A do shtyhet hetimi për Tahirin? Prokuroria në pritje të dy letër-porosive

June 22, 2018 16:53

A do shtyhet hetimi për Tahirin? Prokuroria në pritje të dy letër-porosive

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka afat për të hetuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri deri në 17 Korrik. Grupi hetimor ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë zgjatjen përtej kësaj date me tre muaj të tjerë apo do të dërgojë dosjen në gjyq. Burime për mediat nga Prokuroria sqarojnë se ata janë në pritje të dy letër-porosive nga Mali i Zi dhe Italia.

Nga Mali i Zi pritet verifikimi i disa hyrje-daljeve të kryera nga ish-ministri dhe të tjerë persona që janë nën hetim në këtë dosje. Hetuesit janë në pritje të këtyre informacioneve dhe vetëm pas administrimit të tyre do të vendoset nëse do kërkohet përsëri zgjatje hetimesh apo dosja shkon për gjykim.

Prokurorët shqiptarë thuajse kanë përfunduar të gjithë veprimet hetimore si marrje dëshmish apo verifikime të tjera. E fundit provë që morën prokurorët ishte dëshmia e Moisi Habilaj dhe personave të tjerë që ndodhen të arrestuar në Itali. Por këto dëshmi nuk kanë ndihmuar hetimin, pasi Moisi Habilaj pjesës më të madhe të pyetjeve nuk iu përgjigj.

Të njëjtin qëndrim para hetuesve mbajti edhe Nazer Seiti një nga personat më të rëndësishëm të grupit të Habiljave”. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion.

Ai qëndroi dy javë në “arrest shtëpie” pas  vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për këtë çështje. Por ishte Gjykata e Apelit ajo që ndryshoi vendimin duke e liruar ish-ministrin dhe vendosur hetim në gjendje të lirë.

o.j/dita

June 22, 2018 16:53
Komento

5 Komente

  1. JETIMET E 21 JANARIT June 22, 17:23

    IDJOTE.MUL NOKA DHE HAJDARE!
    Çeshtja ‘Tahiri’ nuk pengon hapjen e negociatave por i ndihmon se Bota nuk eshte e mbushur me mula dhe hajdare apo LU lashe qe mos kuptoje se ketu shkelen te drejtat humane dhe me Tahirin po luhet nje hakmarrje primitive nga treshja serb Berisha,hajdut Meta dhe kinezi LU……

    Reply to this comment
  2. info analitike June 22, 19:25

    Ja ku e keni gurin proves per vettingun shoke te Dites! A do te kene guxim gjyqtaret te dalin mbi paktet kriepsiko-Tahorri?

    Reply to this comment
    • Grigor Likmeta June 22, 20:07

      Info anali je nje loqe koke e kembe. Skeni as turp as nder. Vetem villni blogjeve si gjallesa te velura nga cesspool-i i SHQUP-it. Pak rendesi ka qe Prokuroria ka gjashte muaj qe sillet si pordha neper breke pa mundur te nxjerre nje fakt te vetem pervec dacibaove te marra nga gazetat italiane ku flitet per Moisi Habilajn dhe rrjetin e tij. Ka marre fund koha kur denoheshe per kusheririn e trete o info-mortja. Ti je akoma me mentalitetin e shpellarit vucidolist qe mbushi drejtesine me plepiste 6 mujore dhe I ndersente si qene te terbuar kunder kundershtareve politike. Ka mbaruar ajo kohe info dambllaja.

      Reply to this comment
  3. Arben June 22, 21:21

    Akoma nuk e ka marre pafajesine ky??!!!

    Reply to this comment
  4. Syri i Shkodres June 23, 11:35

    Lereni Tahirin rehat! Ky lloj trajtimi i ceshtjeve nga Saliu eshte kriminale! Po bejne te gjitha poshtersite e mundshme qe te shpetojne! Ke vrare Sali! Je vrases! Je kriminel! Do te dalesh para drejtesise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*