Dogana zbulon skandalin e ‘Bankers’ me 23.2 mln lekë

November 20, 2013 15:40

Dogana zbulon skandalin e ‘Bankers’ me 23.2 mln lekë

Dega e Doganave në Fier vendosi një gjobë prej 46.435.370 lekësh (1 dollar amerikan është i barabartë me 103,70 lek) subjektit kanadez të nxjerrjes së naftës “Bankers Petrolium”. Gjoba u vendos për shkak se kompanisë iu gjet e përdorur  një sasi karburanti me karakteristika të ndryshme, sipas doganave, me një karburant që nuk i llogaritet si detyrim akcize. Njoftimin e dha Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa saktësoi se shuma që “Bankers Petrolium” duhet t’i paguajë shtetit bashkë me detyrimin e munguar dhe ndëshkimin është 69.653.055 lekë.

Kontrolli u ushtrua nga Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier. Autoritetet thanë se gjatë kontrollit te “Bankers Petroleum Albania LTD” u zbulua se “ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës”.

“Bankers Petroleum Albania LTD”,- sipas njoftimit zyrtar,- me këtë veprim që klasifikohet si kundërvajtje administrative ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 69.653.055 lekë”.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bëri thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.

November 20, 2013 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*