“Do të luftoj për vendosjen e një pagë minimale në çdo vend të BE”

July 11, 2019 12:41

“Do të luftoj për vendosjen e një pagë minimale në çdo vend të BE”

Një nga pasazhet e deklaratës së Presidentes së Komisionit së BE, Ursula von der Leyen, në fund të takimit me presidentët e grupeve politike në Parlamentin Europian lidhej me pagën minimale për vendet e BE.

“Do të luftoj për vendosjen e një pagë minimale në çdo vend të BE”, deklaroi Von der Leyen.

“Njerëzit kanë frikë, shpresë, ëndrra dhe aspirata dhe Europa mund të ofrojë vende pune, perspektiva, stabilitet dhe siguri” – shtoi ish ministria gjermane e Mbrojtjes.

Von der Leyen gjithashtu përsëriti se një përparësi për komisionin e ardhshëm do të jetë lufta kundër ndryshimeve klimatike.

“Ne e kemi dëgjuar zërin e njerëzve, sidomos të të rinjve. Ata duan veprime konkrete për të ardhmen e planetit tone. Ne duhet të jemi më ambicioz, edhe pse tashmë jemi përtej afatit kohor. Kombinimi i respektit për klimën dhe rritja e fortë ekonomike është e mundur”, tha Ursula von der Leyen.

e.t./dita

July 11, 2019 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*