“Do përfundosh si Duçja”, Aurel Plasari reagon pas deklaratës së Bashës: Mos lexo mbrapsht

March 20, 2017 15:11

“Do përfundosh si Duçja”, Aurel Plasari reagon pas deklaratës së Bashës: Mos lexo mbrapsht

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha duke hedhur sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama e ka paralajmëruar se mund të përfundojë si Duçja. Në fjalën e tij Basha iu referua shkrimtarit Aurel Plasari.

Përgjigjen më të mirë ja dha Plasari, kur tha se ‘mos mor djalë se do përfundosh si Duçja. Edi Rama, jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja”, deklaroi Basha.

Por pas fjalës së Bashës ka ardhur edhe reagimi i shkrimtarit ku me anë të një statusi në “Facebook”, Plasari edhe pse në shkrim nuk është referuar me emra, e akuzon Bashën se i ka shtrembëruar fjalën dhe se sipas tij ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjëherë faktit që Rama mund të përfundojë si Duçja.

STATUSI I AUREL PLASARIT

NJË SHEMBULL I TË LEXUARIT MBRAPSHT

Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë!

Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane

NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”. Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”.

Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?

March 20, 2017 15:11
Komento

5 Komente

  1. Besoj March 20, 15:19

    Flete shume per asgje. Shume I pasigurte ne ato qe shkruan, frikacak ti mbroje. E ke mik te te rroje o i paafte.

    Reply to this comment
  2. Guri March 20, 16:42

    Por se mos ka bere ndonje gje persembari lulashi ne jeten e tij?

    Reply to this comment
  3. I pa anshem March 20, 17:10

    Te paktene ka kuptuar qe ka bere gabim ky pseudointelektual antishqiptar.

    Reply to this comment
  4. demo March 20, 18:28

    Plasari te kane ngaterruar kot!.Kete: Do perfundosh si Mussolini,Basha e ka vjedhur nga komentet ne “Dita”,qe i adresoheshin Berishes.E kane bere zakon qe pacavuret e tyre t`ja ngjisin kundershtarit si kopili ne bere.

    Reply to this comment
  5. shpresa March 20, 22:56

    Po pse o mustaqe mi Aurel dhe ca…ku e dini ju se kush do te jete opozite? Pse nje parti e percakton se duhen bere zgjedhje apo jo. Po shyqyr ore, Shqiperia ka 150 parti dhe le te dale ndonjera ne opozite. Po shtini ne vend te pillni dhe e keqja eshte se e shtira eshte edhe e semure qe perhapet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*