Dobia e vajit të peshkut

February 28, 2019 12:09

Dobia e vajit të peshkut

Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishëm për shëndetin tonë. Një minimum prej 2.2 gram në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7.5 për qind, thonë disa studime.

Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.

Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit

Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme.

Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.

Vaj  i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Kapsulat nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjeve apo edhe depresionit.

Vaji i Peshkut rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski.

l.h/ dita

February 28, 2019 12:09
Komento

1 Koment

  1. enter"" February 28, 15:11

    Duhet gjithashtu te theksoni qe konsumi I tepert I vajit te peshkut ben qe gjaku te hollohet me shume sesa duhet.
    Gjithashtu duhet patur kujdes qe kapsulat e vajit te peshkut te mos kene perberje me vaj soje qe eshte I demshem.
    Pastertia e vajit eshte gjithashtu e rendesishme.

    Gjithsesi, kush ha peshk rregullisht njehere ne jave nuk ka nevoje per te tilla kapsula

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim