Do të ndërtohen 6 HEC-e të reja në Dibër, Mirditë dhe Librazhd

August 4, 2016 09:57

Do të ndërtohen 6 HEC-e të reja në Dibër, Mirditë dhe Librazhd

Ministria e Energjetikës në javën e fundit lajmëroi ndërtimin e 6  HEC-ve të reja me fuqi 2MË secili.  Ndërtimi i tyre do bëhet kryesisht në zonën e Matit dhe të Mirditës dhe Librazhdit.

“LASTER ENERGY” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “KRONZ”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në pellgun e përroit të Shehut, degë e lumit të Setës, Qarku Dibër. Aplikuesi ka aktivitet në  prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitja e energjisë elektrike.

“SANG 1” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “THIRRË”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Kumbullës, Menes dhe Qarrit, pranë fshatit Thirrë, Rrethi Mirditë, Qarku Lezhë.

Aplikuesi është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Shfrytëzimin e burimeve natyrore të ujit të pishëm. Tregtim, prodhim, import-eksportin e ujit të pishëm, lëngjeve të frutave e pijeve të ndryshme.

“GERTI” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “JETONI”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Tucepit, degë e lumit Drin i Zi, pranë fshatit Miresh, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër. Shoqëria ka objekt të aktivitetit ndërtime civile industriale, turistike, rrugë, ujësjellësish e kanalizimesh, rikonstruksion, godina mirëmbajtje e zhvillim dekoresh në mjedise urbane

Sërish shoqëria “GERTI” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “MIRESHI”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi, pranë fshatit Miresh, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër.

“ZENIT 06” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “GURSHPAT 3”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në pellgun e përroit Këngjeras, degë e lumit të Gostimës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan. Shoqëria ka  objekt të aktivitetit fushën e ndërtimeve, projektimeve.

“BAJRAMI N” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “QARRISHTA”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Gurrës së Zezë, degë e lumit të Qarrishtes me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Qarrishte, Bashkia Librazhd.

Shoqëria “BAJRAMI N” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Servis automjetesh, ndërtime, projektime, zbatim projektesh, prodhim materialesh ndërtimi, tregti me pakicë i vajrave lubrifikante, shitje-blerje automjetesh, të pajisjeve e makinerive./MONITOR

August 4, 2016 09:57
Komento

2 Komente

  1. info analitike August 4, 10:42

    He more shoke! A ju kujtohet kur kryepsikopati bente be e rrufe se nuk do te vazhdonte praktiken e ndertimit te HEC-eve. Tani hec e hec e fut nga nje spec dhe turma brohoret. Keta po kalojne cdo kufi te logjikes duke ndertuar HEC-e edhe ne perrenj. Lum si fshataret e atyre zonave qe nese e kishin ujin me pikatore tani do te vuajne thatesiren. Perpara shoke shkaterrojeni fare vendin, gur mbi gur mos lini se “poplli” qe ju voton e di qe e keni nga dashuria e madhe.

    Reply to this comment
  2. Shqip August 4, 15:06

    Me siguri pronar i tyre do te jete ILIR META.
    Po kush fshihet pas METES?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*