews, Bode u pyet nëse lëvizja e re ka për qëllim largimin e Lulzim Bashës nga PD apo marrjen e kësaj partie. Ai u përgjigj shkurt: “Është e njëjta gjë”.

Por Bode shtoi se i takon demokratëve të vendosin nëse duan një forcë të re politike, që do të bashkojë të gjithë demokratët. Bode nuk kurseu kritikat e ashpra ndaj kreut aktual të PD-së, duke e quajtur Bashën si një politikan që ka vetëm retorikë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi.

Po kjo është e njëjta gjë. Shqiptarët janë tashmë të vetëdijshëm dhe do kërkojnë t’i japin një përgjigje. E vendosin demokratët, nuk e vendos unë.

Nëse ata vendosin, do të bëhet siç thonë ata. E dinë ata, do mblidhen, do diskutojnë dhe do vendosin. Deri tani ne nuk kemi asnjë artikulim për një forcë të re. Kjo është një çështje politike që i takon demokratëve ta vendosin. Ata që e shohin veten të përjashtuar, një bashkim i të gjithë demokratëve, një lëvizje për bashkim.

Në këtë bashkim e vetmja gjë që na pengon është mënyra sesi kryetari u rizgjodh, sepse ishte një farsë. Ai është mësuar vetëm me retorikë. Aksioni te ai mungon, ai nuk mban përgjegjësi. Çdo njeri është i gabueshëm, vetëm Zoti është i pagabueshëm, por Zoti ka dhënë faljen dhe pendesën“, tha Bode.

o.j/dita

March 8, 2018 20:41
Komento

3 Komente

  1. faro March 9, 04:52

    Asgje nuk behet aty, pa saliun. Te gjithe nen komanden e tij

    Reply to this comment
  2. Vdiq Saliu VDIQ PE-deja ! March 9, 09:48

    Thuaj PD – zerese ke thene Sali Berisha !
    Thuaj Sali Berisha -zere se ke thene PD !

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 March 9, 10:33

    PËRSE SHQIPËRIA NUK KA PËR TË SHKUAR PËRPARA??

    “I ftuar në ABCNews, Bode u pyet nëse lëvizja e re ka për qëllim largimin e Lulzim Bashës nga PD apo marrjen e kësaj partie. Ai u përgjigj shkurt: “Është e njëjta gjë”.
    lexoni këtë pyetje dhe do të shihni se jemi me një mentalitet mesjetar trashëgimie që të vjen për të plasur kur mendon se jemi 5 shekuj pas mbarimit të saj!
    në shqipëri flitet gjithnjë për partinë e dikujt pushtetin e dikujt,sikur të flisnim për principata ose mbretëri!!pavarsisht se nga mëngjesi deri në darkë flasim për “demokraci”!!
    ky është shkaku që jemi në atë “tranzicion” të përjetshëm!!
    çdo kryetar partie e quan pronë të tij partinë dhe në të njëtën mënyrë e quajnë dhe mbështetësit e tij!!
    nëse ka një mendim kundër,pavarsisht se me zgjedhjen e tij ka qënë një pjesë kundër,pra ka votuar për një kandidat tjetër,atëherë të tërë hihen kundër këtij mendimi kundër në mbrojtje të prijsit!!në mbrojtje të të pagabueshmit!!
    në të njëjtin moment kemi përjashtim të kundërshtarit ose një denigrim nëpërmjet shantazheve sa e detyrojnë të “zhduket nga faqja e dheut”!!
    e njëjta gjë dhe me pushtetin shtetëror!!flitet se kundërshtari do të marrë pushtetin,atë pushtet që “prijësi” e ka si “trashëgimi hyjnore”!!
    por harrohet gjithnjë se dhe ai e ka marrë nga dikush!!
    ne nuk do të përparojmë përsa kohë nuk do të diskutojmë,nuk do të bisedojmë me njëri tjetrin,nuk do të jemi të gatshëm të “lëmë pushtetin”!nuk do të përparojmë përsa kohë nuk do të kuptojmë se mendimi ndryshe të çon përpara,se mendimi ndryshe nuk do të thotë dënim të tij por diskutim të tij!!se pozicioni i “prijësit”është një pozicion i përkohshëm,se nuk është as turp e as humbje sikur të zëvëndësohet nga dikush tjetër!!
    e kam thënë shpesh se të vetmen grimcë demokracie shqipëria e ka parë në periudhën e zëvëndëismeve nano-meta-majko-nano dhe me riardhjen e nanos mbaroi kjo mikrodemokraci!
    pyetja për “largim” a “marrje” nuk bën gjë tjetër veçse do të sjellë në krye të kësaj partie,një “prijës” të ri!!një “prijës të pakundërshtueshëm”!!pra do të kemi të njëjtin MUT si më parë!!
    kjo është tek të gjitha partitë!!nuk kemi asnjë që të përmbushë minimumin e kritereve të të qënit parti demokratike(nuk flas për PD,por për principet e dmokracisë në parti)!!
    përsa kohë nuk kemi demokraci në parti!?
    asqë mos të na shkojë në mëndje që ta kemi në shtet!!
    një shoqëri autoritare,diktatoriale,nuk mund të prodhojë një politikë demokratike dhe për pasojë nuk mund të ketë një shtet demokratik!!
    ne si shoqëri jemi të mbrujtur me diktatin,dhe e mbrojmë atë!!
    për shoqërinë tonë nuk ka rëndësi ngjyra e diktatit!ajo në nënvetdije e dëshiron atë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*