Shantazhoi ish-ambasadorin e BE në Tiranë, arrestohet skenaristja

October 4, 2019 09:53

Shantazhoi ish-ambasadorin e BE në Tiranë, arrestohet skenaristja

Policia italiane ka arrestuar skenaristen e RAI TV, 41-vjeçaren Valentina Pizzale, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë, Ettore Seuqi.

Mediet italiane raportojnë se 41-vjeçarja i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shkatërroj”.

Ky është vetëm një ndër mesazhet dërguar politikanit Sequi, i cili është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë italiane, prej muajit shtator.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se vitin 2017 Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër, por që ishte mbyllur shpejt.

Ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike tensionin që pasoi këtë mbyllje të raportit, por u detyrua të denonconte, pas kanosjeve të vazhdueshme që i bënte gruaja.

Ajo donte që ai të vijonte raportin, gjë që Sequi nuk e donte më.

Situata ishte bërë kritike në kohen kur Sequi u kthye nga Pekini dhe u vendos në Rome dhe çështja mori rrugën ligjore.

Ndërkohë, raportohet se pas arrestimit, gjykata e ka vendosur skenaristen 41-vjeçare në arrest shtëpie.

o.j/dita

October 4, 2019 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*