Do transportonin 30 kallëpe eksplozivi, arrestohen 4 trafikantë në Fushë-Krujë

May 17, 2017 09:44

Do transportonin 30 kallëpe eksplozivi, arrestohen 4 trafikantë në Fushë-Krujë

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi janë kapur me një sasi lënde plasëse.

Vjollca Sorra 42 vjeç; Edmond Demiri, 32 vjeç; Robert Doku, 30 vjeç; dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç, të katërt banues në Burrel, janë kapur duke transportuar lëndën plasëse.

Në kuadër të operacionit të koduar “Saga”, uniformat blu kanë sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kapsolle detonatore me fitil zjarre përcjellës.

“Më datë 16.05.2017, në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg;
• 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarr përcjellës;
• 4 aparatë telefoni celular;
•një mjet tip Benz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” në bashkëpunim.

May 17, 2017 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*