Dogana nisi sot aplikimin e procedurës së thjeshtuar të deklarimit

December 3, 2014 16:57

Dogana nisi sot aplikimin e procedurës së thjeshtuar të deklarimit

Dogana Shqiptare nisi aplikimin e procedurës së thjeshtuar të deklarimit, në kuadër të krijimit të lehtësirave për biznesin. Në ambientet e një kompanie në Tiranë u bë sot aplikimi i  parë i kësaj procedure, ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali.

Në këtë demonstrim është parë nga afër sesi kryhet e gjithë procedura e zhdoganimit të mallit, i cili pas futjes në pikën kufitare tashmë nuk shkon më në ambientet e doganës, por drejt e në magazinat e kompanisë. Nga ky moment, personi i autorizuar i kompanisë përpilon deklaratën doganore, të cilën më parë e bënte një agjenci doganore dhe e dërgon atë elektronikisht në doganë, duke deklaruar mallin e mbërritur, me të gjitha elementët e tij. Më parë, kjo procedurë e kryer me aplikimin e ri vetëm në pak minuta, kërkonte pothuajse 1 ditë në doganë.

 

Elisa Spiropali, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave u shpreh se synimi i administratës doganore është t’i krijojë lehtësira biznesit, të rrisë transparencën dhe të luftojë korrupsionin. Ajo sqaroi edhe si do të përfitohet statusi i operatorit ekonomik të autorizuar.

 

Kjo ishte kompania e parë e autorizuar për të kryer procedurat e thjeshtuara në doganë për mallrat e importit. Ndërkohë, në vazhdim do të autorizohen edhe shumë kompani të tjera serioze, të cilat do të përfitojnë nga kjo lehtësi në deklarimin e mallit në doganë.

December 3, 2014 16:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*