Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Ilir Cenollari December 13, 2015 16:09

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Djepi i mitologjisë është Dodona, çelësi i artë i historisë së vjetër; djepi i Pellasgëve është Dodona, e cilësuar njëzëri “pellasge” dhe “barbare”, djepi i fesë dhe qytetërimit të lashtë evropian, përkatësisht greko-romakë,është Dodona, Pellasgjia e Mirë-lltë. Dodona, Pellasgjia e Mirëfilltë ndodhet në zemër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja, që shkrimtarët e vjetër dhe të rinj, vërejnë se gjuha shqipe është  gjuha e perëndive. Shqipja afron mundësi të mëdha, të pafundme, për studimin e botës së vjetër, e emrave të hyjnive, miteve, toponimeve, antroponimeve, etj. Samiu E shpjegon bukur origjinën e pellazgëve, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, – shkruan Samiu, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre. Nga përzierja e gjuhës së tyre, lindi në Greqi një gjuhë e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja.Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten si gjuha e filozofit Platon. Samiu përmend edhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje se emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht dhe arrin në përfundimin se gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja.

Në dy shkrimet e mëposhtëm, “Mnia”dhe “Sirenat” po merremi me “leximin” e kuptimit dhe të emrit të tyre.

 

Mnia mitologjike dhe mëria shqiptare

hercules_130206_360Mëria shqiptare është e vjetër sa dhe vetë fjala “mni”, “mëri. Fjala e bukur “zemër”, pas të gjitha gjasave këtu e ka burimin: Zë mëni! Shqipja ruan besnikërisht kuptimin parak të fjalës si asnjë gjuhë tjetër. Mëria, pra, është një veti e zemrës. Në greqishten dhe latinishten e vjetër, “men” -“mon”, ka kuptimin e guximtarit, sypatremburit, trimit, të zemëruarit, të xhindosurit, e zotit, e mbretit. “Men”-“mon” do të thotë fuqi e madhe, “daimon” – “demon”. Homeri poemën e famshme “Iliada” e nis me vargjet: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peleut”!

Poeti tragjik i antikitetit, Eskili, xhindet, domethënë “eriniet” i quan “Menades”, një trajtë e së cilës shfaqet si  “Maniai”, pra, si “mani”, si shtysë e brendshme, si prirje e fortë, si sëmundje, si varësi. Rrënja e fjalës “mni” shfaqet dhe te epiteti i furive, “eumenidet”; te emri i Agamemnonit, mbretit të Akejve, te shprehja shqipe “burrë zamani”, domethënë “burrë zakoni”, nga ata të moçmit. Rrënja “zaman” është në lidhje farefisnore me rrënjën e vjetër “zameno”. Mirëpo gjuha shqipe të habit.

Me “minë” ka lidhje dhe fjala “mendje”. Në kohët e vjetra “mendje” shqiptohej si “men”, “teleshmën”, “humameno”, nga rrjedh “menje”, “mejtim”, etj. Në mitologjinë e të parëve tanë, pellasgëve, “Meti” përfaqëson hyjninë e menturisë, e mënçurisë. Shikohet qartë se kemi të bëjmë me një familje fjalësh me origjinë të përbashkët: mëri, zemërim, mendje, mendim, zemër, mat, matje, masë, mësim, etj. Deri këto kemi të bëjmë me një dukuri gjuhësore dhe mitologjike.

Por sikurse thamë, mënia është dukuri e pastër e zemrës dhe e mendjes, dukuri e pastër e shpirtit të njeriut. Shpirti s’është gjë tjetër veçse përzierje e mendjes dhe e ndjenjave, shkrirja e të dyjave në një njësi të vetme. Si e tillë, mëria, është energji e një lloji të veçantë, energji shpirtërore. “Mëria” është dhe një dukuri psikologjike, karakteristikë e psikikës së njeriut,  është dhe dukuri shoqërore, karakteristikë e një populli. Te shqiptari, puqet forma me përmbajtjen, kuptimi i thellë i fjalës me dukurinë “mni”, “zëmërim”. Asnjë gjuhë tjetër nuk e shpjegon më mirë e më qartë se sa shqipja kuptimin e fjalës së lashtë “mni”, mëri, sepse fjala është e saj. Në shqipe fjala “mëri” merr kuptim të ngjeshur, të pasur, të thellë: mëri, zemërim, dhembje, nëmje, mallkim, brengë, prekje në sedër, prishje qejfi, ngacmim, mallëngjim, fyerje, poshtërim, lëndim, duf i madh, egërsim, ndërkryerje, hakmarrje, cytje, xhindosje, urrejtje, tërbim, pra, një qerthull ndjenjash që burojnë nga zemra e kanë lidhje me zemrën, vatrën e saj. Mënia, zemërimi e vesh zemrën më një shtresë ndryshku, çmërsi, helmi, e bren pa prajtje, e ha me ngadalë, e gërryen përbrenda, e zbraz, e mbush me urrejtje, me egoizëm, me tërbim, me vrer.

Një shpirt i mnirëshëm është plagë e majisur. Mëria, zemërimi ngre male të lartë me urrejtje, errëson sytë, turbullon ndërgjegjen, shtrembëron shikimin, prish çdo ekuilibër të brendshëm, shkatërron çdo pengesë vetëkontrolli, çdo lloj maturie, mposht çdo ndjenjë tjetër, zotëron e tiranizon përsërbrendshmi njeriun, e bën skllav të urrejtjes, e xhindos, e domonizon, e nxjerrë jashtë kontrollit. Njëriu i zemëruar, i mnirshëm, është një qënie e ndërsyer, i cili s’ndalet para asgjëje, as para vdekjes. Ai nxin nga retë e zemërimit, të cilat shkarkojnë vetëtima dhe bubullima në kokën e tij në vlim e vithisje të përhershme. “Mnia” shfaros e zbeh çdo ndjenjë tjetër njerëzore, e mrrudhë, e kërrusë njeriun nën peshën e urrejtjes, e egërsisë, e shterpësisë. Të zemëruarit, të xhindosurit, të ndërkryerit, ecin në jetë me bindjen e verbër se ata janë strumbullari, shtylla kurrizore, boshti rreth të cilëve rrotullohet e gjithë jeta, shoqëria, koha, bota. Një iluzion i tmerrshëm, fantazmagorik, rrënues.

 

Mënia demoniake e “Akilëve” të sotëm

S’do kishim bërë një paraqitje të tillë nëse s’do të ndesheshim sot me dukurinë “mni”, zemërim, me një fuqi shkatërrimtare. Vëreni Akilët e kohëve të sotme. Vërejini me kujdes se si flasin, se si zgurdullojnë sytë nëpër ekrane, se si shtrëngojnë grushtet nën tavolina, se si shfryjnë dhe bulçasin nga “mnia”, nga urrejtja, nga tërbimi, nga etja për hakmarrje, për zotërim, për pushtet të pakufishëm. Brenda shpirtit të tyre hedh valle demoni i mnisë dhe ata shijnë, shkulin pemë, shkurre, shkrepa, rrokullisin popla për të frikësuar njerëzinë, për të asgjësuar kundërshtarin, mikun, armikun, cilin do që u del përpara! Mnia e Akilëve modernë ngre male të thepisur urrejtje, mure të lartë ndarje, veçimi e izolimi, krijon lumenj të tërbuar me urrejtje që përmbytin dhe shkretojnë ara, fusha e livadhe, formon ishuj  me ujëra të pista dhe këneta kutërbonjëse. Kështu, njeriu, atdheu, arsyeja humb mes maleve të egër, mes mureve të ngrysur, mes territ të shkurreve dhe pyjeve me driza, mes reve të nxira kaotike, mes dallgëve të tërbuara, mes stuhisë dhe gjëmimeve.

Për Akilët vetja është më e madhe se atdheu, vetja është më e rëndësishme se sa atdheu, për Akilët vetja është qendra e botës! Akilët tanë s’jepen veçse para forcës, veçse para dhunës; vetëm kësaj force të errët i besojnë deri në fund, vetëm nëpërmjet saj mëtojnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, të paqtojnë veten, njeriun, shoqërinë, botën, të gjallët e të vdekurit! S’na mbetet veçse të recitojmë vargjet e Iliadës: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peliadhit”!

Këndo o Muzë, mninë e Akilëve modernë, që mbjellin e erë dhe korrin furtunë!

 

 

Sirenat – Vajzat e Valëve

 

Në këtë shkrim do të flasim për Sirenat, këto krijesa fantastike që rrojnë shkrepave të thepisur, buzë liqeneve të kaltër, ishujve detarë, lëndinave të lulëzuara, grykave të lumenjeve, kepeve dhe gjireve përrallore. Në mitologji sirenat janë gra të çuditshme, gra të hijshme, me emra të mëvetësishëm, si Parthenope, Leukosie, Lige, gra që magjepsin udhëtarët me zërin e ëmbël, me këngë hyjnore, me tingujt e fyejve të mahnitshëm. Sirenat ndjellin, joshin, tundojnë dhe të kredhin në dehje vdekjeprurëse. Muzika, kënga, zëri i ëmbël, robërues, është arma shfarosëse e këtyre bukurosheve magjepse, kushti i ekzistencës, kushti i mbijetesës! Këtë mision të shenjtë, këtë barrë të rëndë jua blatoi orakulli. Ose të dehin njerëzit me zërin e tyre ose të kthehen në gurë, të shuhen, të pushojnë se ekzistuari! E pra, sirenë nuk mund të jetë çdo kush, sirenë mund të jetë vetëm ajo qënie, që me zërin e ëmbël dhe me këngën e vet ndjell vdekjen e njeriut! Sirenat kanë tipare humane: magjepse, sugjestionuese, ndjellëse, joshëse, tunduese, vezulluese, lajkatare, dhelatare, dinake, të shkathëta, elegante, xheloze, të brishta si qelqi! Sirenat kanë dhe tipare hyjnore: gjysmë zogj dhe gjysmë gra, bija të lumenjve, najada, peshq, muza, shoqëruese të Perëndive, etj, etj.

Kushedi sa viktima kanë rënë pre e këngëve të sirenave, kushedi sa udhëtarë, detarë, njerëz të pafajshëm u bënë fli e këngëve dhe melodive magjepsëse! Ç’paradoks! Të vdesësh nga kënaqësia, të largohesh nga kjo botë vetëm se u dehe nga tingujt e magjishëm të një kënge a melodie! Ky është misioni i artit të madh? Kurrësesi! Nëpërmjet një kundërsensi, krijuesi anonim nxjerr në pah madhështinë dhe vlerën e artit të përjetshëm, e artit të pavdekshëm, që njerëzit bën të vdes! Njëkohësisht, damkos magjistricat, shtrigat, artin fals, anti-human, i cili nëpërmjet intrigave vret pafajësinë!

Të rralla janë dështimet. Më i bujshmi është rasti me Orfeun, këngëtarin hyjnor, i cili më lirën e vet, në vend që ta dehnin i dehu sirenat këngëtare. Sirenat kryeneçe thyen fyejt, humbën zërin, u bënë memece të përjetshme! Kur i dolën përpara Uliksit, ta ndillnin me këngë dhe tinguj të ëmbël, shurdhues, heroi mbylli veshët me dyllë dhe kaloi shtegun përmatanë; sirenat shkalluan nga zemërimi dhe u kthyen në gurë! Një ndodhi të tillë Straboni e vendos në Surrento, Lukani, ku ndodhet Kepi i Sirenave. Plini thotë se në Velia, qytet i Lukanisë, ende ruhet varri i sirenës Parthenope. Petro Marko, rrëfen legjendën e nënës së vet për gurët e Vunoit, atje buzë detit Jon. Ata gurë, bir, s’janë gurë, por njerëz të ngurosur. Do të thonim s’janë njerëz të ngurosur, janë Sirena, Sirena që kanë dështuar të ndjellin vdekjen me këngë! Vajza e Valëve a nuk është një sirenë?

Ç’kuptim ka fjal a “sirenë”? Shfletoj fjalorët mitologjikë dhe s’gjej asnjë shpjegim bindës, veç përsiatje, paralelizma, përshkrime bëmash, ngjarjesh, emrash, cilësish. Ja tek vjen nga lashtësia e thellë një fjalë tjetër shqipe! Sirenë! Thirrenë! Çirrenë! Fjalë e kulluar shqipe. S’bindeni? Çjanë Dithirrambet? A s’janë dy thirrmat, dy zëra të shkrirë në një? Ç’është isua labe, polifonia? A s’është shumëzërshi i shkrirë në një melodi, në një harmoni? Sirenat  thërrasin: na dëgjoni zënë, na dëgjoni këngën! Sirenat çirren: Ne nuk vrasin, ne falim kënaqësi, këngë, melodi!

Mitologjia

Gurrë gurgulluese ku shuajnë etjen njerëzit dhe vetë perënditë

 

Mitologjia s’është gjë tjetër veçse tërësia e miteve të krijuara nga njerëzimi në epokat   parahistorike, shumë të hershme, primitive. Miti nga ana e vetë nuk është gjë tjetër veçse forma më e hershme organizmit shpirtëror dhe shoqëror të njerëzimit, një sintezë e   përvojës kolektive, shprehje e identitetit  të përbashkët të një grupi shoqëror, një hapësirë e madhe mbushet me zota, me perëndi, me gjysmëperëndi, me mite, me legjenda, me rrëfenja, me heronj që bëjnë çudira, me engjëj, me zana, me nymfa, me shtojzovalle, orë, dryada, najada; kjo hapësirë mbushet me përbindësh të tmerrshëm, me shtriga, me gjarpërinj, me harpie, me ndodhi të pabesueshme, me ngjarje, luftëra, përleshje, fatkeqësi, rrëmbime, vende fantastike, me njerëz të jashtëzakonshëm, etj. Sado e çuditshme të duket, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Falë kësaj çiltërsie, falë këtij naiviteti, mitologjia vazhdon të ushqejë shpirtin e njeriut me të njëjtën forcë, si dje, si sot, si nesër. Lënda mitologjike shumëfishohet, pasurohet pambarimisht, duke marrë kuptime të reja, përmbajtje të reja, forma të reja, sipas kohës dhe rrethanave ku gjendet njeriu dhe shoqëria. Mitologjia është gurra gurgulluese ku shuajnë etjen krijuesit e të gjitha kohërave, artistët e të gjitha vendeve të botës, madje vetë perënditë.

 

 

Ilir Cenollari December 13, 2015 16:09
Komento

21 Komente

  1. rl December 13, 18:10

    Amam c’i keni keto budallalleqe qe i perserisni here pas phere…Cfare mendoni se do fitoni duke treguar perralla? Ky popull ka nevoje per kulture, per iluminizem, per drite, jo per sajesa te paqena. Edhe sikur gjithe gjuhet e botes te vijne nga shqipja, kjo nuk justifikon aspak mjerimin shpirteror te shqiptareve sot.

    Reply to this comment
    • bojkotoj gazetën TEMA, është kthyer në hale antishqiptarësh patologjikë December 13, 19:19

      Keshtu si flet ti, do thoja qe ose je nga ata komentuesit e paguar nga greko-serbet, ose je aq i trashe, sa nuk ja vlen te merresh apo te besh debat me ty.

      Reply to this comment
    • Bualli December 13, 19:38

      Pse nuk jane trillim perrallat e grekerve?

      Gjuha “greke” e tanishme ishte gjuha e patriarkanes bizantine (mbeturine e perandorise romane lindore, byzantine – ashtu si ishte latinishtja per ate perendimore) ne Stamboll shume kohe para se te krijohej shteti “grek” me 1830. Edhe atekohe ajo gjuhe nuk ishte gjuha “greke” e popullit “grek” vendas. Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

      Reply to this comment
      • Arben December 13, 21:26

        GREKET E SOTEM NUK KANE FARE LIDHJE ME GREKET E LASHTE.

        TE SOTMIT JANE SHQIPETARE, SLLAVE DHE KELTE.

        GREKET E LASHTE ISHIN PELLAZGO-ILIR DHE U LATINIZUAN.

        NE 1830, KUR ANGLIA E FRANCA I DHANE PAVARESINE GREQISE NGA PERANDORIA OSMANE, E SHPIKEN GREQINE DHE E MODELUAN SI SHEMBULL TE GREQISE SE LASHTE.

        STUDIUESIT NE ATE KOHE SHPREHESHIN HAPUR SE PO BEHEJ NJE ARTIFICE QE NUK KISHTE KUPTIM, POR POLITIKANET E BENE PER INTERESA POLITIKE.

        TE NJEJTEN GJE BENE ME NE SHQIPETARET PAS PAVARESIMIT, E NA VUNE SKENDERBEUN SI PSEUDOHERO.

        Reply to this comment
    • Xhimi December 14, 22:58

      Mos degjoni komentet e grekomanjakeve ketu sepse nukm ju pelqen qe mitologjia e lashte shpjegohet me fjalet shqipe. Keta idiote qe kane ardhur nga arabia mendojne se ane ata qe i kane patur keto legjenda dhe mitologji. Shume bukur me pelqen gjithcka qe z. Cenollari ka bere. Te lumte.

      Reply to this comment
  2. & December 13, 18:55

    Shume interesante,por ne si gjithmone jemi shume mbrapa,dhe nuk mundohemi te prezantojme historine dhe rrenjet tona ashtu si duhet dhe atje ku duhet. Ja se çfare thote Wikipedia per pellazget (asgje nuk thuhet per ta si paraardhes te shqiptareve ):-
    The name Pelasgians (/pəˈlæzdʒiənz, -dʒənz, -ɡiənz/; Greek: Πελασγοί, Pelasgoí; singular: Πελασγός, Pelasgós) was used by some ancient Greek writers to refer to populations that were either the ancestors of the Greeks or preceded the Greeks in Greece, “a hold-all term for any ancient, primitive and presumably …

    Reply to this comment
    • Andi December 13, 20:10

      Wikipedia eshte nje faqe e hapur per kontribut nga te gjithe. Kush ka burime te shkruaj. Fatkeqesisht kjo faqe eshte e stermbushur, me Serb e Grek, qe shkruajne faqen sipas interesit te tyre. Nderkohe qe shqiptaret, llomotisin ndermjet vetit, dhe nuk marrin pjese ne te tilla faqe. Dhe vetem nje numer shuuume i vogel shqiptaresh shkruajne ne Wikipedia, ne krahasim me Greket dhe Serbet.
      Po ta vesh re, ne Wikipedia dhe Lufta ne Kosove eshte bere sikur Serbet ishin te pafajshem, nderkohe qe faqja per Kosoven eshte mbushur me burime te dyshimta. Kurse Greket kane arritur te manipulojne cdo lloj faqeje sipas interesit te tyre duke bere gjithe Boten greke. Ik shko kontribuo po e pate anglishten e mire e ke burime. Une e bej shpesh!

      Reply to this comment
  3. Ajaxs December 13, 19:05

    Ne 3- 4 miljon SHqipetaret po te besojme ne kete shkrim. Por ke per detyre te bindesh 7 miljard banoret e planetit.

    Reply to this comment
    • Arben December 13, 20:23

      HISTORIA DHE LINGUISTIKA JANE SHKENCA OR MIK, NUK BLIHEN E SHITEN SI PUNAE VOTAVE.

      60 MILION GJERMANE ISHIN 100% TE BINDUR SE HITLERI ISHTE RRUGA E DUHUR, POR JA QE U GABUAN.

      KY ZOTERIA NUK E KA BERE SHKRIMIN PER TE MARRE VOTA, POR PER TE PASQYRUAR NJE PUNE TE TIJ.

      Reply to this comment
    • Pellazgu December 13, 20:23

      @Ajaxs

      Pusho moj pordhë e plakut qurrash Anus.
      Hale greke!

      Reply to this comment
  4. Arben December 13, 20:08

    GJUHA SHQIPE ESHTE NGA GJUHET QE EKZISTOJNE SOT NE BOTE, AJO QE I KA RUAJTUR ME MIRE KARAKTERISTIKAT E GJUHES FILLESTARE TE NJEREZIMIT, KUR FILLOI NJERIU TE KOMUNIKOJE ME RROKJE PER HERE TE PARE.

    KJO NUK ESHTE AS DICKA PER TU “MBURRUR” E AS PER TU TURPERUAR.

    ESHTE DICKA PER TE CILEN NE DUHET TA NGREME ZERIN NEPERMJET STUDIMEVE TE TILLA, POR QE NE FUND TE FUNDIT NUK TE JEP BUKEN E PERDITSHME.

    Reply to this comment
  5. + December 13, 20:23

    Un mendoj se shume Diskutant ktu , vuajn prej nji ssindrome , te tij delli kundershtimi ne cdo rast ,duke hyre ne tema qe sja ka iden .
    Nqs ky Person ka bere nji studim , duhet rrespektuar dhe nqs dikush ka njohurite e duhura ,ta kundershtoj me fakte ,jo te degjeneroje ne fyerje e gallate ,pa kuptim.

    Reply to this comment
  6. [email protected] December 13, 20:43

    jam plotesishte dakord me artikull-shkruesin.

    jemi nji popull i sfumuar shume ,nga c’ishin paraardhesit tane te paarritshem.

    e kam hedhur edhe ne artikuj te tjere ,po e le edhe ketu,nji link,qe tregon se ZOTI I GJUHEVE,ishte Shqiptari {Thoti } !

    i cuditeshme,e pabesueshme per disa,nuk e pranojne antishqiptaret,Por…..e Vertete !

    https://funkyfish.wordpress.com/2009/10/06/thoti-fliste-shqip/

    Reply to this comment
  7. Z/Kallami December 14, 00:22

    [email protected]
    Ke plotesisht te drejte!
    Ishte albanologu arberesh Gjuzepe Katapano qe krijoj akademin me emrin Thoti ne Rome.Gjuzepe thoshte origjinal sic shkruan dhe Ti.”Thoti Flet Shqip”. Thoti ishte i ditur mbi gjithe te tjeret.Sepse ai THOT.Vetem nji qe din,THOT.Thoti asht dituria.Nga Thot ka lindur emri Athina apo Theuta qe do te thote e thena,Thot.
    Ne vepren e vet Gjuzepe Katapano deklaron qe gjuha shqipe asht aq e vjeter sa dhe rraca e bardhe,mbi 12 mije vjecare.

    Reply to this comment
  8. Era December 14, 09:23

    Ish aq i madherishem e rrezatues, qyteterimi i lashte grek, sa vazhdon te VERBOJE…

    Reply to this comment
  9. demo December 14, 10:20

    Ky shkrim do te piqet kur autori te marre provimin e gjuhesise historike dhe te mesoje shnderrimet fonetike dhe morfologjike te gjuheve indoeuropjane.Deri ketu eshte nje hartim poetik me vlera patriotike.Autori shkruan se fjala shqipe meri.meni,mni,ka dhene fjalet mesim,mendje ,.por nga gjuhesia historike kemi: lat. mentum-shqip. mendje.Eshte mire qe autori te perballet ne Himare dhe ne Athine me te barazvlereshmit e tij,sepse keto budallalleqe pseudoshkencore nuk linden ne Shqiperi per here te pare,por si te gjitha fantazite nacionaliste e kane origjinen ne Greqi.Atje eshte vendi ku idjoti analfabet me te tilla fantazmagori behet analist filologj.

    Reply to this comment
    • Lleshi December 14, 11:52

      O ku ka pasur ndonjehere Gerqi , more mjeran , gerqir ! Po , do vete Zoti dhe i nxjerr kryet shpejt , se do ta shikojme edhe ate Gerqine , edhe Anadollin , edhe Jevgjiptin , edhe Hebreun , edhe Anglezin edhe ……. se kush dhe cfare kane qene dhe jane !

      Or plehen aziatike , mongolide , po me logjiken tende dhe mashtruesve imperialiste te kohes , pas 20 vjeteve qe Franca do te jete e zeze , do te thuhet se Robespieri ishte zezak ??!!

      O gerqir anadolli dhe stepash te Azise , o hajdut Afrikan qe rron me namin dhe famen e Kombit Alban !

      Reply to this comment
  10. lali December 28, 10:19

    Me sa di une artikull shkruesi nuk i ka shpikur vete ato qe ka shkruar, por jane te gjitha referenca nga studime te historianeve te huaj. Kush nuk eshte i bindur me shkrimin le ti kerkoje autorit referencat dhe pastaj te flasi per historine e Greqise!!!!

    Reply to this comment
  11. lato December 28, 11:43

    Edhe diletantet duhen

    Reply to this comment
  12. Luftulla Peza April 5, 04:57

    Ja titulli dhe rrjeshti i parë i këngës së parë të Iliadës:
    ILIAS = ILI + ASHT, ku Ili është mbreti dardan themeluesi i Trojës.

    MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDI,
    Pra nuk ka as muzë dhe as këndo. Iliada edhe në gjuhën shqipe është përkthyer gabim, kërkon punë të re për tu përkthyer saktë. Në Iliadë janë gjetur shumë fjalë shqipe, që e dominojnë ate dhe asnjë herë në te nuk përmenden as grekët dhe as helenët. Pra është vepër që i përket qytetërimit pellazg në gjuhën pellazge/ shqipe. Fjalët greke,që mund të ketë brenda, janë futur gjatë përpunimeve të saj të më vonshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*