Do të mbulojë ndërtimin e dy shtëpive, Bebe Rexha në Bubq: Doja të ndjeja dheun…

December 2, 2019 15:51

Do të mbulojë ndërtimin e dy shtëpive, Bebe Rexha në Bubq: Doja të ndjeja dheun…

E shoqëruar nga babai i saj, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ajo aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë. Bebe gjithashtu tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

“Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani është që më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, tha Bebe.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të parë vetë nga afër situatën. Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar”.

 

l.h/ dita

December 2, 2019 15:51
Komento

2 Komente

  1. Nje shqiptar December 4, 08:55

    Artistet e medhe, si Bebe Rexha,j kane zemer te madhe dhe dashuri per njeriun. Te lumte Bebe Rexha tregove bujarine tende dhe nderove familjen dhe kombin qe i perket.

    Reply to this comment
  2. Vlora December 5, 09:22

    Rrofsh e perparofsh, Bebe Rexha! Respekt per prinderit e tu qe te kane edukuar me atdhedashuri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*