Do ndërtohet një teatër- jo Muri i Madh Kinez!

July 5, 2018 11:57

Do ndërtohet një teatër- jo Muri i Madh Kinez!

Për çudi vetëm Fatos Lubonja,
ka shkruar saktësisht këtë herë,
se aktorët sillen si pronarët e tokës,
dhe qeveritarët si sekserë!

Më në fund është vendosur të bëhet,
ashtu si po duan aktorët,
po SHQUPI për ta kundërshtuar,
ka ndezur të gjithë motorët!

Ata bëjnë zhurmë dhe fare kot,
jo më tani që mund të kapen diku,
duket sikur aty më të madhin komplot,
kanë zbuluar falangat blu!

Në komisione vijon opozita,
të njëjtin qëndrim rrugaçëror,
po sa mund të jetë korrupsioni,
në vetëm dymijë metra katrorë?!

Në Komisionet e Kuvendit,
beteja më e madhe u ndez,
jo sikur do ndërtohet një teatër,
po Muri i Madh Kinez!

Në ballë të betejën një telebane,
dhe pas saj një palo spurdhjak,
me fjalor dhe kulturë mjerane,
fort ulërasin si halabakë!

Po ç’mund të bësh në dymijë metra katrorë,
enigma e të gjithë miletit,
flasin këta që taborë-taborë,
vodhën mijëra hektarë në bregun e detit!

Duket se po bëhet hataja vërtet,
se aty e ka fatin Shqipëria,
si korba të zinj janë sulur përmbi shtet,
njëlloj PD-ja dhe LSI-ja!

Tani u tërhoqën nga beteja,
dhe aktorët e manipuluar,
po SHQUPI gjen forca të reja,
që nervin e betejës ta mbajë zgjuar!

Opozita jonë luftarake,
duket totalisht si e dehur,
po letrat janë hapur mbi tavolinë,
dhe s’ka asgjë për t’u fshehur!

Teatri nuk është kauza e SHQUPIT,
natyrisht as e LSI-së,
po është obligim shtetëror,
një detyrë normale e qeverisë!

Qeveria e ka përgjegjësinë,
dhe maxhoranca që ligjet vulos,
mund ta dëgjojë PD-ë LSI-në,
por është shumica që vendos!

Projekt-ligji do të bëhet ligj,
dhe do ndërtohet teatri në Tiranë,
nëse kjo nuk do të ndodhte,
zgjedhjet dhe numrat çfarë kuptimi kanë?!

Këta të zestë ende s’e kuptojnë,
se janë pa pushtet e pa fuqi,
dhe nëse kaq ndyrësisht do vazhdojnë,
në pushtet nuk do kthehen kurrësesi!

Teatri për një vit do mbarojë,
më kot kjo sherrnajë u ndez,
mbase dhe opozita do kuptojë,
se nuk do ndërtohej Muri i Madh Kinez!

Arben Duka

July 5, 2018 11:57