Do të krijojë Brukseli një Jugosllavi të re?

July 12, 2017 13:21

Do të krijojë Brukseli një Jugosllavi të re?

Në kuadër të samitit të Triestes ku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit takohen me kancelaren Angela Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron, shtypi gjerman drejton vëmendjen tek Ballkani.

Gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, shkruan se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçic e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët? Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. BE e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die Welt” thekson se Ballkani nga ana ekonomike është për europianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë europiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në çtensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht  vetëm si union doganor dhe transporti. Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

Gazeta gjermane kujton se Jugosllavia e vjetër u shpërbë e sëmurë nga konfliktet e brendshme, sidomos nga rivaliteti mes serbëve dhe kroatëve. “Një union i ri i Ballkanit Perëndimor do të ishte po ashtu bipolar. Atë do ta dominonin 8 milionë serbë në Serbi dhe Bosnje, si edhe 5 milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, që do të konkurronin me dhe kundër njëri-tjetrit.”

Vlerat e BE: Nuk ka lëshime për Ballkanin

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “E ardhmja e Ballkanit është në BE” boton një artikull të zëdhënësit për politikën e Jashtme të Partisë Socialdemokrate, Niels Annen. “Në Ballkanin Perëndimor elitat kombëtare rrezikojnë paqen e brishtë, për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisjeve të tyre”, shkruan Annen dhe kërkon që BE në samitin e Triestes të mërkurën të reagojë ndaj kësaj politike të papërgjegjshme.

Zëdhënësi i socialdemokratëve për politikën e Jashtme, Niels Annen thekson se Ballkani Perëndimor është rikthyer në axhendën e ditës, por me lajme të politikës së brendshme që vijnë nga rajoni – si provokimet e dyanshme mes Serbisë dhe Kosovës, retorika shqiptaromadhe e politikanëve kosovarë, mësymja e dhunshme e parlamentit maqedonas. “Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike.”

Niels Annen shkruan në artikullin e “FAZ” se zhvillimeve aktuale në rajon, BE nuk duhet t’i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit. “Një ‘rabat gjeopolitik’ shkatërron besueshmërinë e BE-së. Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, të drejtat e opozitës dhe liria e shtypit nuk janë në dispozicion. /DW

July 12, 2017 13:21
Komento

7 Komente

  1. DRENICA E KUQE July 12, 14:18

    Pas shkaterrimit te ish-Jugosllavise artificiale, ky eshte provokimi me i hapur qe u behet shqiptareve dhe Shqiperise nga Brukseli antishqiptar. Si i sheh Brukseli tokat e pushtuara e te copetuara shqiptare nga fqinjet dinake dhe antishqiptare te Shqiperise?… Po, çka mendon se jane Shqiperia dhe shqiptaret? Monedhe per kusuritje?!… Prandaj, Evropa dhe Brukseli te mod luajne me zjarrin! Çdo ide dhe perpjekje per krijimin e “një Kugosllavie të re” me tokat e pushtuara e te copetuara iliro-shqiptare, te cilat i takojne vetem Shqiperise dhe shqiptareve, eshte fashizem i hapur politik, antinjerezor dhe antishqiptar…
    Porosisim te gjithe “miqte” tane dhe Brukselin: Larg duart nga Shqiperia! Larg duart dhe mendjen nga pazaret me tokat shqiptare! Eshte mire qe Brukseli dhe miqte e tij antishqiptare te mos luajne me zjarrin, sepse, vete do te digjen ne te!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. fteri July 12, 15:03

    “FAZA” e zhvillimeve aktuale në rajon të ballkanit për antarsim në BE nuk duhet të ndalohet ,por nuk duhet t’i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit !!!europa !!!

    “Një hanë gjeopolitik’ kjo shkatërron besueshmërinë e BE-së.Por as nuk duhet një ballkan me r/krijimin e Serbisë së madhe si shtet primare

    Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, jan primare ,vetëm nëpërmjet vlerave demokratike bëhet bashkimi i gjithë shteteve të europës si një vlerë politike ,ekonomike , kulturore dhe tragëtare ,bashkim vlerash,bashkim popujsh ,bashkim forcash ,bashkim ideshë ,bashkim ushtrishë ,kjo do ta çaktivizonte ballkanin më vete si fuqi baruti .

    Nuk ka europë të bashkuar jashtë vlerave demokratike edhe ligjeve të forta ,ku sejcili shtet të jatë i krenar me këtë europë.!, Asnjë shtet nuk duhet të jetë i diskreminuar ,nuk ka bashkim me diskreminm .zhvatje ekonomike ,por respekt të ndërsjelltë kapitalesh dhe vlerash.Ndryshe përsëri plasin sherret dhe lufta si në shpërbërjen e unjonit të ishë jugosllavisë që u vranë me mjra boshnjak në serbenicë nga serbët .

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 July 12, 15:29

    ““Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike.””
    mjafton vetëm kjo e vërtetë për të thënë se politika ballkanike nuk ka vënd në BE!!pa një kurim të thellë të saj nuk kemi shanse për të kaluar kufijt tanë!!
    flas në mënyrrë të rregullt dhe jo si refugjatë!!si refugjatë kemi më shumë mundësi,dhe mbi të gjitha jaa kemi marrë dorën!!i fusim një luftë me komshiun ose një rrëmujë të bre¨ndëshme dhe o burra e jashtë!!

    Reply to this comment
  4. S July 12, 16:31

    VUCIC PO E REALIZON ATE QE E PROJEKTOI…..

    Reply to this comment
  5. MH July 12, 16:42

    Iden per nji bashkim ballkanik ne te gjitha fushat e jetes,ekonomike dhe social politike i ka shprehur per here te pare Fatos Nano: Ashtu sic asht Europa e bashkuar te krijojme dhe ne nji Ballkan te bashkuar.Ideja asht mjafte e bukur dhe e arritshme.Por me nji kusht qe Shqiperis ti jipen te gjitha trojet e grabitura padrejtesisht ne adhishverishet europiane te dikurshme.
    Vetem me kete pozicion Shqiperia do te kontribojne bindshem dhe ne Ballkan nuk do kete ma probleme nacionalitetit.Ne keto kushte Shqiperia do udheheqe me qetesi gjithe Ballkanin.Me nji Ballkan te perparuar ekonomikisht dhe politikisht.Do baje qe Europa ti lutet Ballkanit per tu anetaresuar ne BE.Sepse ka interresa ekonomike,politike dhe strategjike.E sidomos strategjike mbijetese.

    Reply to this comment
  6. Arben July 12, 22:42

    KUR TE QETHEN VICAT.

    KA 100 E KUSUR VITE QE U SHKEPUTEM NGA PERANDORIA E NDRITUR OSMANE, DHE NA “MORI NE DORE” PERENDIMI BASHKE ME MUZHIKET.

    TE DALE DIKUSH E TE ME THOJE NJE PERIUDHE TE VETME, QOFTE EDHE 1 VJECARE QE SHQIPETARET KANE PARE HAIR ME SY GJATE KETYRE 100 E KUSUR VITEVE.

    NJE PERIUDHE TE VETME QE KEMI QENE ATY ATY ME KETA QE KEMI RROTULL, QE NUK KEMI QENE “DELE E ZEZE”, TE FUNDIT NE BALLKAN PER CDO GJE.

    NJE PERIUDHE TE VETME DHE UNE E QEP GOJEN.

    ALLAHU EKBER.

    HAPNI SYTE O MILET.

    Reply to this comment
  7. alphade July 13, 02:13

    Nga pelivanlkeqet e Europes Plake qe nu iu afron asnje
    perspektive shqitareve dhe e kunderta ndodh me Serbine
    qe i bie ne ”gjunje” ,e trembur se mos Serbia i ”avitet‘‘
    ”Ariut Rus”,shqiptaret duhet t’i dalin zot vetes duke ker-
    kuar opsione e alternativa te tjera duke i kthyer syte nga
    aleati i natyrshem ,tradicionalisht gjithemone afer shqip-
    tareve,sic jane SHBA. Shqiptaret kurre nuk duhet ta harrojne Wllsonin, Clintonin dhe Bushet ……!!!
    SYTE NGA AMERIKA,ZOTI KRYEMINISTER !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*