Do ta zhvarrosin varrmihësit drejtësinë?

Andrea Stefani May 8, 2016 08:44 Updated

Do ta zhvarrosin varrmihësit drejtësinë?

Mund të thuhet, pa pasur frikë se gabon, se Reforma në Drejtësi, nëse realizohet ashtu si shpresohet dhe premtohet, do të ketë për Shqipërinë, atë vlerë themeluese dhe emancipuese që pati për Britaninë, dhe më pas për krejt njerëzimin, nënshkrimi i Magna Carta-s shekuj më parë. Sepse për herë të parë në historinë e Shqipërisë, pritet të themelohet një pushtet drejtësie i pavarur, një sistem që ashtu si Magna Carta mbretit, do ti vërë kufij politikës, qeverive që të mos mund të ushtrojnë dhunë arbitrare, qoftë edhe më ligj, kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Në këtë kuptim, reforma në drejtësi, nëse çohet përpara me devocion dhe guxim, do të hapë dyert e epokës së lirisë edhe për Shqiptarët. Edhe ata do të bëhen më në fund njerëz të lirë!

Sepse shqiptarët nuk kanë qenë kurrë njerëz të lirë. Nuk janë edhe tani. Argumentimi është i thjeshtë: Nuk mund të ketë liri aty ku nuk ka drejtësi. Drejtësia është emri i dytë i lirisë (Burke). Problemi është se jo pak shqiptarë e kanë të vështirë ta kuptojnë. E patën të pamundur ta kuptojnë gjatë sundimit komunist. Edhe për shkak të një propagande trushpëlarëse që këmbëngulte t’u nguliste në kokë se bashkë me triumfin e pushtetit komunist kish ardhur edhe liria. Krejt e kundërta qe e vërtetë. Nuk ka patur as edhe një ditë liri nën komunizëm. Pra nuk është se partizanët sollën lirinë dhe pastaj, gradualisht ajo degradoi në diktaturë. Jo! Që në krye të herës Lufta nacionalçlirimtare, u projektua si një strategji për të vendosur diktaturën e proletariatit. Ajo ishte një luftë për çlirimin e vendit nga okupatori i huaj, por jo për lirinë e shqiptarëve si individë, si njerëz. Ajo shërbeu për të hedhur themelet e diktaturës dhe jo themelet e lirisë. Themel i lirisë është drejtësia e pavarur nga politika, nga qeveritë dhe parlamentet. Partizanët luftonin për çlirimin e vendit kundër nazifashistëve si pushtues pa e ditur se do bëheshin forca ushtarake e një diktature të re po aq shtypëse për lirinë e njerëzve sa edhe fashizmi. Lufta e tyre ishte e sinqertë, heroizmi i tyre i lavdishëm por nuk është aspak faji i tyre që sakrificat dhe gjaku që derdhën nuk shkuan në favor të lirisë së njeriut. Është krim i elitave politike të asaj kohe që kishin në kokë një projekt diktatorial për Shqipërinë dhe jo projektin e një shteti me liri. Vdekje Fashizmit-Liri Popullit! -qe parulla e luftës NÇl. Vetëm gjysma e parë u realizua. E dyta jo.

Nuk ka nevojë të argumentohet se nën 45 vjet diktaturë nuk pati liri për shqiptarin. Argumenti? Diktatura dhe liria nuk mund të bashkëjetojnë. Ndonëse propaganda dhe arti, poezitë dhe këngët, i këndonin “lirisë që solli Partia”. E vërteta është që Partia nuk kish asnjë pengesë për të ndërhyrë në jetën e gjithkujt kur ja lypte nevoja politike. Dhe aty ku, siç ka thënë Mill, aftësia e qeverive për të ndërhyrë, qoftë edhe me ligj, në jetën e qytetarëve nuk është e kufizuar, aty nuk mund të këtë liri.

Por liria nuk erdhi as me përmbysjen e diktaturë komuniste.  Parulla qe Liri-Demokraci! Vetëm gjysma u vu disi në jetë. Sepse liria nuk erdhi. Dhe bashkë me mungesën e lirisë, degradoi edhe demokracia, si vjedhje vote e manipulim zgjedhjesh, si korrupsion, pabarazi para ligjit dhe pandëshkueshmëri. Edhe në këtë rast përgjegjësia është e elitave politike që ishin krejtësisht të padedikuara për lirinë. Të brumosura me mendësi komuniste deri edhe mafioze, ato nuk mund të vepronin veçse në mënyrë autokratike në raport me pushtetin e drejtësinë. Prandaj, ashtu si Enver Hoxha apo Koçi Xoxe u përpoqën që në fillim të përdorin drejtësinë si mashë për të konsoliduar diktaturën, pra si armë të diktaturës kundër lirive të njerëzve, ashtu edhe Sali Berisha e kompani, u përpoq që jo ti japë pavarësi drejtësisë, por ta shndërrojë  në një armë dhe mburojë personale të pushtetit të tij. Dhe kur nis keq, keq do vazhdojë. Edhe lidershipet që erdhën pas tij në këto 25 vjet tranzicion, kanë ecur, pak a shumë në këtë shteg duke mos shfaqur as ambicie dhe as vullnet për një drejtësi të pavarur realisht në Shqipëri.

Mungesës së drejtësisë së pavarur, me tregues sintetik pandëshkueshmërinë, i dedikohet më së shumti, kalbëzimi i skajshëm i shtetit dhe i shoqërisë, kriminalizimi, korrupsioni, mafiozimi dhe rrënimi mjedisor apo moral në nivele të paperceptuara më parë, diferencimi i llahtarshëm pasuror ku floriri i bën karshillëk mjerimit dhe luksi-urisë.

Në këtë rrethanë padrejtësie shqiptarët kanë mbetur skllevër të forcës, dhunës, kapriçios. Aftësia dhe meritokracia hyjnë pak në punë. Që të bësh karrierë, të sigurosh një vend pune apo të fitosh një të drejtë që të takon, duhet të bëhesh ose me më të fortin ose me fitimtarin. Dhe e humb vendin e punës nëse nuk demonstron, në shkallën e kërkuar, devocion për partinë që ta ka dhënë atë vend pune. Dhe Partia, lideri apo shefi i kanë duart e lira të të flakin si leckë sepse nuk i kufizon askush në kapriçion e tyre.  Nuk i kufizon drejtësia që mungon në prokurori e gjykata. Dhe triumfi i kultit të forcës nuk është gjë tjetër veçse mafiozimi i shtetit. Shteti funksionon si një mafie ku nuk është e drejta ajo që vendos por i forti, i pushtetshmi. Prandaj në Shqipëri sundon një omerta ndaj padrejtësive që i bëhen individit. Nuk protestohet ndaj padrejtësive. Prandaj shqiptari është bërë i shqarthët, servil, fanatik dhe i paaftë për mendim kritik. Ai vetëm aprovon, vetëm pason, bindet por nuk ka vullnet të tijin. Vepron sipas rrethanave jo sipas ideve. Ngjason më shumë me një çifçi se sa me një qytetar.

Tre të drejta bazike të njeriut, ajo e jetës, e punës dhe e pronës janë dhunuar rëndë në këto vite për shkak të mungesës së drejtësisë. Për këto ofrojnë fakte Gërdeci dhe 21 janari, mijëra shqiptarë të flakur nga puna se herë ndërrohen pushtetet si dhe dhunimi i të drejtës së pronës madje edhe për pronarët e dhunuar nga komunizmi. Ligji i fundit për pronat i miratuar nga Qeveria Rama, është një shembull klasik i ndërhyrjes me ligj në të drejtën private të njeriut duke e dhunuar atë për “interesa publike”. Është shfaqje e një arrogance, e një jakobinizmi bolshevik në praninë e të cilit, sikundër thoshte Mill, nuk mund të ketë liri për njeriun. Po ligji në fjalë ka vajtur në gjykatën Kushtetuese. Të shohim se sa kjo gjykatë do të mund të ngrihet në nivelin e misionarit të mbrojtësit të të drejtave të njeriut, duke i vënë kufirin e drejtësisë “te thana” një qeverie që kërkon t’i cenojë ato.

Të jesh i lirë nuk do të thotë të kesh në letër të drejtë fjale, prone private, apo vote por që t’i ushtrosh të gjitha këto duke qenë i mbrojtur. Pa asnjë kosto. Që do të thotë, ata që se pëlqejnë fjalën tënde të mos mund të të pengojnë apo të të obstruktojnë, ata që lakmojnë pronën tënde të mos mund të ta marrin, ata që lakmojnë votën tënde të mos mund ta komandojnë. Ti dhe vetëm ti të jesh zot i fjalës, votës, pronës dhe vetes tënde. Dhe një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në praninë e drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia mund ti bëjë shqiptarët të lirë. Prandaj kush është kundër reformës në drejtësi është kundër lirisë. Trembesh kur shikon se në favor të reformës pritet të votojnë jo pak nga ata (Berisha së pari) që në këto 25 vjet nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë varrosur drejtësinë. Trembesh se këta varrmihës mund të kontribuojnë në zhvarrimin e drejtësisë. Argumenti? Se duhet t’i hapin gropën vetes!

Andrea Stefani May 8, 2016 08:44 Updated
Komento

20 Komente

  1. dashamires May 8, 09:45

    Stefani po zhgenjen rende tifozet e tij kur thote se ne komunizem nuk kemi patur liri. Ne komunisteve na pelqen qe mungese lirie te quajme vetem kohen kur nuk qeverisim. Edhe Stefani ne se do tifoze, ashtu te thote. Pervec nesh nuk ja var tjeter torben atij sot.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 8, 15:07

      Qy stefanako me kujton nje shkrim i 1989
      tek gazeta The Guardian ,
      Ku nje Zonje [ [[ lexo stefani ]]
      e Fiksuar nga Reziku i kancerit te gjiut
      Deri ne ate pike , sa e shkreta hante vetem Karrota
      e Bindur qe me Beta- karotenen
      do te mbrohej nga Tumori .Por hengri kaq shume sa u shtrua ne spital

      ç’fare konkluzioni nxorri Zonja [[ Stefanqi ]]
      Se u shtrua ne spital , sepse nuk kishte ngrene aq sa duhej Karota,
      Firmosi daljen nga spitali , duke injoruar Lutjet e mjekeve ,
      dhe u kthye ne shtepi me nje çante plot me karota.

      Reply to this comment
      • stefani=kaqislami sindrom May 8, 18:20

        E lexova per korrektesi me kujdes zotin Andrea dhe u bera pishman..humba 10 minuta kot..

        U befasova nga nje fjali “bizarre” si me poshte:

        “””””””Që në krye të herës Lufta nacionalçlirimtare, u projektua si një strategji për të vendosur diktaturën e proletariatit.””””

        Me vjen keq qe ky ish ML-PPSH-IST
        te tjera shkruan….te tjera mendon..te tjera thote dhe per te tjera paguhet.

        Duke qene se jam nga ato shqiptare qe kur ky zabit,prift i kuq na spjegonte bashke me hordhine e kardarenjeve “madheshtine” e pushtetit te asaj kohe e perqeshnim dhe e perbuznim.

        e njejta perbuzje vazhdon dhe sot..se pse paska marre “koburen” per te vrare LNC..sic eshte beren ne mode:

        Lexo me poshte i nderuar Analist te kuptosh qe enverhoxha dhe staff i tij ishte e keqja me e vogel ne ate kohe dhe te tjere kane bere ,bejne dhe do te bejne ligjin..

        Atehere te paktien kishim nje vend sovran kurse sot….jemi vetem territor….

        Nje fare pesimizmi dhe deshperimi te shkakton kjo metamorfoze e cuditeshme e shoqerise civile dhe intelektualeve ne Shqiperi ne lidhje me Enver Hoxhen dhe sistemet para dhe pas 1991.
        Sot shikojme nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..
        Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
        Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
        Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
        Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO)s hkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
        *Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
        **Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
        *** Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
        **** Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
        *****Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
        ******Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
        *******Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
        ********Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
        *********
        Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
        Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
        Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
        Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
        Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
        Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
        Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
        *************
        Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
        Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
        Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
        Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
        Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
        I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
        Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botesne Amerike.
        Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
        Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
        Pikerisht mbrojtja qe po behet Sa trapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
        Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
        Ju lutem mos I ringrini
        monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra
        qe ka nxjerre shoqeria njerzore
        per te gjitha kohrat..
        GHOST OF VICIDOL

        Reply to this comment
    • Claus May 8, 16:05

      Mundohuni te abstragoni nga te qenit qytetar i kesaj republike,dhe te veshtroni se c’behet aty.
      Do t’ju duket nje vend absurd,situate absurde,personazhe absurde,qe gjallojne ne nje kohe gjithashtu absurde!
      Autoret e kesaj tabloje absurde te ketij realiteti te cuditshem e japin ne tere dimensionet e saja,mediat e qeverise,analistet dhe gazetaret e saj.
      I kthehemi abstragimit te fillimit.Nese dikush do te lexonte vetem shkrimet dhe editorialet e mediave te qeverise,do te mendonte qe reforma e famshme ne drejtesi po behet per te asgjesuar opoziten;do te mendonte se te gjithe te korruptuarit jane ne opozite;do te mendonte se vete korrupsioni eshte tipar eksluziv i opozites…
      Por do te mendonte edhe se maxhoranca,qeveria,me te gjithe deputetet dhe ministrat e zyrtaret e saj,jo vetem qe jane te pakorruptueshem,por kane per detyre te luftojne korrupsionin e opozites!!!…
      Permbledhja e gjithe shkrimeve te analisteve te qeverise,mbi reformen ne drejtesi,eshte shkurt: ju socialiste keni marre njemilione vota nga populli,per te ndeshkuar korrupsionin e opozites;bejeni ate!
      Dhe,cdo dite,dite per dite,bejne enumeracionin e krimeve te tmerrshme te opozites,sidomos te liderit historik te saj…
      Kjo eshte tabloja absurde e realitetit te percudnuar te panorames politike ne Shqiperi,qe ua servirin shqiptareve mediat e qeverise.
      Por,ka nje cen…
      Kjo tablo nuk eshte origjinale.Ajo eshte nje kopje e tablose qe u eshte servirur shqiptareve per gjysemshekulli diktature komuniste.
      E gjithe makineria e tmerrshme propagandistike e diktatures,per gjysemshekulli rrjesht,e dendte shqiptarin me krimet e tmerrshme te klases se permbysur.E shqiptaret e gjore habiteshin tek shihnin sesi paskeshin mundur te jetonin ne regjimet e meparshme te klasave te permbysura…sesi paskeshin shpetuar gjalle madje!
      Dhe ashtu te mbushur me urrejtje brohorisnin pushtetin e ri, dhe i kerkonin madje te ndeshkonte pameshire armiqte e tij.
      Nderkohe qe perjetonin kete situate absurdi,pushteti komunist,me hanxhar ne dore,priste sa i hante krahu;vriste,priste,masakronte,internonte,burgoste e linconte me mijera me dhjetera e dhjetera mijera shqiptare.
      Aq force te madhe kishte propaganda komuniste,sa kishte edhe nga viktimat,vete nga ata qe e pesonin dhunen e saj,qe dyshonin se me te vertete mund te kishin vrare e prere sic thuhej nga propaganda,megjithese nuk e mbanin mend ta kishin bere nje gje te tille…!!!
      Sot jane ne pushtet trashegimtaret e komunisteve.Partia Socialiste eshte trashegimtarja e Partise se Punes.
      Po ndiqet e njejta taktike.
      Po dendet opinioni publik nga propaganda qeveritare per krimet e opozites dhe, me ane tjeter ,po bejne kerdine.
      Krimi dhe korrupsioni kane arrituar majat…deri ne Parlament,me deputetet socialiste trafikante droge,femrash dhe vrases te pameshirshem!
      E si per t’i vene vulen paragonise,kemi zotin Andrea Stefani,i cili eshte nder te rrallet,qe po perjeton te dyja epokat.Eshte nder te rrallet qe ka marre pjese ne autoresine e te dyja tablove absurde.
      Te pares,origjinales komuniste;dhe te dytes,kopjes socialiste.
      Ne kohen e komunizmit, profesonte e propagandonte per armikun e klases,per borgjeze e kulake,per armiq te brendshem e te jashtem,qe duheshin goditur pameshire nga drejtesia popullore e diktatures se proletariatit.
      Ne kohen e Rilindjes,shkruan dhe propagandon per armikun opozitar,per PD-ne,duke i bere thirrje pushtetit te oligarkise socialiste per t’i goditur pa meshire ata…!
      Ja,te nderuar lexues,ne c’absurd jetojne shqiptaret e mjere!Ne c’absurd jetoni ju!Ne c’absurd jeton ti qe po me lexon!

      Reply to this comment
  2. Amb....amerik...LU_dv May 8, 10:03

    Kot sforcoheni kaq shume per t’ja hedhur popullit skiptar.
    Edhe me me pake sforco eshte e mjaftueshme per t’ja futur edhe kesaj radhe…madje vetem Vllahutin mundet edhe pa mua.Populli ine eshte nje popull i sinqerte,naiv dhe natyrisht buda…(nuk ma nxe goja ta them…)
    Rrofte drejtesia e bojatisur !
    Tani e tutje drejt fare mos beni kthesa!
    Skiperia eshte ndare e nuk ka mbetur se perse te ziheni me!

    Reply to this comment
    • Drejtesia e ende-rrruar May 8, 15:54

      Ligjet jane por eshte ky popull qe i zbaton, jane bijte e ketij populli, si ky zoteria siper, qe flet si e “oma Zeqos n’maj te thanes”.Problemi do te jete si do te zbatohet kjo reforme ne te ardhmen. Megjithate urojme qe edhe Shqipetaret te kene drejtesi.

      Reply to this comment
  3. Lpl. May 8, 10:25

    Ke bere nje shkrim Eskatologjik per veten dhe per Shqiperine me mire vone se kurre , mbas 25 viteve ke filluar te kuptosh se cfare i mungon realisht ketije vendi , i mungon nje bote tjeter nje mendim kolektiv ndryshe nje njeri tjeter.

    Reply to this comment
  4. F.Pazoku May 8, 10:34

    Stefani kerkon te behet i gjithanshem, Ai godet perseri periudhen e Luftes heroike nac-çlirimtare dhe are pas luftes, epoken socialiste. Godet per te qene ne moden berishiane, periudhen kur shqiptaret e gjore me ne fund kishin disa te drejta e liri qe as ne enderr nuk i kishin pare me shekuj. Perse sherben liria z.Stefani? Per te patur nje pune, pra per te firmosur ne bordero rrogen e jetes, per garanci te jetes nga krimi, per t’u arsimuar, per te patur sherbim mjeksor, nevojen per kulture, sport, nevojen per drite dhe zhvillim bashkohor, bashkerenduar ne jeten harmonike sociale….e keshtu me radhe, deri tek liria per te marre nje liber e per te lexuar falas. Si do te lexoje nje femije i nje fshati me te ardhura te pamjatueshme per te blere nje liber? A e di zotrote qe bibliotekat e ngritura pergjate atij socializmi ne çdo cep te Shqiperise jane avulluar? Mos do thuash se ishin libra te kuq? Jo more, librat me permbajtje shkencore, ato artistike me autoret e medhenj, apo dhe ato te autoreve tane ishin dhe mbeten me te arrira.
    Liria e sotme nuk t’i jep keto z. Stefani. Edhe po te denohet Saliu per ato qe permend. Do fitohet liria e demostrimit per te thirrur i qete: dua pune, dua siguri, dua arsimim, dua ….,por jo se keto te drejta do arrihen se bertet apo çirresh i lire.
    Neqofte se vazhdon me kembanen e modes berishiane per te mohuar arritjet e kohes socialiste, je i pabesueshem per çdo analize z. Stefani. Une do te bojkotoj te lexoj.

    F.Pazoku

    Reply to this comment
    • geldon May 8, 11:36

      F, Pazoku qe ne fillim e tregon se nuk ja ke haberin se çfar eshte liria dhe njeriu i lire per sa kohe mendon se nen diktaturen komuniste paske patur te drejta dhe liri qe as ne enderr nuk i paske pare. Por nuk ke faj sepse je skllav i rritur ne pranga dhe nuk mund te mos e duash skllaverine. Je viktime. Sa per lirine e sotme Stefani ta thote qarte qe kjo nuk eshte liri por mungese ligji, korrupsion dhe kaos, Kuptoje ate qe shkruhet ne artikull: Nuk ka liri pa drejtesi! Kuptojeeeeeeee!!!!

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. May 8, 14:31

        geldon
        Pa na i shpjego ti se ç’eshte liria ?
        Eshte liri apo ” Feja ” e tregut te lire ?
        Ne emer te lirise SISTEMI BANKAR me merr kursimet e mia ?
        Ne emer te Lirise keto 26 vite
        ç’do gje konsiderohet MALL ? PERFISHIRE ketu edhe Mitren e Grave ?
        Ne emer te kujt lirie jane Pasuruar politikanet tane ?
        Ne emer te demokracise Klasa puntore
        ka ngelur pa Perfaqsues ?
        Ti keto 26 vite je nje Skllav i lire ?
        Kete doje te shpjegoje ?
        Stefanaqi kaqene profesor Marksizmi ,
        dhe do te bente mire te na shpjegonte Marksin — Sepse per kete eshte paguar 20 vjete nga sistemi i Diktatures se proletariatit .

        Nga diktatura e proletaristit qe ishte Klasa dominuese ,
        Sot kemi kaluar ne Diktatin e Tregut te Lire
        qe eshte klasa e 1% te popullsise .

        Luften e klasave e fituan Kapitalistet …..

        Reply to this comment
  5. Ballist i PENDUAR. May 8, 10:41

    Dele te dashura !
    Duhet te mesoheni me PROTOKOLLOGJINE DEMOKRATIKE .

    Protokollogjia , eshte mjeksia e ano-rettro,
    egziston nje sindron qe merr emrin
    IPERTONO ANALE
    Ne kete rast te sindromit , Mjeku Protolog
    keshillion diletazione anale , te ngadalta qe behen ne banjo ,
    mbasi keni bere Bide me uje te ngrohte ,
    duke perdorur Diletator plastik , me permasa te ndryshme ,duke filluar nga 1 cm , pastaj 1,5 , 2 cm e keshtu deri sa muskuli anal te lirohet e sintoma te largohet .

    Kjo eshte Teknika qe Politika po perdore me qytetaret keto 26 vite DEMOKRATIKE .

    dUKE FILLUAR tu fuse gishtin e vogel , e duke perfunduar tek i gjithe krahu
    .
    Kjo quhet PROTOPOLITIK .

    Reply to this comment
  6. SH.Kolonja May 8, 13:22

    25 vjet ‘gazetaret’ kane zevendesuar GOMARET ndersa Stefanet hajvanet!’Injoranca me e tmerreshme se bomba atomike’Ajnshtajn
    ———
    O mender gazetar ne sherbim te injorances se Fev-Zise e kaubojsave te Ameriqise!
    Si nuk arrin 25 vjet te perkthesh fjalen KOMUNIZEM ne gjuhen shqipe e pastaj ta perdoresh si dogme ap me tere injorancen e informacionit SALI-BIBERAJ-FEVZI-ARVIZI-Kerkon edhe ta interpretosh!?
    Ne cilin vend te Botes u ndertua ‘sistemi komunist’ o idjot dhe a e di ti qe teorikisht ‘sistemi komunist’ edhe sikur te ndertohej ndergjegja e popujve do arrinte ne ate shkalle ku do zbatohej parimi:’Te gjithe te punojne sipas mundesive e te marin sipas nevojes’!A e di ti o injorant qe ne komunizem roli i SHTETIT mbaronte se funksionuari si ne ‘komunitetin primitiv’ se nuk kish nevoje per shtet!?
    A e di ti o servil e eunuk i ambasadoreve idjote e antishqipetare qe ‘babai’ t teorise komuniste e ‘kapitalit’ MARKS ne 5 Maj kish pervjetorin e 198 vjetorit te lindjes e qe perhere te pare u borua vepra e 224 e per te punojne 3 istitute nderkombetare;BERLIN-AMSTERDAM-SAN PJETRBURG e aqe me teper tere mendimi intelektual shkencor e ekonomik i eshte rikthyer VEPRES SE TIJ nga me te lexuarat ne Bote pas Darvinit e Frojdit!?

    Reply to this comment
    • ilir May 8, 14:16

      Stefani e ka perdorur termin komunizem ne kuptimin qe i jepet sot diktaturave qe ekzistoni ne Shqiperi dhe ne vendet e lindjes. Ne fund te fundit edhe Enveri dhe te gjithe pasuesit e tij e quanin veten komuniste. Pretendoni se po ndertonin shoqerine komuniste. Ne kete kuptim perdorimi i termit nga Stefani eshte i perligjur. Por kam pershtypjen z Kolonja se nuk eshte ky qellimi i revoltes dhe kritkes tende me doza rrugaçi. Per shembull jam i bindur se nuk do te te pelqente fare sikur Stefan ne vend te fjales komunizem te kish perdorur “diktature eneveriste”. Se bie ere nga larg qe je enverist. Apo e kam gabim?

      Reply to this comment
  7. antipadrejtesi May 8, 13:39

    Zhvarrimet behen per ato qe kane vdekur. Do te desha nga Andrea Stefani daten e lindjes e te vdekjes se Drejtesise sipas tij se nuk e thote ne shkrim. Kur paska qene mes nesh e nuk e paskemi perjetuar si te gjalle qe dashka perjetuar si e zhvarrosur?

    Reply to this comment
  8. kris 1 May 8, 13:51

    kur shikon keta. politikane e juriste qe mbine si ferra ne bllok me bicim doktorin dhe horr piktorin ata qe zbriten nga malet ne 1944 te duken lule.
    Sado ti akuzojme ata ndertuan e nuk moren gje me vehte.E gjeten nje milion dhe e cuan 4 milion.Keta e muaren kater dhe po e cojne nje milon.Atehere te vriste shteti tani te qeron mafia e shteti ben sehir.
    Te presesh te vendos drejtesine Saliu e Rama me Like floririn eshte e kote.

    Reply to this comment
    • Drejtesia e ende-rrruar May 8, 16:19

      Zhgenjimi eshte i madh, por jane perfqesuesit politikane perbindesh te ketij populli qe gjithe ekzistences se tij ska patur drejtesi. I shkaterruar, i djegur e shtypur nga lloj lloj pushtuesish barbare, drejtesia ishte halldupi turk, sistemi me i korruptuar e degjeneruar i te gjitha kohrave, ata edhe sot vete jane kombet me 0 drejtesi,ku njeriu eshte pa vlere, feja me e degjenerur, ku gruaja eshte pa vlere dhe qenia me shtypur.
      ky eshte trashegimi jone, popull qe ska paur kurre drejtesi por edhe ajo vjen me zhvillimin nuk eshte me celes, duhet secili te punoje per kete, dhe mbas 1000 vjetesh mbase do te futemi edhe ne ujrat e popujve te edukuar. Pra durim. Punoni per kete,

      Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA May 8, 15:15

    RROFTE REFORMA NE DREJTESI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    RROFTE REFORMA NE DREJTESI !
    U MBARS MALI POLLI MI…
    NISI VIRGJER…DEL RRUSPI
    NGJIZI E PO LIND E VDEKUR
    SI RILINDJA E VETETREDHUR
    SI OPOZITA E DEKRIMINALIZIMIT
    KEMBE E KOKE PREJ GJAKUT.. KRIMIT
    SIMBOL KEMI NE ROZAFEN
    NDERTOJME DITEN
    SHEMBIM NATEN ….
    DUKE VJEDHUR
    NUK ‘BEHET SHTEPI !
    DUKE VRARE
    ESHTE BARBARI !
    GEZO… FESTO SHQIPERI
    CORBE DERRASH… TOLLOVI
    AS REFORME.. AS AMNISTI !

    Reply to this comment
  10. andromeda May 8, 16:23

    Po atë shkopin me Maliqin dhe ligjin e harrove ti, o shoku Stefani? Edhe kafshët e pyllit kanë ‘liri’ por ligji i xhunglës (diktatura) ia kufizon shumë lirinë. Pyete Trumpin, Dyponin apo Rrokfelerin se si e mendojnë ata demokracinë dhe lirinë. Shikoi dhe ato dokumentarët e Michael Moor-it që tregojnë se ç’është demokracia amerikane. Ndaj mos e kruaj kurrizin me këto koncepte kaq të turbullta që s’ka filosof ti zhbirojë. E, ti s’je filosof por një gazetaruc ordiner shqiptar që vetëm sa shpreh provincializmin dhe servilizmin tënd.

    Reply to this comment
  11. vasili May 8, 18:20

    Shkrimi i dobet i Stefanit ky:
    Vec nje retorike dhe perseritje e vehtes,ne kuptimin monoton te fjales.
    Gazetarit nuk i falet te hedhe tymuese,kur flet per te drejten e prones.
    Eshte e vertete qe prona e krijuar me djersen dhe mendjen e individit,njehsot me pas me dinjitetion dhe integritetin e tij.
    Por ne qofte se Stefani vendos te flase per pronen shqiptare,duhet te ule bythet mire ne arkiva dhe histori,per te shkoqitur drejt sa kjo prone e trasheguar eshte prone qe i eshte rembyer individit shqiptar apo nga pjesa qe i takonte shtetit shteti dhe me pas i eshte dhuruar ajo nga pushtuesi otoman individeve qe i kane sherbyer atij
    .Dhe historikisht dihet qe kjo lloj ´prone´perben nje pjese sasiore dhe cilesore te madhe te problemit.
    Per kete nuk duhen as shpenzime,nga shteti,por vec drejtesi.
    Mbasi te saktesohet kjo padrejtesi,ahere del se cfare paraje kompesimi duhet ti paguaje shteti pronarit te vertete,qe i ka cfrytezuar token.Cfare mundesie aktuale kane financat e shtetit dhe ndertimi i nje plani shlyerje ne vite.
    Per keto,ne shkrimin e Stefanit,nuk kemi asnje analize per ta nxjerre sado pak ne siperfaqe problemin,per menyren e vertete dhe praktike si do trajtuar.ai.

    Reply to this comment
  12. Jevi May 8, 19:13

    Z.Stefani ose eshte idealist (gje qe s’eshte e vertet )ose eshte nje matrapaz fjalesh.Neni 25 i projektit na jep qarte padrejtesin pasi anashkalon gjithe zullumqaret e ketyre viteve demotakercita.A mund te na thote se ku eshte kjo liri dhe drejtesi e paster?Jo i dashur gazetar,me gjithe respektin qe kam ,mos abuzo me fjalen.Le te pretendojme te kemi me te mire se pushtuesit e pas 1990-tes nuk mund ti vendosesh para drejtesis pa nje ligj si ai i pas luftesNC-Cl.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*