“Do të të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet me jetë gjyqtari i Korçës

September 8, 2018 20:35

“Do të të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet me jetë gjyqtari i Korçës

Gjyqtari në Gjykatën e Korçës, Besnik Shehu është kërcënuar me jetë mëngjesin e sotëm.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë gjyqtari, i cili ka thënë se familja e tij dhe ai janë kërcënuar nga shtetasit me inicialet E.M dhe M.H.

Burime të rezervuara të Ora News thonë se personat që kanë kërcënuar gjyqtarin, kanë qenë në proces gjyqësor për pronat.

“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”, ka cituar Shehu fjalët që kanë thënë dy personat.

Këto të fundit e kanë kërcënuar gjyqtarin në momentin kur ai ka dalë nga shtëpia e tij.

Shtetasit E.M dhe M.H mësohet se momentalisht po merren në pyetje nga Policia e Korçës.

s.a/dita

September 8, 2018 20:35
Komento

2 Komente

  1. MH September 8, 23:40

    Neqoftse.
    Policia verteton kercnimin.Te dy E.M dhe M.H. te procedohen me ligj.Ndryshej do kemi vashdimisht kercnime.Drejtesi nuk do kete kurr.Gjyqtari do ruaj koken e vet,ose do largohen nga detyra,profesion.
    Mjere ai vend.Mjere ai popull.

    Reply to this comment
  2. Devolliu September 9, 11:24

    Jam shume dakord me MH -en , por duhet pare edhe vendimi qe ka dhene gjykatesi, mos valle kane te drejte per pronen ?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*