Ç’po ndodh me Mesilën?

October 26, 2014 07:02

Ç’po ndodh me Mesilën?

Metamorfoza e deputetes së PD-së nga “palmat e pas 21 janarit” tek mbështetja politike e sotme për Ramën. Çfarë e ftohu më në fund me PD-në Mesilën, që nuk e ftohën as ekzekutimet pa gjyq të Berishës në mes të Tiranës? Pse ish-grevistja e dhjetorit të heronjve të rremë të “demokracisë” shfaqet sot në FB me trishtime migjeniane të tipit: “Çdo ditë shoh qartë e ma qartë e vuj thellë e ma thellë…”?! Për kë e ka fjalën kur shkruan “Një koke e çmendur, një vend e çmënd…”?

Ka kaluar shumë ujë nën urë që kur Mesila Doda, i tha Sajmir Tahirit, atëherë, deputet i opozitës, gjatë një debati në kanalin televiziv KLAN shprehjen e famshme “Provojeni edhe njëherë se do t’ju varim te palmat në bulevard’. Shumë gjëra kanë ndodhur prej asaj mbrëmjeje dhe sot Mesila Doda për këdo që është aktiv në Facebook është një “demokrate” në metamorfozë të plotë. Ajo nuk është më zëri besnik që del bash nga zemreku i lidershipit të PD-së. Me një këmbëngulje të përditshme (nga ato që nuk të lenë kurrë thatë) zonja Doda vijon të jetë aktive në çdo eventualitet politik e social.

Po çfarë ka ndodhur më deputeten me gërshet në kokë që tenton t’i ngjajë në pamje një viktime të lojës së rëndë politike si Julia Timoshenko? Çfarë e theu pasionin e saj të zjarrtë dhe – në rastin e palmave – ekstremist në mbrojtjen e të pambrojtshmes? Çfarë e ftohu më në fund Mesilën, që nuk e ftohën as ekzekutimet pa gjyq të Berishës në mes të Tiranës në 21 janar?

Ç’ne ish-grevistja e urisë së dhjetorit të heronjve të rremë të “demokracisë” shfaqet befas me një trishtim migjenian: “Çdo ditë shoh qartë e ma qartë e vuj thellë e ma thellë…”?! Ç’ne grifsha e debateve në mbrojtje të PD-së, hedh sot në FB ironi agolliane me poezi si: Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mend / Në vendin tim e në vendin tend, Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb / Në vendin tim e në vendin tënd / Hënën si petull e pjekin në shkëmb… / Në vendin tim e në vendin tënd / Një koke e çmendur, një vend e çmënd…

Zërat flasin për një ftohje të raporteve me kryetarin aktual për shkak të miqësisë që zonja Doda ka patur me të ndjerin dhe rivalin e Lulzim Bashës, Sokol Olldashin. Dalja hapur në mbështje të tij kur zhvilloheshin zgjedhjet për kryetar në PD por edhe ndarja e papritur nga jeta e deputetit, thuhet të ketë qënë shkaku parësor. Por nuk ka qënë vetëm Doda afër të ndjerit Olldashi. Janë edhe emra të tjerë të cilët etiketohen si i ashtuquajturi “grupi Olldashi” por që janë artikuluar fare pak ose aspak!

Ndryshe nga të gjithë deputetja Doda duket më sypatrembur. Burime konfidenciale pohojnë se deputetja (ende e PD) Mesila Doda i ka vënë përfundimisht kryqin këtij lidershipi kur nuk ju lejua të mbante një fjalim gjatë kuvendin e PD. Fjalimi kishte si kryefjalë mikun e vjetër Sokol Olldashi, emri i të cilit nuk u artikulua në asnjë çast në një Kuvend plot mea culpa.

Zonja Doda ka shmangur intervistat e mirëfillta por nuk ka lënë të rrëshqas asnjë ngjarje pa e shoqëruar me reagimin e saj. Disa nga qëndrimet e fundit janë pa dyshim me një sens kritik dhe shpotitës ndaj grupit parlamentar ku ajo qëndron ende.

Në një kohë kur bojkoti vazhdon, zonja Doda ka bërë dy deklarata diametralisht të kundërta me qëndrimin e lidershpit të PD. Ja se çfarë shkruan deputetja 3 ditë më parë: “Opozita do të jetë sërish pjesë e jetës parlamentare. Prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. Rikthimi i opozitës në Parlament për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Shpresoj që opozita të rikthehet në Parlament. Parlamenti nuk ka nevojë për burra të dhunshëm. Dhunuesit e Parlamentit duhet të dënohen. Karriget bosh nuk flasin, të rikthehet opozita. Besoj se do të plotësohen kushtet e opozitës’’.

Ndërsa dje në mbrëmjë ajo e bëri edhe më të qartë se kujt i adresohej.

E keni vënë re që në pjesën dërrmuese të rasteve këta që jane partizanët e bojkotit janë vetë jashtë parlamentit??? Mund të ketë shume argumente pro e kundër, por unë besoj fort që me këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale që po kalon sot Shqipëria, është komoditet për çdo qeveri mos ta ketë opoziten në parlament e për pasoje mos të ketë asnjë përballje e pengese përpara vetes. Ditet e ardhshme do duhet të kemi një diskutim shumë më të gjerë e të vërtetë dhe vecanërisht me deputetet e opozitës, sepse jane ata që duhet të marrin vendime për aksionet e tyre politike, jo analistet apo klientelizmi politik. Demokracia është sistemi politik ku vendimet merren nga shume individë, jo nga një grusht njerezish, shumica e të cilëve as nuk duan t’ja dinë se cfarë do bëhet me këtë vend dhe deri ku duan ta zhbëjne rolin e vërtetë të opozitës. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se opozita është frymë, është inspirim, është moral. Të c’bëhet roli i një grupi të madh parlamentar nuk sjell as frymë dhe as inspirim…”

Mesazhi i dytë i deputetës vjen më i kristalizuar. Jashtë parlamentit në PD është vetëm një njeri dhe ai është kryetari i saj Lulzim Basha. Këtë herë zonja Doda nuk është kursyer në kurajë, megjithatë ende nuk e thotë emrin qartë.

Një tjetër status i Dodës në Facebook që bëri jo pak përshtypje, ishte qëndrimi i saj pro vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, duke nënvizuar se nuk ishte dakord me ata që predikonin mosvajtjen e kryeministrit shqiptar në këtë vizitë. Jo pak për sojin e deputeve tanë. Dhe e rrallë për një grup parlamentar si ai I PD-së i dalluar për disiplinë spartane kur vjen puna tek “lideri i armiqve”.

E vërteta është që Mesila e palmave po përvijon çdo ditë e më shumë një pozicion provokues për ata që vendosin sot në PD e ndoshta ziliqar për atë pjesë që hesht ende nga frika. Mesila po flet! Nuk i ka bërë të gjitha të qarta. Por një gjë është e sigurt, Mesila nuk ka më frikë!

Pyetja shtrohet se ku po beson ajo sot? Nga po sheh Mesila Doda? Mos po përpiqet të mbyll me dinjitet një mandate të dytë, për të barazuar “skandalet” e të parit? Apo një dritë jeshile ka në fund të tunelit? Këtë me siguri do e shkruaj si status një ditë vetë Mesila.

Por tani për tani duhet thënë që dhënia e mbështetjes politike, kryeministrit Rama nga një deputete e PD-së deri para Mesilës ka qenë thuajse e pamendueshme. Jo se Mesila nuk ka përtuar të bëjë “ushtaren” e partisë, siç e bëri pas 21 janarit. Por së paku tregon që ka edhe pak kurajo për të dalë kundë rrymës, siç pati kurajon të bëjë miken besnike me të ndjerin Olldashi. Fatkeqësisht nuk pati kurajo për të bërë një bisedë të hapur me gazetaren e Ditës që e telefonoi dje. Në këtë pikë, ka treguar më shumë kurajo kolegu i grupit të saj parlamentar Kastriot Islami.

 

October 26, 2014 07:02
Komento

19 Komente

  1. Prudentino October 25, 15:19

    Mesila Palma.

    Reply to this comment
    • Meteh October 25, 15:43

      Z.DODA,Bravo qe i nxit koleget te shkojne ne kuvend.Por nuk ju kemi degjuar te beni atokritike per shprehjen..”Juve socialistet duhet te vareni te palma e K/Ministrise..”NQS shkoni me keto mend ne kuvend,me mire mos shkoni,pasi mazhoranca do beje dhe pa ju,pasi ka nje program per ta mekembur kete vend qe e shkaterruat,vodhet,shitet e vrat ju.

      Reply to this comment
  2. Sali=Geddaf October 25, 15:46

    Sa i mungon Sokol Olldashi PD-se! Megjithse nuk me ka pas pelqyer si njeri, dhe jam i majte me bindje politike, prap them se PD-se i mungon ai njeri, dhe vendit i duhet nje opozite e forte ne moral dhe reale, e jo si kjo qe kemi, fallco.

    Reply to this comment
  3. Sali komunisti i pabese dhe serb October 25, 16:21

    Ku je Mark uk bariu “mbeshtete” Mesila Palmen, apo je fshehur ne toke te xanun.

    Reply to this comment
  4. Dhori October 25, 16:39

    Mesiles i duhet Olldashi. Ai i mungon shume asaj dhe mua…….

    Reply to this comment
  5. shpatar October 25, 16:39

    Kujdes moj zonje bukuroshe se do na besh te hedhim nje tufe karafilash .

    Reply to this comment
  6. Arben October 25, 17:12

    Ne PD komandon dashnorja e Land jevgut ndertuesja me fame botnore me emrin dhe mbiemrin e ndyre Grigja SUMA. Tani qe ju ka ardh kjo baxhell do bani mir te ikni ju qytetaret dhe familjaret se PD i duhen si AJO…domethan bushtra te nyta.

    Reply to this comment
  7. Artan October 25, 17:16

    Esht koha e ndyresirave o Mesila, duhet ajo Duma Suma Qina se kshu i ka mbiemrat se esht edhe e “martume” ajo…qe hengri bankierin dhe ja ka shrujt fiks ai Fundo se cfar esht ne gjendje te bej ajo moster. Sa te haj Lulzimin se prandja e ka fut Saliu qe tja q…robt Lulit.Ajo esht vegel qe e perdorin te gjith.Me sa duket ato kembet qe i ka si burr i shtremt i perdor tamam.

    Reply to this comment
  8. koco October 25, 18:28

    Edhe ne se nuk shkoni , me shume i dobishem dhe produktiv eshte parlamenti , se edhe mbas hyrjes ne sallen e parlamentit , tashme keta palo deputeta te P D qe realisht identifikohen me 4- 5 zedhenes te saj si Paloka , Ristani , Halimi , Strazimiri , Noka, turp e shemti e pa para e degjuar ne bote . po kujt i duhen keta dordoleca e kellira te Saliut , puna e ketyre eshte si puna e atyre qenerve qe nuk duhet ti vraten se keshtu veprohet ne Evrope , por duhet te mos jene si sallahane rrugeve por te shkojne te lehin e jargaviten atje ne parlament keta hora . qe nuk po i mban vendi per te lshuar lot krokodili e per ti qare hallet popullit keta monstra te krimit e korupsjonit te para 23 qershopit te vitit 2013 , kjo bande duhet nxjere jashte ligjit, per aresye te denesishme , keta duhet ndershmerisht te shkojne mbi 80% perpara drejtesise se munduar edhe per shume pak kohe . Durim !

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi October 25, 19:32

    Kush e di çfarë gjinie ka kjo meseleja,-mashkull apo femër? Ju betohem për kokën e kësaj (këtij) që nuk e di ? Tung!

    Reply to this comment
  10. Edmond October 26, 06:26

    Perse o njeres nuk respektoni bindjet e zonjes,kam respekt per zonjen qe ka vullnetin te ngrihet dhe te denoncoj PD. behet fjale per partine e berishes ku para nje viti nga kjo parti u kryen krime ….ne vent qe te pershendetim nje zonje qe me ne fund kjo parti po levis po demokratizohet .mos harrojme se edhe olldashi reagoj por sot nuk jeton ..nuk e di ne ka te drejte mesila ,por nje gje po e them ku popull te zgjodhi ty qe te kryesh liturgjine e njerzve qe te zgjodhenne parlament te jesh paron ne problemet dhe sfidat qe ka vendi ……une jap ok mesila zgjohuni ju te vertetet ne PD populli ka nevoj per ju..beni detyren ndaj qytetareve dhe atdheut ta ngreme larte dinjitetin e shqiperise se e meritojme .jemi me te vjetrit ne kete bote dhe nbehet qameti kur deklarojme qe jemi AUTOKTON. Vellezer duhet te duhet te duamdhe te respektojme njeri tjetrin se bota na do te coptuar ……respekt

    Reply to this comment
  11. Blendi October 26, 08:38

    Mesila, po ike nga PD-ja perfundimisht per te lepire ndonje kocke tjeter ne emer te parimeve te tua te cmendura, ki kujdes se do te vari Saliu tek palmat e kryeministrise. Eshte siguri e madhe 100%.
    Na rrofshin grate e dhjetorit te demokracise shqiptare.
    Palma, palma Mesila !

    Reply to this comment
  12. beni October 26, 09:43

    Mesila eshte nje DELETED e madhe, si shumica e shoqeve te saj ne politike, Jozi, Grida, Albana, Monika, Elisa e doganes, ajo DELETED e tatimeve, si edhe te tjera ne rritje qe politikanet e kompleksuar dhe perverse shqiptare pasi i DELETED i promovojne , per te qene te sigurt qe do ti kene gjithmone poshte vetes.

    Po s’u emancipua vertet shoqeria shqiptare, keto DELETED do i kemi gjithmone peshqesh ne politike.

    Reply to this comment
  13. Blendi October 26, 10:55

    Ska faj kjo Mesila se i ka shku ajo qe kishte ngrit vetllat perpjet alamet p…esht ajo Grigja qe ishte be si kar-rikatur.E kishte hallin a i esht “ngrit” Landit energjia…hahaha baxhella e rrugve do me mbulu te kaluaren e vet te ndyr me politik.Dil njiher andej nga prokuroria se duhet me deshmu per bankierin o shtup e shtremt.

    Reply to this comment
  14. baba nga durrsi October 26, 12:47

    po kupton qe ja ka fut kot gjith kto vite, qe ka mbajtur anen e shtrembet per gjith kto vite…. Ja cfar po i ndodh!

    Reply to this comment
  15. andromeda October 26, 17:42

    Mesilën e palmës nk e do më as soji i vet (PD), merreni me mend se ç’dreq femër është ajo.

    Reply to this comment
  16. Palma October 26, 17:57

    Kujdes Mesila. Harrove 100 milionet e Sales, qe te dha per ” semundjen “. Mos u trego bukeshkale. Edhe Gazidedes i dha 100 milion po nuk i bene efekt. Ruaju kur udheton me maqine. Mbaje edhe Kelin brenda. Nuk i dihet. Rruge te pa perfunduara jane. I beri keq Ai miku tend. Ka edhe baltra ne to dhe rreshqet maqina. Ashtu vajz e mire.

    Reply to this comment
  17. Bureto October 26, 18:47

    Partite tona dhe sidomos PD eshte krijuar dhe ka vepruar njelloj si PPSh nen drejtimin e diktatorit Hoxha. Mblidhen nje pale ne te, le te themi rreth nje kauze, me kohe, disa prej tyre i ben lideri deputet, ministra etj. Por kujdes, behen te tille me kusht qe jene besnike te tij deri ne fund. Nese ndonje ose disa, gjate rruges, i shmanget disi ketij vullneti, minimalisht ai nuk zgjidhte me ne forume duke humbur keshtu automatikisht besimin e Udheheqesit. Ne diktature keta ‘armiq’ , deri dje besniket e tij, u pushkatuan. Sot, ne pluralizem, ose ikin vete nga partia dhe pergjithesisht, u mbaron ketu karriera politike, ose kalojne ne parti te tjera (rasti Kaçi etj), ose per pak kohe bejne zerin ndryshe brenda partise deri sa akoma kane mandatin e deputetit (rasti Doda etj). Nuk mund te kerkohet dhe as qe mund te vije ndonje e mire nga keta tipa e nga keto raste. Partite duhet te demokratizohen, zerat ndryshe te kene legjtimitetin edhe te krijojne fraksione dhe te garojne brenda saj, me zgjedhje te rregullta per nivele te ndryshme te forumeve te saj. Keshtu formohen udheheqesit e rinj, ne fillim brenda partise, dhe pastaj keta dalin ne gare per zgjedhjet politike dhe jo si derime sot, ku deputetet zgjidhen nga nje liste qe harton Udheheqesi. Dhe keshtu ata qe duan te bejne karriere, jane te kastruar. Sa kohe partite jane nje garnizon ku urdheri i eprorit eshte ligj per vartesit, merr fund çdo gje. Te jeni te sigurte, qe ne keto parti, me keto statute dhe me kete fryme, kushdo qe te jete i pari aty do beje ate qe ka bere dhe paraardhesi. Nuk pame, psh tek Olldashi, nje njjeri ndryshe, siç shume e pandehnin, sepse ai dhe shume te tjere para dhe pas tij nuk garuan mbi platforma vetjake, apo te grupit, por u kooptuan nga lideri, i sherbyen atij, dhe kur e ndjene veten pak te forte, menduan te dalin ne krye. (rasti i kandidimit te tij per kreytar partie, ishte i deshtuar, sepse ai duhet ta dinte sesi veprohej ne partine e tij.. Po kush te le, per sa kohe qe pasardhesi ka qene dhe do te jete vullnet i liderit. Enveri la Ramizin; Godo, Fatmir Mediun; Saliu, Lul Bashen etj. I vetmi qe ka bere perjashtim eshte Rama, i cili kreun e partise nuk e trashegoi me ‘testamentin’ e liderit Nano, perkundrazi garoi dhe fitoi duke qene kundershtar i tij. Ne partite e tjera liderat e tyre jane prej gati 15-20 vjetesh te tille, ku me i vjetri eshte Gjinushi. Sa kohe qe ne statutet e partive nuk do te kete kufizim te mandateve, dhe kjo sipas meje duhet bere me ligj,( sepse ka nje ligj: “Per partite”), kjo kenete nuk do te thahet dhe malarja do te bene kerdine. E pra jemi ne kenete dhe mos presim te na sjelle ndonje gje zonja Doda qe ne kete loje eshte nje hiç dhe e kuptoni pse, sepse deri ketu edhe ajo ka bere loje te piste per te fituar besimin e liderit, perfitoi nga kjo dhe pastaj, kushedi se ku u jane prishur pazaret dhe ajo duke pare fundin e saj politik, ben sikur flet. Le t’i beje autopsine PD njehere, te pranoje ku ka gabuar vete, te beje mea culpa dhe pastaj le te shohim, ia vlen apo jo te merremi me te.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*