Doda sulmon Nikolin Jakën: A ka mundësi të mos lëshosh marrëzira?!

September 24, 2016 23:12

Doda sulmon Nikolin Jakën: A ka mundësi të mos lëshosh marrëzira?!

Deputetja Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Dhomës së Tregëtisë Tiranë, i cili bëri thirrje për legalizimin e kanabisit dhe të prostitucionit në Shqipëri.

Doda thotë se kjo është një marrëzi dhe nuk mund të jetë një plan biznesi drogë -prostitucion projektimi i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Shqipëria e mijëvjeçarit tjetër projekton zhvillimin e saj ekonomik me liberalizimin e drogës dhe prostitucionit.

Nuk po i besoja veshëve kur dëgjova kryetarin e dhomës se tregëtise që na tregoi pikat e forta ku duhej të ndryshonte ekonomia jonë dhe pashë që thuajse askush nuk ju kundërvu makro plan-biznesit drogë-prostitucion.

A ka ndonjë mundësi të projektohet rritja ekonomike duke ndihmuar turizmin, agroturizmin, bujqësinë, artizanatin, energjinë, të fuqizohet ekonomia duke e parë si një të tërë bashkë me Kosovën, të fuqizojmë lekun si monedhë kombëtare…

A ka mundësi të mendojme për një strategji të vërtetë fuqizimi mbarëkombëtar e të mos leëshojmë marrzi te tilla???”, shkruan Doda.

September 24, 2016 23:12
Komento

4 Komente

  1. adri September 24, 23:34

    Cfare thote more kjo katunarja. Po prostitucioni eshte i lejuar ne cdo vend demokratik te botes moj e paafte.
    Kush e ka cuar ne kuvendin e shqiperise dhe bere deputete kete. Prandaj se ju lene ne dore ti bejne ligjet keta te nuk ecen perapara Shqiperia.
    Se ju lene ligjet ti bejne keto fare deputetesh nuk po rrin asnje kembe njeriu ne Shqiperi vetem per ne emigracion e kane mendjen.
    Prostitucioni te behet i lejuar dhe te kontrollohet nga shteti si ne Amerike, Gjermani, Itali, Hollande dhe ne cdo vend tjeter te europes e Botes.

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri September 25, 00:35

    Mesila, o bukuroshe, mos e merr kaq rembyer o goce.Paske ngel shume mbrapa kohe po me duket si ato ulerimat e kohes se Enverit.Dakort, mbase vendi nuk eshte i pergatit per keto challenges si thone amerikonet, por keto ceshtje nuk jane marrezira si thua zotrote por ceshtje te dites, ndaj edhe jane shtruar per zgjidhje dhe gjendet zgjidhja me analiza e argumente jo si ja fut buces ti kot se koti, thjesht marrezira e pike, se mbas asaj ceshtjes te palmes tek kryeministria edhe kjo ceshtje dhe dukesh si shume pamend goce, me perjashtim te bukurise qe s’ta mohojme dot.

    Reply to this comment
  3. as September 25, 10:16

    Mesila ja fut kot pasi s’ka haber nga ekonomia. Nikolini ka 100% te drejte.
    Mesila per fatin e saj te mire jeton mire dhe shet moral ne kurriz te te tjereve.

    Reply to this comment
  4. Puna eshte nder September 25, 14:43

    Kjo doda le mos ti beje keto pune po nuk i pelqyen. Ose ti beje part time

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*