Rama: Ju shpëtuan masat e forta, javën tjetër rëndohet Kodi Penal

April 10, 2020 17:50

Rama: Ju shpëtuan masat e forta, javën tjetër rëndohet Kodi Penal

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ndryshimin e masave për ditët në vazhdim.

🔴NË KUSHTET KUR KURBA E INFEKSIONIT ËSHTË MË E ULËT SE PRITSHMËRIA JONË MË OPTIMISTE, SI REZULTAT I MASAVE TË FORTA QË KEMI MARRË NË KOHËN E DUHUR DHE REZISTENCËS FANTASTIKE TË POPULLIT NË UNITET ME SHTETIN;

🔴NË KUSHTET KUR MUND TË SHOHIM ME OPTIMIZËM TË ARSYESHËM FUNDIN E MUAJiT MAJ SI NJË DALJE NGA KJO FAZË E PARË PËRBALLJEJE TË GJITHANSHME ME ARMIKUN E PADUKSHËM, KU NJË PJESË E MADHE E AKTIVITETIN EKONOMIK MUND TË RIKTHEHET NË NJË NORMALITET TË RI DHE SHUMË KUSH MUND TË RIKTHEHET NË PUNË, ME RREGULLA TË MIRËPËRCAKTUAR NATYRISHT;

🔴 NË KUSHTET KUR DUHET TË PËRBALLOJMË DYZET DITË SHUMË TË RËNDËSISHME, PËR FITOREN E KËSAJ FAZE VENDIMTARE TË REZISTENCËS SONË TË PËRBASHKËT, DUKE U HAPUR ME KUJDESIN MË TË MADH E ME DISA HAPA SHUMË TË MATUR, DUKE VENDOSUR NJËKOHËSISHT MASA TË RREPTA PENALE PËR SHKELËSIT, QË TË BLINDOJMË REZULTATET E ARRITURA ME SAKRIFICË DITË PAS DITE DHE TË MBAJMË MBYLLUR ÇDO SHTEG RIKTHIMI TË ARMIKUT;

🟢 DO TË ZGJEROJMË DUKE NISUR NGA E HËNA FASHËN ORARE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE, FARMACEUTIKE DHE BANKARE, DERI NË ORËN 17.30

🟢 DO TË ZGJEROJMË BRENDA JAVËS SË ARDHSHME (NËSE KURBA E INFEKSIONIT DO TË QËNDROJË NË TRENDIN AKTUAL) MUNDËSINË E LËVIZJES ME AUTOMJET PRIVAT TË ATYRE QË PUNOJNË NË HAPËSIRËN E LEJUAR TË AKTIVITETIT EKONOMIK

🟢 DO TË MIRATOJMË JAVËN QË VJEN NË PARLAMENT RISITË E KODIT PENAL / RRUGOR PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË EPIDEMISË

🟢 DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME

🟢 DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR TË LEHTËSUAR DREJTËPËRDREJTË:

1) BIZNESET E VOGLA QË EDHE PSE NUK U MBYLLËN GJATË KËSAJ PERIUDHE, U GODITËN NDJESHËM NË XHIRON E TYRE SI PASOJË E LUFTËS, SI PËR SHEMBULL AGJENCI TURISTIKE, RROBAQEPĒSI E MOBILERI TË VOGLA, HIDRAULIKË, ELEKTRIÇISTË, FIZIOTERAPI, KANCELARI, SERVISE MAKINASH E LAVAZHE TË LIÇENCUAR, ETJ., PËRFSHIRË EDHE SHOFERËT E TAKSIVE E TË LINJAVE TË TRANSPORTIT URBAN E PUNONJËSIT E TYRE…

2) PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË MËDHA, QË BAZUAR NË LISTË-PAGESAT E FUNDIT TË DITËS SË DJESHME, FIGUROJNË TË GODITUR NGA LUFTA NË VENDIN E TYRE TË PUNËS, TË CILËVE DO T’U SIGUROJMË MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE TË REZISTENCËS PËR DYZETË DITËT VENDIMTARE NË VIJIM – DUKE MBAJTUR PARASYSH SE NJË PJESË E MADHE E TYRE MUND TË RIKTHEHEN NË PUNË DERI NË FUND TË MAJIT DHE SE PAKETA MUND TË RIZGJEROHET, SIPAS DINAMIKËS E NEVOJAVE TË LUFTËS NË 10 DITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MAJ

3) SEKTORËT E TURIZMIT E TË INDUSTRISË FASON DHE NJËSITË PRODHUESE NË TËRËSI

 

o.j/dita

April 10, 2020 17:50
Komento

9 Komente

  1. Te flasim shqipen paster April 10, 14:38

    Amani more me keto barbarizma “fasha orare”!!!
    Perse na i komplikoni shqipen e thjeshte elegante.
    Thuajeni thjeshte, bukur e paster “Orari” ne vend te shemtires gjuhesore “fasha orare”.

    Reply to this comment
    • mirel April 10, 18:31

      Epo ka shkurtuar pantallonat dhe i ka bere fasha.
      Prandaj i duket e arsyeshme te mos thote orar, por copa oraresh ku griset karantina dhe njerezit dalin

      Reply to this comment
  2. tomor labi April 10, 17:16

    Po per pensionistet nuk po mendon njeri?<<<<<<<mjeket ju thone te levizin sa mee shume ndryshe do vdesin para kohe. Edi i ndalon.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 April 10, 17:40

    OR TI COPË IDIOTI ME FASHA
    a të ka shkuar në mëndje se fundi i majit është baraz me dy muaj??
    dhe për ty qënka vetëm “faza e parë”??
    mor copa e idiotit a ke llogaritur se PA PUNË NUK SHKOHET PËRPARA??
    mor idiot njerzit duhet të punojnë që të jetojnë!!
    me a pa KORONA,njerzit duhet të punojnë o IDIOT!!
    o shkatërrimtari ynë!!
    o idiot i lindur,njerzit duhet ti këthehen punës dhe të merret rreziku përpara!!
    nuk bëhet “lufta” duke u fshehur pas fustaneve të grave a të futur nëpër brima mijsh!
    çna zuri belaja me idiotë të tillë!!

    Reply to this comment
  4. dritan April 10, 19:04

    Eshte cmenduri qe te vendose qe tani se faza e pare karantines edhe pse e zbutur, te vazhdoje deri ne fund te Majit , , kjo duhet te behet ne baze te ecurise se epidemise , nese disa dite rjesht nuk ka te infektuar , atehere , perse duhet te karantinohemi , po per gjithe ata te papune qe gjoja do te marrin pagat e luftes dhe vetem ne ender po i marrin , kush do t i ushqeje kjo qeveri qe nuk ka breke per te mbuluar turpin e hajduterise se saj , si duket ketij palo diktatoruci po i pelqen kjo gjendje qe e kA tredhur kete popull dhe po e mban si qen te lidhur i cili me syte e shqyer nga uria po pret ndonje kocke qe te mbaje frymen gjalle , nese ai urdheron izolimin deri ne fund te majit duhet te jape rogat ndryshe ne fund te majit gjysma e popullsise do te jete tretur nga te pangrenet dhe na rofte karantina pastaj

    Reply to this comment
  5. Lili April 10, 20:16

    Dritan: te semutet nuk jane reziku ma i madh se ata bile e kuptojne se jane te smut edhe te tjeret e shohin kete e largohen! Problemi eshte se ke shume njereze asymptomatike , pa asnje shenj qe t’i le me dyshuar se jane te prekur: keta jane bartese edhe shperndarese te virusit , edhe jane reziku per nje shperthim prape se jane sidomos femije qe shkojne te gjyshi gjyshja , apo jane te rrinj qe dallin neper qytete !
    Pra orari nuk eshte problem ne qofte se nuk shoqerohet me masa tjera si maska per te gjithe , apo orar specigike per pleqte , per punueset ne shendetsi polici etj qe ngg do oshta jane ma te expozuar e munden , pa vetedije sepse jane asymptomatike, me shpenda virusin !
    Pra qeveria eshte ma mire te kujdeset me shpernda maska ose me i mesuar njerezet me ba vetemaska alternativeqe mjafton kur respektohet distancimi hapesinote ndermjet individet( maske alternativ ma efikas: 2 copa bezi me llesh sikur lllesh te plisit ndermjet se lleshi i rahur filtron mire viruset e bakterite) modelin e te cilit munden me gjet kollaj n’internet!
    Me qep me dore cdo familje per veti, me i lah keto maska me uji valle mbi 60 grad mjafton!

    Reply to this comment
  6. info analitike April 10, 21:04

    Kriekaqoli po kopjon te njejten linje qe po ndjek Italia por i mungon pjesa e mbeshtetjes ekonomike thelbesore e jo sa per te thene sic e ben qy.
    Kjo linje nuk te shpie asgjekundi madje eshte nje rreth vicioz nese nuk shoqerohet me te dhena mbi te gjithe popullsine. Minimalisht duhet te dihet se kush jane ata qe kane imunitet per ta perballuar pa pasoja te renda dhe ata qe rrezikojne dhe kjo arrihet vetem me analiza ashtu sic behen ato te check-up-it. Po e perseris pa kete analize rrezikohet te shkohet drejt nje udhe pa krye dhe falimentimit. Le te marre si shembull Gjermanine ne kete rastsepse strategjia e saj rezultoi me e suksesshme se ajo italiane.

    Reply to this comment
  7. Anes Elbes April 11, 16:46

    Nuk duhet te kete fasha,shkurt kjo eshte zgjidhja me e mire dhe te hapen te gjithe kategorite e puneve,pervec atyre qe shkaktojne grumbullime.Por nga ana tjeter te forcohet kontrolli nga strukturat e shtetit ne menyre qe te gjejne zbatim te gjitha rregullat qe mbajne larg kontaktin dhe grumbullimin. Kjo mban gjalle ekonomine ,por mban gjalle dhe te shendetshem te gjithe qytetaret qe do te ushqehen me mire,do te jene me te lire,pa ankth dhe stres dhe me imunitet te forcuar,qe do t’i benin balle jo vetem covid-19-es,por cdo virusi tjeter me o pa korone.
    Aktiviteti,i mban njerzit gjalle,në jete dhe jeta eshte aq e cmuar sa eshte gjynah te braktiset ne kete menyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim