DODI HOXHA / Kush është franko-shqiptarja e përgjuar nga shërbimet sekrete që kërcënonte Bataclan-in në 2011

November 14, 2015 19:26

DODI HOXHA / Kush është franko-shqiptarja e përgjuar nga shërbimet sekrete që kërcënonte Bataclan-in në 2011

Teatri Bataclan ku u shënua numri më i madh i viktimave të masakrës së 13 nëntorit ka qenë prej vitesh në shënjestër të terroristëve për shkak të lidhjeve me komunitetin ebraik të Parisit.

Në shkurt 2011 gazeta ‘Le Figaro’ shkruante se Drejtoria Qendrore e Inteligjencës për Punët e Brendshme (DCRI) kishte përgjuar një bashkëpunëtore të terroristëve kaedistë me emrin Dodi Hoxha të thoshte se “ka një plan për të goditur Bataclan-in“, plan i përgatitur nga Farouk Ben Abbes – raporton DITA.

Një tjetër person nën hetim Fatima F., ishte përgjuar duke justifikuar aksionin kundër teatrit në fjalë, sepse “kishte pronarë hebre”.

Shërbimet franceze kishin nisur përgjimin e disa të dyshuarve përfshirë Dodi Hoxhën pas një atentati në shkurt 2009 kundër një souk-u që frekuentohej nga turistë të rinj francezë në Kajro, ku u vra një 17 vjeçar dhe u plagosën 24 persona.

Në maj 2009, u arrestuan disa të dyshuar, ndër të cilët edhe francezja me origjinë shqiptare Dodi Hoxha – raporton DITA.

Kjo qytetare franceze sipas hetuesve ishte veçanërisht e afërt me kapon e celulës së Al Kaedas që vepronte në Rripin e Gazas, Khaled Moustafa.

Hoxha mohoi të ishte përfshirë në atentatin e Kajros dhe deklaroi në gjyq që ishte viktimë e një “shplarje truri” .

Edhe në 2007, Bataclan mori kërcënime nga terroristët.

Arkitektura e Bataclan të kujton një pagodë kineze, ndërsa emri vjen nga një opera e Jacques Offenbach.

Ka qenë prej kohësh teatër, kinema dhe sallë koncertesh, ku kanë performuar më të mirët e muzikës së djeshme dhe të sotme: Lou Reed, Oasis, Stromae, The Kills, Téléphone e Fauve.

Tashmë është bërë simbol i zisë dhe terrorit. / Dita /

 

November 14, 2015 19:26
Komento

6 Komente

  1. maks November 14, 20:14

    Perse nuk ka akoma nje deklarate denuese te akteve nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise dhe nga ai ne Kosove??!!

    Reply to this comment
    • RamizPsikopati November 15, 10:13

      Po ju te dites perse na canitrapin me historite e fakireve psikopat trushplare??? Perse nuk organizoni fushata mediatike ne faqen e gazetes tuaj per trheqjen e shqiperise nga konferenca islamike???

      Jo se dolen keta bytheqelbur dhe vrasin mjerez kote me kote por se pike separi shteti yne eshte republike jofetare dhe dalim si balashe kur kmbajme vend ne nje organizate te thurur mbi ide fetare jashtetoksore.

      Ata qe e cuan vendin ne ate organizate deshmuan me dhjetra here se nuk kane asnje interes per mbarvajtjen e puneve re shtetit, dhe mundet ate vendim ta ken mare per ta perjashtuar kombin shqiptar nga familja e kombeve evropiane.

      Bemat dhe veprimet e tyre jane tashme te vertetuara antikombetare.
      Le te veje salishkerdhata me gjithe dobicat e re shoqes te jetoje ne arabi po ka qejf por ne ate organizate nuk ka perse te na coje pa pyetur popullin. Cfare e mire I ka ardhur shqiperise nga kjo pjesemarrje? Ndoshta perforcimi i besimit te njerezve te semure nga psikoza fetare islamike qe perfytyrojne cdo qenje njerezore te falet tek e njejta krijese cmendurie qe falet edhe ajo vete Por qe kur perballet me faktet bene viktimen e trushplarjes.

      Reply to this comment
  2. e55 November 14, 21:27

    Keta vrases qe fshihen pas fese nuk kane as shtetesi as kombesi.
    Kjo plehre mund te kete lindur ne Shqiperi apo prinderit e saj, por keta njohin vetem kalifatin dhe dhunen qe behet menyra e tyre e vetme e jeteses.
    Bota do shkaterrohet nga keta trushplare.
    Lufta boterore eshte vetem ceshtje kohe

    Reply to this comment
  3. besnik November 15, 06:12

    si shpjegohet qe terroristet islamike jane thuajse te gjithe nga vende te varfera ose edhe kur jane nga vende te tjera jane nga familje emigrantesh preh vendeve te varfra???

    Reply to this comment
  4. emigranti November 15, 08:40

    sherbimi informativ ne shqiperi duhet urgjent te merret me punet e tij dhe te ndjeje pergjegjesine e sfidave te medha qe kerkon koha.
    se mua me duket se deri tani eshte marre me politike lokale nen urdhrat e autokratit blegtoral Sali

    Reply to this comment
  5. titi November 15, 08:42

    Ore ,hetoni komunistin saliserbi se ai eshte me terrorist se te gjithe terroristet.
    Me ato gjera qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli ,nuk mund tja benin te gjithe terroristet apo pushtusit.
    Ky komunist terrorist akoma po nxit trushplaret e tij qe te ngrihen dhe te te shkatrrojn Shqiperin vetem e vetem qe ai dhe familja e tij te vij ne pushtet.
    Mos u merrni me terroristet e huaj por shikoni keta terroristet tane hajdut dhe kriminel qe jane ne te gjitha partite dhe jane gati te bejne cdo gje per interesat dhe xhepat e tyre.
    Terroristet hedhin veten ne ere,kurse keta terroristet tane duan te na hedhin ne lufte kunder njeri tjetrit dhe keta te shtojne vilat e tyre tek blloku i lalzit,i farkes i golemit dhe ne juge.
    Zgjohuni trushplaret e partive dhe mos u genjeni me nga nje kocke qe u hedhin terroristet politikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*