Doganat, arkëtohen 22 milionë USD më shumë se gushti i vitit 2013

September 1, 2014 16:00

Doganat, arkëtohen 22 milionë USD më shumë se gushti i vitit 2013

Administrata Doganore në muajin Gusht 2014 arrin një ndër shifrat më të larta në vite dhe më të lartën në vitin 2014, duke arkëtuar 14,707 miliardë Lekë, ose 22 milionë USD më shumë se Gushti i vitit 2013.

Muaji gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore të akcizës”, thanë burimet zyrtare. 

Konkretisht, në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 55 038 ton karburante përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 25.9%. 

Në muajin gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton cigare përkundrejt 302.20 ton të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9% 

Gjithashtu në gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l birrë përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%. 

Për periudhën tetor 2013 – gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë lekë nga 122,8 miliardë lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë lekë, ose 13% më shumë. 

‘Ky trend me rritje do të karakterizojë administratën doganore dhe në muajt në vazhdim, ndërkohë që po vazhdohet me insistim lufta kundër kontrabandës, evazionit fiskal si dhe shfaqjeve korruptive”, thanë burimet.

Gjithashtu pavarësisht rezultateve shume pozitive te arritura gjatë fushatës se ndërmarrë mbi mallrat e akcizës, kjo fushë do të mbetet prioritare në veprimtarinë e strukturave doganore.

September 1, 2014 16:00
Komento

2 Komente

  1. anonim September 1, 16:24

    Po referencat a jane korrupsion shteteror dhe vjedhje direkte ne xhepat e qytetareve….
    Po referencat a rritin korrupsionin ne administraten doganore….

    Reply to this comment
  2. info analitike September 2, 07:18

    Sa e bukur eshte kjo loja e numrave qe te nxjerr njekohesisht te suksesshem dhe te deshtuar:
    http://www.monitor.al/7-mujori-tatimet-e-doganat-mbeten-mbrapa-me-planin/
    Ne faqen zyrtare te Drejtorise se Tatimeve Briseida vazhdon te mos denjoje te na jape asnje te dhene statistikore per sukseset e punes se saj. Nuk prish pune se ne kemi besim te patundur ne sukseset e saj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*