‘’Do të të pres fytin’’, tre fëmijë do jenë dëshmitarët kryesorë për atentatin ndaj prokurorit në Shkozet. Kanë parë ekzekutorët kur braktisën automjetin

January 13, 2021 15:25

‘’Do të të pres fytin’’, tre fëmijë do jenë dëshmitarët kryesorë për atentatin ndaj prokurorit në Shkozet. Kanë parë ekzekutorët kur braktisën automjetin

SPAK mbylli disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në media janë zbuluar detaje nga dosja hetimore, një dëshmi shumë të rëndësishme të tre vëllezërve të mitur që kanë parë autorët e atentatit të Shkozetit në 2019 teksa braktisnin automjetin.

Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja ndalon dhe heqin kapuçat si dhe lënë armët në sediljen e pasme.

Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët ‘’Do të të pres fytin’’, sipas të miturit.

Nga ana tjetër të miturit janë larguar në shtëpi për t’i rrëfyer të atit gjithë ngjarjen, dhe ky i fundit pasi ka folur me një mikun e tij dhe është siguruar që automjeti nuk ishte prekur ka njoftuar Policinë.

Tashmë të miturit do të përballen në seancë me Redjan Rrajën që është i akuzuar si ekzekutori dhe kreu i grupit kriminal. Nga dosja e SPAK ende mister mbetet motivi që shtyu Redjan Rrajën apo urdhëruesit e këtij krimi për të tentuar të vrasë të tre, prokurorin Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon apo ‘’Rrumin eShijakut’’, si dhe Andi Malokun, ky i fundit mbeti viktimë.

”Sipas Prokurorisë është dhe një tjetër person, që ka qenë drejtues i automjetit. Po vijojnë hetimet dhe për urdhëruesit e krimit.

Dëshmitë e shumta thonë që janë të tjerë persona që kanë pasur dijeni dhe janë përfshirë. Flitet edhe për dy persona të tjerë, që kanë debatuar me Rrajën pasi nuk realizoi dot detyrën deri në fund.

o.j/dita

January 13, 2021 15:25
Komento

11 Komente

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” January 13, 16:47

    Atentatori Redjan Rraja eshte nipi i Deputetit socialist Rrahman Rraja,por kjo nuk e fajeson Deputetin,tek e fundit çdo dash varet nga kembet e veta.Ramazan dhe Fioralb Rraja,nipat e deputetit socialist Rrahman Rraja,u arrestuan tre Javë më parë nga policia belge në kuadër të operacionit “Atos” ku u sekuestruan 232 kg kokainë.Gjithashtu edhe kjo nuk e fajeson Deputetin,tek e fundit çdo dash varet nga kembet e veta.
    Çfar meritash ka Deputeti i PS Rrahman Rraja qe nuk ka diskutuar asnjehere ne Parlament,dhe nuk e njihte askush deri ne ditën kur Djali i tij u akuzua per përdhunim?
    Dy vite më parë, më 26 shtator 2018, ish-oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës Emiljano Nuhu,akuzoi vëllain e Deputetit Rahman Rraja se i ka vënë pistoletën në kokë,ku kan qenë prezent edhe Deputeti Rraja, Kryebashkiaku Artur Bushi dhe Taulant Balla,të cilët sipas tij ishin në mesin e 10 personave që kërcënuan me qëllim për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja.Kjo po fajeson Rrahman Rrajen,por sidomos Taulant Ballen dhe Edvin D’Ramen qe nuk sulmuan banditet,por oficerin e Policise(nje nga me te miret ne Shqiperi) Emiljano Nuhun,te cilin e detyruan te largohet,ashtu si Dritan Zaganin dhe Antonio Nazerajn.
    Ne lidhje me kete ngjarje Taulant Balla humbi gjyqin me gazetarin Basir Çollaku,mbas nje procesi që zgjati dy vite, nga 11 tetori 2018, kur është bërë denoncimi, deri me 12 tetor 2020 në marrjen e vendimit!!!Paditësi, gazetari Basir Çollaku, ka kërkuar përgenjështrimin e deklarimeve të Ballës, të bëra në emisionin Opinion në 27 shtator 2018,ku pretendon se Balla ka shpifur kur thote se “…këta persona kanë inskenuar këtë lloj historie, në këmbim të 10 mijë eurove, për të përfshirë dhe emrin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Besoj dhe kam dyshime të qenësishme se, pjesë të deklarimeve të z.Nuhu, i ka shtypur z.Çollaku…”
    Mbasi fitoi gjyqin simbolik,Gazetari Basir Çollaku deklaroi,se ky eshte vetem fillimi i nje maratone gjyqsore qe do e çojm deri ne fund,deri sa te dale ne drite e gjith e verteta,qe veshtiresohet nga mungesa ish-oficerit te policisë së komisariatit te Fushë-Krujës Emiljano Nuhu,qe eshte ne emigrim,ku ka fituar azilin politik.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini January 13, 17:30

    KURR NUK KA NDODHE NE HISTORI QE SHQIPTART TE EKZEKUTOJNE NJI PERSON TUE IA PRER FYTIN.

    EKZEKUTIMI ME PRERJE FYTI ASHT IMPORT MUSLIMANSH NGA BOTA MUSLIMANE.

    Reply to this comment
  3. Adih January 13, 17:33

    SPAK shume vete ne shqiperi i thone ASPAK .
    E citoj kete ,se duhet ti vini vemendje shume te madhe ,pse duhesh te eleminohesh ky prokurori mafjoz Arian Ndoi .?Cfare kishte ,bere ? Ke kishte shkelur ne kallo ? Per ke punonte? Pse meresh me pislleqe ,pse shkelte ligjet , ka shume fjale dhe i keni te gjitha dosjet qe ka kaluar ky mafjoz neper duart e tija ,si i ka djallosur ,si me qene pashah ,e “pronar” i prokurorise .I kini me ze e me figure ,te gjitha dosjet qe ka pasur e si ka punuar ky mafjoz A.Ndoiji ..Nje pyetje per SPAK .Pse kishte ne makine ky prokuror ,te gjithe dosjen e Gjirit te LALZIT ? A e dini se eshte e jashte ligjeshme kjo ? Pse nuk veproni simbas ligjit ju te SPAK ? Bile heshtje dhe vetem heshtje .E them heshtje ,se prokurorja e krimeve te renda Donika Prela ,eshte mare dhe ju caktua nga lart kjo detyre ,mbi materialin e Gjirit te Lalzit qe ky Ndoji i mbante pa leje dhe jashte ligjit ,keto ne makine te tije ,dhe shkonte drejt tiranes ?Pse ?.Deri me sot ska transparence nga prok Prela ..Pse ka heshtje nga ju SPAK :A e dini se kjo Prela dhe ky mafiozi prokuror Ndoji ,kane punuar bashke ne prokurorine e Durrsit, ku mos gaboj kjo Prela ka qene shefe i tije .Prandaj ju te SPAK ,mos u mbani nga gjethet kur hipni ne peme , se do thyeni kerbishtet e koken ,por mbahuni nga trungu i pemes dhe do jeni ne rregull .Sqaroheni situaten ,keshtu punohet ,ose ,..??

    E sot ,ju te SPAK do merni si deshmitare keta dy djem ,pronare te truallit ,qe e kane pare kete skene direkt vete .Mos haroni ,peshku qelbet nga koka dhe pastaj ne fund fare meruni me keta dy deshmitaret e rastesishem ne vendngjarje ?????

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi January 13, 18:05

    Nwse ne ngjarjen e Fush-Krujes ka asistuar aty (packa se rastesisht) edhe Taulant Balla, (nuk e di nese do zbardhet ndonjehere e verteta mbi kete detaj jo kryesor ne ate ngjarje), atehere ne kete histori eshte implikuar jo vetem Edi Rama, qe uleriu nga televizioni kundra Nuhut, por ne kete histori dhe ne sa e sa te tjera jane te perfshire edhe “miqte” tane jashte, te cilet nuk flasin asnjehere per kanakarin e tyre Ramen, cfardo te beje, e biles edhe kur ky her pas here ben veprime jo konform urdhezimeve te tyre dhe etikes se tyre! Dicka kane gjetur ata tek Rama, perderisa e pranojne me gjithe te metat e tij! Ndaj me duket se disa gjera mbeshteten nga “miqte” jashte! Dhe bolet e tyre jane 1 milion here me te medhaja nga te Rames, ndaj ky muhabet do burra qe ta vere kete vend ne udu!! Nuk e kam fjalen per diktature, por per njerez te ndershem e te ditur! Dhe jo nje, por disa, gje qe Shqiperia me duket se nuk i ka!

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” January 13, 20:48

      Qindra zyrtare jan verifikuar per korrupsion tani vone,por asnje Minister!Kuptohet,D’Rama e ka akoma ne dore drejtesine.Keshtu edhe rasti Taulan Balles ne lidhje me Emiljano Nuhun,nuk zbardhet per sa koh qe D’Rama eshte Kryeminister.Duke mbrojtur pislleqet militanteve te
      “rilindjes”,D’Rama ne fakt mbron pslleqet e veta,qe militantet ja njohin më mire se çdokush tjeter.Keshtu ruhet ekuilibri i pisllëqeve.Taulant
      Balla nuk ka qenë rastesisht,ka shkuar ne Polici po per te njetin problem qe ishin edhe te tjeret,por ai nuk e ka parashikuar ndoshta,qe dikush do te arrinte deri aty,sa ti drejtonte pistoleten ne Polici nje oficeri te Policisë!Taulant Balla denohet per mos/denoncim,per fshehje te krimit.
      Perderisa “miqte” tane jashte” ,i kan dhënë azil politik Emiljano Nuhut(jan tre policë deri tani) nga nje vend qe ka nenshkruar karten e drejtave te njeriut,eshte nje akuze e rëndë per Qeverine mafioze te”rilindjes”.Edvin D’Rames i kan mbyllur deren,7 herë kan deshtuar negociatat me BE-n,dhe jo më kot.Pranimi i te metave te D’Rames nga aleatet Perendimore,eshte e njejta gjë si edhe pranimi dikur i te metave tek Berisha,qe nuk ka te bëjë me personin,por me mos/nderhyrjen,me rrespektimin e nje vendi sovran.Haptas, Perendimoret mund te sugjerojn per diçka,por jo te imponojn.Rasti i marrveshjes se 5 Qershorit e verteton kete.Rreagimi i BE-se ishte i menjehershem me perjashtimin e Shqiperine nga ndihmat finaciare per Ballkanin perendimor.D’Rama ka koh qe nuk ka takime zyrtare ne France dhe Gjermani,dhe ky eshte nje ndeshkim,izolim i tij.

      Reply to this comment
  5. Zigur Qarri,gënjeshtari patalogjik Edvin D'Rama filloi fushaten me moton,Shqipëria "buzëqesh nën efektin e kokainës " January 13, 19:46

    Ky Adih trapi duhet te jete patjeter produkt nje shkolle 07.
    Agjent i sofistikuar qe i di te gjitha variantet e zbatimeve te komploteve !
    Nuk le asnje vend diskutimeve ,me “intuiten e persosur agjenturore ja mbyll te gjithve hamendjen komrntuese.
    Bravo TRAPI Adih.

    Reply to this comment
  6. Adih January 14, 03:55

    Ore bythlepires i Rames ,dhe i Sales e i Metes ,mos ofendo ne hatlla . Mer kundershto me llogjike ,se jo per ndonje gje ul vehten tende .Sinqerisht nuk te kuptoj fare cfare do te thuash .Na ruaj mente e kokes o Zot i madh ,na ke puq me ipokritet dhe mbi te gjitha jane injorante .

    Reply to this comment
  7. Tori January 14, 08:55

    Zigur Qarri nr 2,ne mos qofsh nje nga te qeverise je nje nga ato qe qeveria te ka shk….er para e mbrapa e te paguan per te ofenduar ata pak njerez qe kane mbetur te ndershem(qe kane kurajo) dhe kerkojne drejtesi.Por ka njerez si ju qe per 5 leke nuk leni njeri pa ofenduar(kjo eshte kultura juaj rilindase) me liber shtepie.

    Reply to this comment
  8. Zigur Qarri,gënjeshtari patalogjik Edvin D'Rama filloi fushaten me moton,Shqipëria "buzëqesh nën efektin e kokainës " January 14, 11:16

    Kelyshet ,pertacet dhe bythelepiresit e Sales,Bashes,Metes, dhe Kryemadhit kerkojne te bejne turbullira ne Shqiperi.
    Mbasi e provuan emigrimin dhe erdhen perseri mbrapsh filluan te bejne gojoren e opozites antishqiptare ne sherbim te sebit ,rusit e grekut.Sado ta nxitosni situaten ne Shqiperi ,nuk do mundin ta mbulojne diellin me shoshe.E provuan ne kuvend duke u larguar me bishtin ne shale E provuan me protesta duke u munduar ti vene zjarrin Shqiperise prape deshtuan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim