PROJEKTLIGJI / “Dobësohet” kryeprokurori, “KLD” paralele në prokurori

May 26, 2015 08:45

PROJEKTLIGJI / “Dobësohet” kryeprokurori, “KLD” paralele në prokurori

Reforma në drejtësi që po kërkohet të realizohet urgjentisht nga Ministria e Drejtësisë dhe faktori ndërkombëtar, do të prekë jo vetëm sistemin gjyqësor, por edhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Një projektligj që bën fjalë posaçërisht për mënyrën se si duhet të funksionojë organi i akuzës, ka filluar të diskutohet në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë, ku pjesëmarrës nuk janë vetëm përfaqësuesit e EURALIUS, OPDAT-it dhe misioneve të tjera ndërkombëtare, por edhe përfaqësues të vetë Prokurorisë së Përgjithshme.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka mësuar se reforma në prokurori, synon të krijojë një KLD paralele.

Siç është këshilli për gjykatat, sipas saj, ashtu duhet të ketë dhe një Këshill të Lartë për Prokurorinë, i cili duhet të vlerësojë punën e prokurorëve, të kryejë trasferimet e tyre nga njëra prokurori në tjetrën dhe të nxjerë shkeljet e kryera, duke vendosur dhe masat ndërshkimore.

May 26, 2015 08:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*