Do ta refuzoja propozimin e Saliut për minutin e Srebrenicës!

Arben Duka July 10, 2015 15:36

Do ta refuzoja propozimin e Saliut për minutin e Srebrenicës!

Të gjithë – Kuvendin,
e pamë me kureshtje,
në çastin që mbajti,
një minutë heshtje!

E pamë Kuvendin,
në këmbë si qëndroi,
po çudia është,
kush e propozoi!

Kush e propozoi,
një minutë zi?!
Pëllumbi i Paqes,
me emrin Sali!

Kur të bën dikush,
një sfidë kaq të rëndë,
je i detyruar,
të ngrihesh në këmbë!

Të gjitha ndasitë,
bëhen re e pluhur,
po ky propozues,
s’është person’ i duhur!

Nuk mund që ta shpalli,
minutën e zisë,
jo vetëm se është,
dhëndri i Serbisë!

Një pengesë serioze,
kjo nuk mund të jetë,
por fakti se Sala,
ka vrarë njerëz vetë!

Ai këtu quhet,
qind për qind i kapur,
dhe në popull ka,
një dosje të hapur!

Nëse një mandat,
aty do gëzoja,
atë propozim,
do ta refuzoja!

Do ta refuzoja,
dhe pa diskutim,
e do ta trajtoja,
si një provokim!
Do ta refuzoja,
atë një minut’,
se për vrasjet Sala,
ka një kontribut!

Menjëherë në mënd,
i vjen Çdo njeriu,
se si Sllobodanin,
ndihmoi xha Saliu!

Gjithë makineria,
e ushtrisë vrastare,
vihej në lëvizje,
nga nafta shqiptare!

Po mos kishte fakte,
vargje sot s’do bëja,
po ka një raport,
fiks nga OKB-ja!

Njëzet vite mbrapa,
edhe unë jam kthyer,
kur “Shqiponjë” e Salës,
embargon ka thyer!

Ndaj do refuzoja,
me plot neveri,
atë propozim,
të shokut Sali!

Këto që të gjitha,
do thoshja aty,
dhe Sala s’më kapte,
dot në befasi!

Dje të gjithë Kuvendit,
ju var një kumborë,
se në ato vrasje,
Saliu ka dorë!

Arben Duka July 10, 2015 15:36
Komento

14 Komente

  1. lato July 10, 19:06

    Cfare deputetesh kemi votuar,ore !Qorra qe i genjen nje cope malok!Nuk e dijne keta deputete Momir Bullatovicin dhe firmen shqiponja?

    Reply to this comment
  2. METEH July 10, 19:40

    Z.Duka,ju lumt per poezine.Saliu prap provokoi.Ja doli te çoi ne kembe deputetet me propozimin e tij,duke i sfiduar te gjithe dhe mire ua beri.Pse?Nuk pati nje burre me te mençem se ai ta bente nje propozim te tille? Nese nuk do çoheshin ne kembe deputetet çfar do te ndodhte? A do e merte vesh gjithe bota se maxhoranca nuk mbajti 1 ‘ heshtje per genocidin ne SEBRENICE? Eshte fakt se Saliu po talle menderen me kuvendin por dhe me shumicen e shqipetareve qe e kan votuar kete maxhorance apatike…!

    Reply to this comment
  3. Tomorri July 10, 21:25

    Per deputetet e majte kjo ngjarje e pa falshme,kjo ju ka hequr mjafte pike dhe duhet shume pune per tu riparuare.

    Reply to this comment
  4. doktori July 10, 21:44

    deputetet nuk u cuan per sali vrastarin por u cuan per te respektuar viktimat e pafajme qe beri vjerri i saliut sllobodani.

    Reply to this comment
  5. Ujku do mjegull July 10, 21:50

    Gjate sundimit te Sali shpellarit,e dine edhe femijet,qe askush nuk do te guxonte te kryente nje krim aq te rende ndaj popullit te tij,ndaj protestuesve paqesore,pa urdherin e drejt per drejte te tij.Eshte kjo,dhe vetem kjo arsyeja se perse u zhduken gati te gjitha provat,u fshine kamerat e kryeministrise,u zhduken e falsifikuan dokumente,u bene perpjekje , qe vrasjet t`ua faturonin opozites,u terrorizuan qe nga Presidenti i Republikes,kryeprokurorja,kreu i SHISH-it,nje grup gazetaresh,etj Aieshte i hurit dhe i litarit.Ai te vret naten dhe te qan diten.Kulmi i hipokrizise.

    Reply to this comment
  6. As Poet, As Analist July 10, 22:20

    Aty né kuvend,
    né ate foltore,
    eshte i vetmi vend,
    tè lehe si gore!

    Kryeqen saliu,
    aty leh sa ngjiret,
     as i pritet fjala,
    as jashte nuk nxirret!

    Sa tè jete aty,
    Meta kryetar,
    saliu do vazhdoje,
    tè lehe si zagar!.. 

    Une nuk e kam pare,
    Salen me kureshtje,
    kur ftoji parlamentin,
    per nje minute heshtje.

    U bene ca muaj,
    nuk e kam degjuar,
    kete monster pylli,
    e kam bojkotuar!

    Per ç’ka shkruan shtypi,
    per monstren Sali,
    as me behet vone,
    as dua t’ia di!…

    Me vjen shumë çudi
    çfare i ndodh kuvendit
    flet  mender saliu
    tè gjithe luajne vendit!

    Tani qe lexoj
    ne kuvend çka ngjare
    une e gjykoj thjeshte
    nje turp kembetar!

    Po tè isha vete
    né ate ndodhi
    une do e perbuzja
    me shume neveri….

    Reply to this comment
  7. Onkezmi July 11, 00:27

    Mire e ke Beni,por do te kujtoja se me 1997 u vrane 5 mije vete sa 1/4 e te reneve ne Shqiperi gjate luftes se ii-te boterore,pra Sala eshte vrastar brenda vendit e pastaj jashte kufijve…?!

    Reply to this comment
  8. lumi July 11, 09:06

    Arben Duka
    je ni
    LEXHEND

    Reply to this comment
  9. Moza July 11, 09:35

    Per mua drejtuesi real i kuvendit eshte Saliu.Ai flet sa dhe si do.Kujtimin e Srebrenices patjeter ta vinte ne axhente drejtuesit e kuvendit dhe jo ti linte mundesi ta prpozonte vrasesi i popullit te vet dhe mbeshtetesi i vrasesve te Srebrenices.I vuri ne rresht deputetet.Revoltohem me paburrerine e tyre.Kishte mundesi qe pas propozimit te refuzonin propozuesin dhe te kerkonin ta bente drejtuesi i seances.Ilir meten e ka ne dore prandaj dhe ai ka respekt per doktorin dhe e le te bej cte doje.Mjere ne per keta deputete

    Reply to this comment
  10. Mark uk July 11, 12:07

    Po kush te pjerdh o poetaruc partiak se do kishe pranuar apo jo.Do pyesja doktorin e komenteve,pse nuk u cuan deputet e PPSH sot PS kur ju kerkue per kater te vrar nga urdherat e Gramoz Rucit ne Shkoder me dy prill te vitit 1991?Partia socialiste i ka te gjithenumrat e duhur per te cuar Berishen ne prokorori,pse nuk e bene kete,po ka qe nga fillimi i demokracis qe rrine duke lehur si qeni,bashk me disa ish sekretar partie fshati qe bejn komente te till.Ateher ne te kundert behuni bashke hajani menermethanen e mos merrni perseri detyren e qenit.

    Reply to this comment
  11. Zoro July 11, 13:40

    PO PSE, NUK E DI iLIR META QE SALIU KA NDIHMUAR MAKINERINE E LUFTES SE SERBISE PER KRIMET E KRYERA NE BOSNJE ? AI I FURNIZOJ ME NAFTE DERI NE MBARIM TE LUFTES, KETE E DI DHE OKB-ja QE AI THEU EMBARGON,.E KA SHKRUAJTUR NE LIBRIN E TIJ BULATOVIC NDIHMEN E SALIUT.

    Reply to this comment
  12. Mark uk July 11, 15:50

    zoro:Po pse tregohesh kaq injorant.Ishte dora e Europes,se nuk ja mbante Berishes te thyente embargon.Embargon nuk mundi ta thyente Rusia e jo Berisha qe perfaqsonte tre milion shqiptar.

    Reply to this comment
  13. Bajram September 17, 23:51

    Firma vrastare “Shqiponja” ishte prodhim i perbashket PD dhe PS ndaj nuk me habit qe u ngriten ne kembe nen komanden e Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*